AKSION VULLNETAR “KALATË E BREGUT TIM” 18 – 20 TETOR QEPARO – BORSH

“Kalatë e bregut tim” është një aksion i një grupi vullnetarësh të projektit “Act Now as a Smart Tourist” http://smarttourist.al . Aksioni synon pastrim nga mbeturina të sezonit të fundit turistik dhe promovim të monumenteve fortifikime në segmentin e Bregut nga Qeparoi gjer në Borsh. Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në kuadër të Programit të Grandeve të Vogla. Aksioni do të realizohet në fundjavën 18 – 20 Tetor. Vullnetarët do të jenë kryesisht nga Tirana, sikurse disa organizata që veprojnë në qarkun e Vlorës do ti bashkohen veprimit. Kalatë janë monumente të kategorisë së parë. Ato kanë vlera të veçanta të historisë, traditës dhe pasurisë monumentale shqiptare. Karakteristikë e tyre është edhe potenciali turistik që mbartin të vendosura në krah të pjesës më të frekuentuar të bregdetit shqiptar. Qëllimi i aksionit është pastrim i territorit të tyre nga mbetje të ndryshme urbane. Fokus i veçantë është Kalaja e Borshit njohur si Kalaja e Sopotit apo si Porta e Betejave të Labërisë. Për këtë aksioni do të pagëzohet me emrin “Kalatë e bregut tim”.

Veç kontributit me pastrim në përfundim të sezonit turistik veror, aktiviteti ynë synon edhe sensibilizim për menaxhim më të mirë të monumenteve dhe mjedisit të tyre, krijimin e më shumë mundësive për të shfrytëzuar potencialin kulturor e turistik që ato mbartin. Gjithashtu edhe promovimi dhe ftesa publike për të nxitur të tjerë të vinë dhe të vizitojnë zonën jo vetëm për natyrën e bregut piktoresk por edhe për vlerat kombëtare e monumentale. Në këtë Aksion, Smart Tourist Albania-s i bashkohet edhe Tirana Ekspres; Klubi Rojat e Kepit dhe disa organizata apo iniciativa të tjera.

Mbi disa nga Kalatë e Bregut ju ftojmë të gjeni tekstin përshkrues si vijon. Të dhënat janë bazuar në Botime të Akademisë së Shkencave. Gjithashtu po ju përcjell me attach disa foto të raportuara në platformën www.smarttourist.al . Person kontakti për promovimin e këtij aktiviteti do të jetë Matilda Duri cel: 0694041721. Për përfaqësues dhe të rinj aktivist që dëshirojnë të udhëtojnë me ne për aksionin e datës 18-20 do të duhet të regjistrohen përmes profilit në Facebook të Smart Toursit Albania dhe platformës https://kalateebreguttim.eventbrite.com/ .

Qeparo Fshat.

Dëshmohet si vendbanim i vjetër i shekullit IV para erës së re. Që në shekullin e XV njihet me këtë emër apo shqiptuar si Kleparo apo Keparesh. Mbart kështjellën Ilire të Karosit si monument Kulture. Gjatë shekujve XVIII – XIX fshati ishte i rrethuar me mure të vjetra fortifikuese. Fshati shtrihet buzë detit Jon dhe shquhet për kultivim të agrumeve dhe ullirit.

 

Kështjella Porto Palermo.

Ndërtuar në kohën e pashallëqeve të mëdha shqiptare si pjesë e Pashallëkut të Janinës ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Më herët kjo zonë kish qenë edhe manastir. Fortifikimet kanë karakteristika të veçanta të mbrojtjes, qëndresës dhe sigurisë. Kjo kështjellë u përdor gjatë kohës së komunizmit herë për të internuar kundërshtar të regjimit e herë si pjesë e makinerisë ushtarake të kohës. Megjithëse kështjella ka mure të forta fortifikuese, histori qëndresash në luftëra dhe sulme nga deti, shumë e njohin si kështjella e Vasliqisë dhe besojnë versionin se kështjella u ndërtua për nder të gruas së bukur e të re të Pashait. Fakt është që kështjella ishte në funksion të qëndresës dhe betejave në pashallëkun e Janinës ndërsa fare pranë saj shtrihet edhe Gjiri i Vasiliqis, një gji i bukur ku rrëfehet se dikur ndërsa Vasiliqia lahej në ujërat kristal të Jonit nga kështjella pashai admironte me dylbi hiret e gruas së tij të re.

Kalaja e Borshit.

Borshi është një fshat i lashtë. Kështjella e tij daton në shekullin IV para erës së re. Kjo kështjellë në mesjetë njihet si Kështjella e Sopotit. Ka mure të trasha tre metra të punuara me blloqe të mëdha guri dhe zë 5 ha sipërfaqe. Është simbol i qëndresës së burrave e grave të Labërisë e njohur dhe në këngët e trimërisë e qëndresës shqiptare. Në vitin 1417 ra në duar të osmanëve. Për të u bënë një varg betejash ndërmjet kryengritësve himarjot dhe pushtuesve. Në vitin 1914 Borshi i vjetër u dogj nga shovinist grek, banorët shkuan si refugjat në Vlorë dhe vetëm disa prej tyre u kthyen për të ndërtuar shtëpitë e vjetra. Kështjella është monument i kategorisë së parë. Kjo kështjellë ka ende në bedenat e saj pjesë të artilerisë së rëndë të përdorura në beteja. Brenda kështjellës është një objekt religjos me vlera të arkitekturës dhe artit mural. Kështjella është e famshme për pozitën e saj strategjike që krijon mundësinë për fushë pamje dhe kontroll në mbarë brigjet e detit Jon në tre shtete. Pamje e rivierës nga bedenat e kështjellës së Borshit është një mrekulli me atraksion të veçantë për turist e vizitorë.

 

Shenim:

Organizimi I ketij aktiviteti mbeshtetet finaciarisht nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura jane te autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit

embassy logol

 

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: