Deklarata për Qeverisje të Hapur – Open Government Declaration

Open Government Partnership

(Teksti më poshtë është versioni shqip i deklaratës së botuar tek: http://www.opengovpartnership.org/open-government-declaration)

Shtator 2011

Si anëtarë të Partneritetit për Qeveri të Hapura (Open Government Partnership), bazuar tek parimet e mishëruara në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, dhe instrumente të tjera të aplikuara sa i takon të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë.

Ne kemi dijeni se njerëzit në gjithë botën kërkojnë më shumë hapje, transparencë nga qeverisja. Ata po bëjnë thirrje për më shumë pjesëmarrje në punët publike, duke kërkuar mënyra për të bërë qeverisjet e tyre me transparente, të përgjegjshme, reaguese dhe efektive.
Ne pranojmë që vendet janë në faza të ndryshme në përpjekjet e tyre për të promovuar hapjen në qeverisje, dhe që secili prej nesh ndjek një qasje të vazhdueshme me prioritet tona kombëtare dhe rrethanat dhe aspiratat e qytetarëve tanë.

Ne marrim përsipër përgjegjësinë për të kapur këtë moment për forcimin e angazhimeve tona për të promovuar transparencën, luftuar korrupsionit, dhe shfrytëzuar fuqinë e teknologjive për të bërë Qeverisjen më efektive dhe më të përgjegjshme.

Ne përkrahim vlerën e hapjes në angazhimin me qytetarët për të përmirësuar shërbimet, menaxhuar burimet publike, promovuar inovacionin dhe krijuar komunitete të sigurta. Ne përqafojmë parimet e transparencës dhe qeverisjes së hapur me një vizion drejt arritjes së prosperitetit, mirëqenies dhe dinjitetit njerëzor në vendet tona dhe në një botë gjithnjë e më shumë të ndërlidhur.

Sëbashku ne deklarojmë angazhimet tona për:

Rritje të disponueshmërisë së informacionit për aktivitetet qeveritare. Qeveritë mbledhin dhe mbajnë të dhëna në interes të njerëzve dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë informacion mbi aktivitetin qeveritar. Ne angazhohemi për të promovuar akses të shtuar të informacionit dhe dhënien e informacioneve shpjeguese dhe zbardhjen në çdo nivel të qeverisjes. Ne angazhohemi për të rritur përpjekjet për mbledhjen dhe sistemimin sistematik të të dhënave mbi shpenzime qeveritare, dhe përformancës për shërbime dhe aktivitete publike thelbësore. Ne angazhohemi për të bërë proaktive dhe për të siguruar informacion me vlerë të madhe përfshi row data (të dhëna të papërpunuara) në kohën e duhur në formate që publiku të mundet lehtësisht të lokalizojë, kuptojë dhe të përdorë, e njëkohësisht të jenë lehtësisht të ripërdorshme. Ne angazhohemi që të sigurojmë akses për mjete efektive kur informacioni përkatës është mbajtur në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë mjetet juridike efektive të procesit të rekursit. Ne njohim rëndësinë e standardeve të hapura për të promovuar akses të shoqërisë civile për të dhëna publike. Si dhe për lehtësimin e ndërveprimit të sistemit të informacionit qeveritar. Ne angazhohemi për të kërkuar reagim (feedback) nga publiku për të identifikuar informacionin me vlerë të madhe për ta, dhe premtojmë të marrim reagime dhe ti konsiderojmë maksimalisht.

Mbështetje për pjesëmarrjen qytetare. Ne vlerësojmë pjesëmarrjen publike të gjithë njerëzve, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim, në vendimmarrjen dhe hartim politikash. Angazhimi publik duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të grave rrit efektivitetin e qeverive, te cilat përfitojnë nga njohuritë e njerëzve, ide dhe aftësi për të siguruar mbikëqyrje. Ne angazhohemi për të bërë formulimin e politikave dhe vendimmarrjes më transparente duke krijuar dhe përdorur mjete për ta kërkuar reagimin publik, dhe thellimin e pjesëmarrjes publike në zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktivitetit qeveritar. Ne angazhohemi të mbrojmë aftësinë e organizmave jofitimprurëse dhe shoqërisë civile për të vepruar në mënyrë konsistente me angazhimin tonë për lirinë e shprehjes, angazhimit dhe opinionit. Ne angazhohemi të krijojmë mekanizma për mundësim të bashkëpunimit maksimal të qeverive me  shoqërinë civile dhe biznesin.

Zbatimit të standardeve më të larta të integritetit profesional në mbarë administratën tonë. Qeverisja e përgjegjshme kërkon standarde të larta etike dhe kode sjellje që drejtojnë zyrtarët publike. Ne angazhohemi për të pasur politika të fuqishme antikorrupsioni, mekanizma dhe praktika për të siguruar transparencë në menaxhimin e financave publike, blerjeve qeveritare, forcimin e sundimit të ligjit. Ne angazhohemi për ruajtjen ose krijimin e një kuadri ligjorë për të bërë publike informacione mbi të ardhurat dhe asetet e zyrtarëve të lartë publik. Ne angazhohemi për miratim dhe zbatimin e ligjeve që mbrojnë informuesit. Ne angazhohemi për të realizuar informimin rreth aktivitetit dhe masave tona antikorrupsion dhe organet e zbatimit të informimit. Ne angazhohemi për të rritur frikën nga mitmarrja  dhe forma të tjera të korrupsionit në sektorin publik dhe privat, po kështu në shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës.

Rritje e qasjes në teknologjitë e reja për hapje dhe llogaridhënie. Teknologjitë e reja ofrojnë mundësi për shkëmbim, pjesëmarrje publike dhe bashkëpunim. Ne synojmë të shfrytëzomë këto teknologji për të bërë publike sa më shumë informacion në mënyrë që njerëzit te kuptojnë çfarë bëjnë qeveritë e tyre dhe të influencojnë në vendimmarrje. Ne angazhohemi të zhvillojmë aksesin dhe sigurojmë hapësira online si platforma për delegimin e shërbimeve, tërheqje publiku dhe shpërndarje informacioni dhe idesh. Ne pranojmë se aksesi i barabartë dhe i pranueshëm tek teknologjia është një sfidë, dhe angazhon për të kërkuar rritje të internetit dhe lidhjeve mobil, ndërsa gjithashtu identifikon dhe promovon përdorimin e mekanizmave alternativ për angazhimin civil. Ne marrim përsipër të angazhojmë shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit të identifikojnë praktika efektive dhe qasje inovative për të lëvruar teknologji të reja për të fuqizuar njerëzit dhe promovuar transparencën në qeverisje. Ne gjithashtu pranojmë se rritja e aksesit tek teknologjia përfshin mbështetjen për aftësimin e qytetarëve dhe qeverisë për ta përdorur atë. Ne angazhohemi të mbështesim dhe  zhvillojmë përdorimin e inovacionit teknologjik nga nëpunës qeveritarë dhe qytetarë të thjeshtë. Ne gjithashtu kuptojmë se teknologjia ka rol plotësuese dhe jo  zëvendësues për informacion të qartë, të përdorshëm dhe të dobishëm.

Ne pranojmë se qeverisja e hapur është një proces që kërkon një angazhim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Në angazhohemi të reklamojmë  mbi veprimet e ndërmarra për të realizuar principet, për tu konsultuar me publikun në përfshirjen e tij, dhe ripërtëritjen e angazhimeve tona në dritën e sfidave dhe mundësive të reja.

Ne premtojmë të  drejtohemi nga shembuj dhe kontribute për të avancuar qeverisje të hapura në vende të tjera duke ndarë praktikat më të mira dhe ekspertizën si dhe duke ndërmarrë angazhimet e shprehura në këtë deklaratë mbi baza vullnetare jo të detyrueshme.
Ne angazhohemi të përkrahim këto principe në angazhimin tonë ndërkombëtar, dhe të punojmë për të nxitur një kulturë globale për qeverisje të hapura që fuqizojnë dhe japin për qytetarët, dhe avancojnë idealet për hapje dhe pjesëmarrje të qeverive të shekullit të 21-të.

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: