Fitues të Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana

Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi për herë të parë në Shqipëri një event të rëndësishëm dhe tepër inovativ: Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana. Kjo Maratonë e Open Data është një ngjarje tepër e rëndësishme e shumë qyteteve botërore. Në Shqipëri prej një viti aplikohet Open Data Albania nëpërmjet një projekti të realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Open Data Albania tashmë është edhe promotor i Maratonës së Open Data (Data Marathon) që do të organizohet në datën 20 dhjetor 2011 në Tiranë. Maratona e të dhënave të hapura këtë vit ka në fokus Studentët dhe zhvillohet në tërësinë e disa aktiviteteve të Open Data Albania në Universitete.

Ne rrjedhën e Hackathoneve botërore, Open Datathon Albania është një mbledhje e studenteve, profesionistëve, aktivistëve social për te shkruar aplikime, për te liruar te dhëna, krijuar visualizime dhe botuar analiza duke përdorur te dhënat e hapura. Kjo behet me qellim qe të tregohet suport dhe te nxitet adoptimi i politikave për te dhëna te hapura nga Qeveria dhe institucionet kombëtare e lokale. Ky aktivitet zhvillohet me mbështetje financiare te Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros dhe mikpritës është Fakulteti i Ekonomisë ne Universitetin e Tiranës.

Në Maratonë konkurruan 21 student me 12 aplikime/analiza me tema tepër interesante të fushave Ekonomi; Politika Sociale; Teknologji të Reja, Demografi, Politika Shëndeti etj. Në Open Datathon Albania u prezantuan edhe aplikime të konkurrentëve nga Kosova.

Fitues në Open Datathon Albania, 20 dhjetor 2011.

Çmimi i I, vlera 300 USD: Tirana Bus Station, me autor Jonid Kanini student i Gjeo Informatikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Julian Kanini programues. Tirana është një kryeqytet evropian, por banorëve të saj u mungon një hartë dinamike ku të demonstrohen stacionet e shërbimit urban. Një i huaj apo banor i ri i Tiranës, për të gjetur një stacion autobusi duhet të pyesë kalimtarët në rrugë apo të kërkojë ndihmë nga qytetarë më të hershëm. Qytetarët e Tiranës meritojnë të kenë një hartë me vizualizime, e reklamuar në vende publike apo në një faqe web me shërbime për qytetarët. Dy fituesit e Datathon Albania kanë punuar në terren duke regjistruar stacione dhe distanca të 25 linjave urbane në Tiranë.

Çmimi II, vlera 150 USD: Punësimi. Ndërmarrjet Private. Autore Mariola Kapidani; Olta Begu dhe Eni Didi – studente master në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Punësimi është tema më interesante për studentët shqiptarë. Njëkohësisht një nga çështjet më të rëndësishme për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Politikëbërja përpiqet të ofrojë dhe gjejë formula nga më eficentet në zgjidhjen e çështjeve të papunësisë si faktor krize dhe niveli të dobët ekonomik.

Çmimi “Ideja më e mirë”: Problemet e Fëmijëve Alo 116. Autorë Mirgit Vataj; Gjergj Xhaholli; Erinda Ibrahimllari. Fëmijët në Shqipëri kanë mundësi tashmë të mbrohen nëpërmjet një programi për këshillim telefonik, referim dhe mbrojtje pro-aktive. Që prej qershorit 2009 CRCA/DCI nëpërmjet Linjës Kombëtare Alo116 ndihmon fëmijët të këshillohen dhe të adresojnë problemet e tyre. Disa nga telefonuesit në këtë linjë identifikojnë abuzime fizike dhe seksuale, raste të diskriminimit, neglizhim, abuzim emocional, paaftësi fizike, tendenca vetëvrasje, probleme familjare apo largime të fëmijëve nga shtëpia. Pas dy viteve punë CRCI ka shumë për të treguar mbi numrin e secilit abuzim e shqetësim, problemet që shqetësojnë fëmijët çdo ditë dhe dinamikën e punës për ti ndihmuar ata.

Ne rrjedhën e Hackathoneve botërore, Open Datathon Albania është një mbledhje e studenteve, profesionistëve, aktivistëve social për te shkruar aplikime, për te liruar te dhëna, krijuar vizualizime dhe botuar analiza duke përdorur te dhënat e hapura. Kjo behet me qellim qe te tregohet suport dhe te nxitet adoptimi i politikave për te dhëna te hapura nga qeveria dhe institucionet lokale e kombëtare. Ky aktivitet zhvillohet me mbështetje financiare te Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros dhe mikpritës është Fakulteti i Ekonomisë ne Universitetin e Tiranës.

Në Maratonë konkurruan 21 student me 12 aplikime/analiza me tema tepër interesante të fushave Ekonomi; Politika Sociale; Teknologji të Reja e më gjerë Politikëbërje.

Open Datathon Albania do të reklamohet në tre website me reputacion mbi Teknologjinë e Informimit dhe Aktivizimin Qytetar që janë http://open.data.al/, http://datathon.data.al/, http://ais.al/. Gjithashtu aktiviteti do të promovohet në media dhe tek portali i mirënjohur ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com.

Open Datathon Albania si një Maratonë e Inteligjencës dhe Kreativitetit; si një festë e ideve të reja për Teknologji të Informacionit dhe njëkohësisht si një aktivitet që bëhet pjesë e një zinxhiri eventesh në shumë kryeqytete botërore.

Shumë shpejtë Instituti Shqiptarë i Shkencave do të anoncojë sfidën dhe modalitetet për Open Datathon Albania 2012.

Duke parashtruar idenë dhe ftesën tonë për pjesëmarrje jemi të hapur për propozime dhe sugjerime nga ana Juaj.

Aranita BRAHAJ, M.A

Instituti Shqiptar i Shkencave

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: