Ftesë për pjesëmarje Hackathon Tirana 2013

IT në Shërbim te Shoqërise Civile

Nëse je një aktivist, nje programues, nje dizenjator, nje ekonomist je i mirëpritur të kontribuosh duke marrë pjesë në Hackathon Albania, e shtunë datë 7 dhjetor 2013 në zemër të Tiranës nga ora 9 deri në orën 17.

Si të fillosh?
Përpiqu të mendosh mbi disa momente të rëndësishme!

Së pari mendo nje teme shoqerore mbi te cilen mungon informacioni qytetar. Me tej bashkohu me nje grup qytetaresh te tjere me te njejten deshire per te permiresuar dicka. Ti mund të jesh një Rrëfyes i Mirë (storyteller); Analist; Inxhinjer; Scout / Informaticjen ose Designer.

1. Një rrëfyes i mirë – storyteller është ai që bën pyetjen e duhur, thjeshton idetë e komplikuara dhe ka sens humori. Një rrëfyes i mirë mund të jetë një gazetar, një aktivist civil, një student kreativ apo një person në kërkim të zgjidhjes.
2. Një Analist kalkulon përqindjet, bën lidhje e krahasime, nuk flet kot kur nuk duhet. Por një analist është kushdo që punon për tu rritur. Pa analizë nuk ka përgjigje, pa përgjigje nuk ka zgjidhje.
3. Inxhinierët dinë si të programojnë të paktën në një gjuhë programimi, dinë si të scrape një website, ata krijojnë REST APIs e jo tragjedi
4. Scout apo Informacijen je nëse njeh se çfarë lloj file në Google ty të bën punë, di të përdorë një ndërfaqe databaze.
5. Dizenjuesi di të vizatojë xhirafën, di të përdor of-the-shelf visualisation tools, di të përdorë D3 apo mund te percjelle vizualisht nje informacion ne HTML/CSS ne menyre te kendshme.

1. Lexo mbi probleme sociale të servirura nga media, shoqëria civile apo shiko ca nga ato që ti i ke çdo ditë përpara syve.
2. Fillo mendo mbi përpjekjet për ti zgjidhur. Krijo, hack-o apo përshtat diçka për të.
3. Gjej datasete të caktuara, APIs apo linke të projekteve të tjera që adresojnë çështje të ngjashme. Disa data po jua propozojmë nehttp://open.data.al/ .
4. Eja në Hackathon dhe përdor kohën aty për të ndërtuar një instrument (tootls) të dobishëm.

Në fund fare: Trego që ti je vetë kreativ, harro cfare lexove më sipër dhe puno për diçka ndryshe, të shtunën datë 7 dhjetor diku në zemër të Tiranës me Hackera të tjerë shqiptarë. Për pjesmarrje regjistrohu këtu: https://www.eventbrite.com/e/hackathon-albania-2013-tickets-9490782185      IMG_4062

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: