Java Europiane e Përdorimit të Internetit / Get Online Week 2013

GOW13_bannerHG

Të nderuar Miq,

Sot starton Java Europiane e Përdorimit të Internetit, Get Online Week 2013 (http://www.getonlineweek.eu/about/gow2013/ ). Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) pjesë e partneritetit Telecentre Europe ju fton ti bashkoheni fushatës në datat 18 deri 24 mars. Qëllimi i çdo aktiviteti që zhvillohet këtë javë në Europë e më gjerë është përdorimi i internetit me dobishmëri. Në fokus janë moshat e reja dhe edukimi i përdorimit të internetit për punësim dhe edukim cilësore. Po kështu rëndësi të veçantë merr përdorimi i internetit nga vajza dhe gra në vende jo fort të zhvilluara apo nga mosha e tretë.

Në Shqipëri interneti po penetron me shpejtësi, individët janë gjithnjë e më shumë të interesuar në komunikim. Por shpesh interneti për të rinj paraqet probleme pasi jo gjithmonë ka dobishmëri. Në këtë fushatë masive ju mund të bëheni pjesë e aktiviteteve tona duke u përgjigjur këtij sondazhi (http://counter.getonlineweek.eu/ ). Gjatë kësaj jave në startojmë një nga aktivitetet më të bukura dhe domethënëse  Datathon Rinor.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Veç problemeve ekonomike të një vendi që prej vitesh përjeton tranzicion post komunist, familja shqiptare ka hasur këto vite edhe vështirësi të fenomeneve emigracion apo migracion. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

Aktivitete ku të rinjtë nxiten të provojnë dhe shtojnë dijet e tyre janë një nevojë e veçantë. Veç angazhimit cilësor të individit dhe grupit social, krijohet edhe mundësitë për të fituar vlera dhe aftësi. Përdorimi i metodave tepër inovative krijon mjedis për të tërhequr të rinjtë të jenë pjesë e këtyre eventeve.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.

 

(comments disabled)

 
%d bloggers like this: