Rreth nesh


Teknologji, Risi dhe Krijimtari

Ne jemi te frymezuar nga nje diapazon i gjere interesash profesionale. Anetaret e shoqates sone jane te apasionuar pas teknologjies, inovacioneve dhe krijmtarise personale. Ne nje shoqeri post-komuniste si kjo e jona ka shume per te bere per te ndryshuar perceptimin dhe perkushtimin ndaj shkences dhe kultures.

Instituti Shqiptar i Shkencave është një OJF me zanafillë aktivizimin vullnetar të një grupi profesionistësh të rinj, me eksperiencë akademike të shkëlqyer e potencial profesional në tre fusha: Teknologji Informacioni, Shkenca Ekonomike (Humanitare), Shkenca Komunikimi. Nëpërmjet përvojave profesionale dhe projekt-konceptimit ambicioz, pa qenë ende të organizuar si OJF, grupi inovator arriti në Dhjetor 2010 të fitonte mbështetje financiare nga dy donatorë  për projektin Open Data Albania (faza I).
Gjithashtu, disa institute shkencore të huaja (kryesisht gjermane) kanë mbështetur kostot financiare të pjesëmarrjes së ODA në aktivitete shkencore ndërkombëtare,përkrah aktorëve prijës në këtë fushë si data.gov dhe data.gov.uk.
Në muajt e parë të realizimit të projektit, ky grup pune u organizua në formën e një OJF-je me emërtesën Instituti Shqiptar i Shkencave (IShSh) sipas Legjislacionit të RSh. Gjate harkut kohor Dhjetor 2010 – Prill 2012 janë realizuar dhe janë në proces një numër i konsiderueshëm evenimentesh  për transparencë dhe aktivizim nëpërmjet Open Data.

Comments: 1

Leave a reply »

 
  • Open Govenment Albania – Ftesë për Pjesmarrje Qytetare

    Viti 2012 është viti i angazhimit për mirëqeverisje dhe pjesëmarrje qytetare pagëzuar si Open Government, e shqipëruar Qeverisje e Hapur. Shqipëria ka shpallur 2012 vit të sfidës për tu bërë pjesë e Open Government Partnership, OGP (Partneriteti për Qeverisje të Hapura). Në shtator 2011 tetë shtete të globit nënshkruan për OGP, përkatësisht: Brazili, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Filipinet, Meksika, Norvegjia, Afrika e Jugut dhe Indonezia. Vendi ynë do ti bashkohet kësaj iniciative në Mars e deri atëherë duhet të ketë gati një plan veprimi duke plotësuar shumë standarde. Kështu shteti shqiptar ka shprehur vullnetin për tu rreshtuar ndër vendet me nivel të lartë demokracie e transparencë qeverisjeje.

     
     
     
  • Leave a Reply
     
    Your gravatar
    Your Name
     
     
     

     
     
 
%d bloggers like this: