Aktivitete të AIS pasqyruar në Media

Dy ikona prej guri të cilat mendohet se i përkasin shek të  XII-XIII janë gjetur në kishën e vogël të fshatit Arsmiliska që gjëndet rreth tre orë larg qytetit të Pukës.

Evidentohen Ikona Guri, Projekti i AIS në Zonën Para Alpe

Me mbështetje të programeve të Trashëgimisë Kulturore nga Ministria e Kulturës, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) në muajt gusht – tetor ka realizuar në terren një proçes pune për evidentimin dhe kartelizimin e objekteve etnografike të paregjistruara në zonën e njohur si Para Alpet. Konkretisht është punuar në fshatrat Iballë; Mërtur Guri dhe Ars Miliska të rrethit të Pukës Qarku Shkodër. Përmes këtijë projekti është synuar jo vetëm evidentimi por edhe kartelizimi i objekteve me vlera të veçanta etnografike. Proçesi i evidentimit dhe kartelizimit të objekteve, është realizuar sipas kritereve dhe modaliteteve të legjislacionit që rregullon evidentimin dhe kartelizimin e objekteve etnografike pranë sistemit të dixhitalizuar të QKIPK, Qendra  Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

Në punën në terren janë evidentuar objekte etnografike tepër interesante të materializuara në gur; metal; dru apo tekstil artizanal. Çdo objekt veç vlerës që lidhet drejtpërdrejt me vjetërsinë e tij dhe karakterin artizanal, përcjell edhe simbolikë të pasur të periudhës Iliro – Arbërore dhe të mesjetës së vonë. Shumë prej objekteve kanë vlera që adresojnë në nevojën për tu shpallur edhe Monument Kulture. Ato mbartin karakteristika të spikatura monumentale, arkitekturore dhe tradicionale.

Rast tipik është ai i Kishës së Ars Miliskaut ku gjenden dy ikona guri të hershme dhe një galeri gdhendjesh po në gur. Këto objekte në gur, së bashku me element të tjerë në dru, u evidentuan dhe kartelizuan pranë Qendrës së Inventarizimit. Më tej specialist të programit do të propozojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Shkodër, inicimin e një procedure për ta shpallur këtë objekt Monument Kulture.

Etnografi-Kishe-Zona Para Alpe

Rikonstruksioni grafik i këtyre tre elementeve: porta; shenjtorët e gdhëndur në gur, si dhe të simboleve të gdhendura gjithashtu në gur na rezulton si një “ikonostas” me shumë interes, në të cilin paraqiten figura përfaqësuese pagane e më tej edhe të krishterimit (Katolik Romak).

Etnografi-Dru-Zona Para Alpe

Etnografi-Gur (Ikone supozohet Shen Nikolla)-Fshati Arsmiliska

 

Etnografi-Gur(Ikone supozohet Zoja Shna Prende)-Fshati Arsmilska 2Etnografi-Gur (Pjese Ikone Supozohet Zoja Shna Prende)-Fshati Arsmiliska 2

Etnografi-Gur(Ikone)-Fshati Arsmiliska 1

Programi i AIS në terren ka evidentuar mbi 50 objekte etnografike të kësaj zone të cilat po inventarizohen dhe pajisen me kartelë evidentuese pranë Qendrës së Inventarizimit. Ky inventarizim në fondin tonë dixhital do të ndihmojë jo vetëm në evidentim të qartë të vlerës etnografike por edhe më tej në kontribut për konservim dhe mbrojtje më të mirë të këtij fondi.

Etnografi-Dru-Zona Para Alpe 2Etnografi-Gur-Fshati Arsmiliska 1

Instituti falënderon në mënyrë të veçantë Ministrinë e Kulturës për mbështetjen, dhe Qendrën Kombëtare të Inventarizimit për bashkëpunimin me qëllim finalizimin e këtij projekti.

Etnografi-Gur-Fshati ArsmiliskaEtnografi-Hekur-Zona Para Alpe 1Etnografi-Veshje- Zona Para Alpe 1Etnografi-Veshje-Zona Para Alpe 2Etnografi-Veshje-Zona Para Alpe 3

skica e deres