AIS merr pjesë në workshopin WeLoveData

Më 24-25 Mars 2015, Zyra Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe ECSI organizuan në Stamboll, Turqi një workshop mbi të dhënat e hapura për OJQ-të në Euro-Azi, me titull: WeLoveData. Workshopi kishte si qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat komuniteti i të dhënave të hapura përballet në Evropë dhe Azinë Qëndrore. Aktiviteti kishte mbledhur së bashku rreth 30 gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe analistë të të dhënave të hapura nga mbi 15 shtete të rajonit.

AIS / Open Data Albania u përfaqësua nga dy prej anëtarëve të saj, znj Shefiko Hajna, analiste të dhënave për programin tonë Money Governments, and Politics, Znj Marilda Mancka, një nga themelueset e organizatës dhe pjësë e grupit të punës Open Data Albania. Ato ndanë me pjesëmarrësit e workshop-it eksperiencën e OJQ-së shqiptare në hapjen e të dhënave të Thesarit Publik, Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, Shpenzimet Elektorale, dhe të dhëna të tjera të disponueshme në portalin Spending Data Albania. Programi i aktivitetit ishte mjaft interesant, si dhe ishte një mundësi unike për shoqëritë civile të vendeve Euro-Aziatike në shkëmbimin e përvojës.

training_istanbul

Java e Internetit. Takim me të rinjtë e shkollës së mesme “Ismail Qemali” Tiranë

Në kuadër të nismës Get Online Week, Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një takim me të rinj nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” Tirane.
Nën slloganin Fuqizohu, Punësohu kërkohet të nxisim të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në fushat ku tregu i punës ka më shumë kërkesa.
Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në sektorët IT dhe ICT për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër dhe BE tenton të importojë profesionist edhe nga vende jashtë

IMG_3617 IMG_3621 IMG_3634 IMG_3638 IMG_3662 IMG_3670 IMG_3675

http://gow15.al.questionpro.com/

Get Online Week 2015 – Anketë

23-29 Marsi është Java e Internetit / Get Online Week 2015. Për të katërtin vit rresht Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) është pjesë e kesaj fushate për fuqizimin dixhital organizuar nga Telecentre Europe nën moton Fuqizohu; Punësohu.Në kuadër të kësaj jave ju lutemi të gjeni pak sekonda kohe të plotesoni këtë pyetësor.

http://gow15.al.questionpro.com/

http://gow15.al.questionpro.com/

Get Online Week 2015 në Shqipëri

Fuqizohu; Punësohu

AIS si pjesë e network Telecentre Europe ka startuar në Shqipëri fushatënGet Online Week. Ky event mbahet ne datat 23 deri 29 Mars në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet.Në Europë tregu i punës kërkon çdo ditë me mijëra profesionist që njohin internetin dhe teknologjinë. Por ndërsa kërkesa për punë me pagesë të mirë është e kënaqshme, njerëzit që kanë aftësi të punojnë janë më pak se kërkesa. Kjo Javë Promovuese synon ti nxis Europianët të Fuqizohen dhe Përfshihen në këtë treg pune. Mjeti është aftësimi. 20% e Europianëve nuk janë përdorues të internetit. 39% e forcave të punës nuk janë të aftësuar në përdorimin e teknologjisë. Rrjeti Telecenter Europe po punon gjatë kësaj jave përmes partnerëve lokal me rreth 5000 komunitete në qendra trajnuese. Synimi është të aftësohen rreth 50 mijë njerëz dhe të përfshihen dy milion qytetarë të Europës.

AIS si pjesë e network Telecentere Europe ka startuar në Shqipëri fushatën Get Online Week. Ky event mbahet ne datat 23 deri 29 Mars në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet.

Në Shqipëri kjo javë do të shënojë trajnimin e të rinjve të katër shkollave të mesme publike; aplikimin e një sondazhi që ndihmon të kuptojë sa e përdorin internetin grupmoshat dhe profesionet e ndryshme si dhe mjaft evente mediatike që promovojnë aftësimin profesional në teknologjinë e informacionit.

http://www.getonlineweek.eu/albania/

http://gow15.al.questionpro.com/

AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve

Organizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; Poliçan; Gramsh; Maliq; Devoll; Mallakastër; Skrapar; Kolonjë; Përmet.

Këta bashkëpunëtorë duhet të jenë banorë në një nga qytetet/bashkitë e përmendura e gjithashtu të kenë kulturë të mirë qytetare e demokratike. Kriter i nevojshëm do të ishte eksperienca apo edukimi në gazetari; komunikim; marrëdhënie publike apo shkenca sociale dhe politike. E rëndësishme është që bashkëpunëtorët tanë të jenë të aftë të reagojnë dhe veprojnë si qytetar aktiv e të ndërgjegjësuar. Angazhimi i tyre do të jetë në muaj të caktuar të vitit bazuar në tematika dhe aktivitete të organizatës.

Nëse keni dëshirë ti bashkoheni aktiviteteve tona, sikurse të fitoni eksperiencën e bashkëpunimit në një program me impakt social e mediatik, ju lutem kontaktoni në adresën lajmerime@zalart.al.

AIS merr pjesë në workshopin Open Data Priorities and Engagement

AIS përmes programeve për Open Data Albania do të marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërin në workshop me titull: Open Data Priorities and Engagement dhe organizohet në datat 16 dhe 17 mars në Timisoara të Rumanisë. Organizator të këtij eventi është Share-PSI 2.0 the Network for Inovation in European Public Sector. Organizata jonë AIS si promotore e Open Data Albania prezantohet në këtë event si iniciatore e publikimit të dataseteve me të dhëna publike për Regjistrin Koncensionar. Pjesëmarrëse në workshop është znj. Aranita BRAHAJ drejtore Ekzekutive e AIS. Eventi do të mbahet në ambientet e West University of Timisoara i shquar si Universitet inovativ sidomos në aplikimin e mundësive and modaliteteve të ofruarara nga IT.

IMG_20150316_092922 IMG_20150316_092934 IMG_20150316_092945

Raporto në kohë reale – Trajnim me gazetarë lokalë

ZA’LART ICT për zgjedhje të drejta

Më 12 Mars, AIS organizoi trajnimin me titull Raporto në Kohë Reale. Trajnimi synonte rritjen e kapaciteteve të gazetarëve lokal në monitorim dhe raportim të problematikave në Proçese Zgjedhore. Pjesmarrës ishin përfaqsues të mediave tradiconale (televizione dhe gazeta) në disa qarqe si Korça; Shkodra; Fieri; Dibra; Vlora dhe Kukësi. Trajnimi është në kuadër të aktiviteteve të projektit ZA’LART 2015. Koncept i rëndsishëm i këtij projekti është edhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit TIK në Zgjedhje. Në trajnim kontribuan moderator dhe trajnues të angazhuar në raportim dhe monitorim zgjedhor si:

Mimoza KOÇIU, ish këshilltare e marrëdhënieve me publikun pranë institucionit të Presidentit të Republikës (2007 – 2012) aktualisht analiste e çështjeve politike, trajnoi mbi Problematika të Proçesit të Votimit dhe Parregullsi të Administrimit Zgjedhor.

Matilda DURI, moderatore pranë ZA’LART referoi mbi opsione të aksesimit dhe përdorimit të  open source ZA’LART Albania.

Klara DERVISHI kryeredaktore Ora News trajnoi mbi raportimin e rasteve  të Tensionimit dhe Mungesës së Etikës në fushata zgjedhore.

Koncepti i ICT për Zgjedhje të Drejta u referua nga drejtore ekzekutive e AIS znj. Aranita BRAHAJ.

Në vijimësi, në kuadër të proçesit për zgjedhje të pushtetit lokal 2015, do të zhvillohen trajnime të tjera me grupe të vogla aktivistësh dhe reporterësh lokalë. ZA’LART është një program i AIS me mbështetje financiare të OSFA dhe slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë.

 

1911882_389567051205142_6895157049402634390_n 11071414_393161140845733_4244178747245734942_nIMG-20150401-WA0000IMG-20150401-WA0001IMG-20150401-WA0004IMG-20150401-WA0008

Trajnim në kuadër të projektit ZA’LART – ICT për Zgjedhje të Drejta

Në kuadër të aktiviteteve për projektin ZA’LART 2015, më 4 Mars, AIS organizoi një trajnim- workshop me pjesëtarë të redaksisë Ad-Hoc dhe stafin që do të angazhohet në zbatimin e ketij projekti. Synimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve dhe aftësimi në përdorim të platformës për monitorim dhe verifikim të problematikave zgjedhore në kohë reale.  Ky trajnim – workshop kishte si synim edhe aftësimin koordinues të pjesëtareve të redaksisë në terren me stafin e angazhuar  pranë zyrës qëndrore të Dhomës së Situatës Zgjedhore. Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues të mediave tradicionale (televizione dhe gazeta) në disa Bashki si Fieri, Berati, Elbasani, Ura Vajgurore, Gjirokastra, Kruja, Vora etj. Trajnimi u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit ZA’LART 2015. Koncept i rëndësishëm i këtij projekti është edhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit TIK në Zgjedhje.

  • Matilda DURI, moderatore pranë Za´Lart referoi mbi opsione të aksesimit dhe përdorimit të open source Za´Lart Albania.
  • Koncepti i ICT për Zgjedhje të Drejta u referua nga drejtore ekzekutive e AIS znj. Aranita BRAHAJ.
  • Griselda RUCI facilitator i trajnimit.

Në javët në vijim, në kuadër të punës për zgjedhjet lokale 2015, do të zhvillohen trajnime me grupe aktivistësh dhe reporterësh lokalë. ZA’LART është një program i AIS i mbështetur financiarisht nga OSFA- Open Society Foundation for Albania. Slogani i ZA’LART është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!

zalart4IMG_2749 IMG_2760  IMG_2766 IMG_2768 zalart3IMG_2769 IMG_2771  IMG_2780 IMG_2781zalart1zalart2zalart5

AIS merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Telecentre Europë

Telecentre Europë mbajti Asamblenë e përgjithshme (GA) në Bruksel (Belgjikë) më 25 Shkurt 2015. Pjesmarrja këtë vit ishte shumë e lartë dhe përbehej nga 39 organizata që veprojnë në Europë . Instituti Shqiptar i Shkencave morri pjesë në këtë asamble si pjestar i Telecentre Europe.

Eventi Zgjati dy ditë dhe u zhvillua në ambientet e Microsoft në Executive Briefing Centre.

Axhenda e Asamblesë ishte e ndarë në dy ditë . Ditën e parë vëmëndja ishte në problemet proceduriale dhe zgjedhja e nje bordi të ri drejtues.Raporti vjetor dhe bilanci i vitit 2014 ishin ndërmjet dokumentave të miratuara. Në përfundim të ditës së parë dhe pothuajse të gjithë ditën e dytë fokusi ishte tek arritjet e TE në vitin 2014 dhe shqyrtimi i strategjive për 2015-2017.

Vënd të rëndësishëm zuri dhe diskutimi mbi strategjitë dhe programi për projektin Get Online Week 2015 / Java Ndërkombëtare e Internetit që zhvillohet cdo vit në fund të Marsit ( 23-29 Mars 2015) pjesë e të cilit është për të katërtin vit rresht dhe Instituti Shqiptar i Shkencave.

U prezantuan për pjesmarrësit dhe projektet e reja siç janë  I-LINC dhe E-UROPa. Instituti Shqiptar i Shkencave është pjesë e E-UROPa projekt në kuadër të programit EuropeforCitizens.

 

tefamily

bordi

assembly

assembl1