Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Tiranë e ftuar në Tonight Ilva Tare, flet për presidencën e BE dhe procesin integrues të vendit

E ftuar në programin televiziv “Tonight Ilva Tare”, zonja Dewi van de Weerd , Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, vend i cili mban Presidencën e BE për këto 6 muaj, është shprehur se nëse reforma në drejtësi nuk do të miratohet, atëherë populli shqiptar do të vuajë shume dhe kjo do të pengojë procesin integrues të vendit.

Sidoqoftë për këtë reformë ka njerëz të përkushtuar dhe që po punojnë shumë dhe për Ambasadoren kjo mund të jetë një kthesë për politikën shqiptare, duke arritur të gjejnë konsensusin për të miratuar këtë reformë.

Përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ambasadorja tha se ngeli e habitur me faktin që Kryeprokurori riorganizoi strukturën antikorrupsion, duke qenë se kjo është një nga prioritetet e Shqipërisë.

Azilkërkuesit shqiptarë në Holandë kanë 0% mundësi për ta përfituar azilin dhe sipas Ambasadores të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen të ndertojne të ardhmen në vendin e tyre.

Si mbajtëse e Presidencës së radhes së BE, Hollanda do të luaje rolin e ndërmjetësit të paanshëm me Shqipërinë dhe se vendi yne duhet të fokusohet më shumë tek puna sesa tek fjalët.

Në programin televiziv Tonight Ilva Tare në Ora News, u prezantuan edhe disa programe të mbështetura nga Mbretëria e Holandës, mes tyre edhe programi i organizatës AIS titulluar Money Government and Politics. Ky program synon krijimin e mjeteve për transparencë dhe kontroll qytetar mbi qeverisjen me qëllim fuqizimin e qytetarëve dhe reagimin pjesmarës.

DiploHack Tirana 29 – 30 Janar

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar i Shkencave do të organizojë DiploHack Tirana, “Zë për Shoqërinë Civile: përdorim I të dhënave transparente për advokim nga shoqëria civile”, në datat 29 dhe 30 janar 2015. Ky event Hackathon do të bëjë sëbashku përfaqësues të shoqërisë civile, diplomat, dhe programues në një event njëditor, për ë punuar bashkë për mënyra kreative në përdorimin e open data për ti dhënë një zë më të fortë shoqërisë civile.

Si kryesuese aktuale e Presidencës së Unionit Europian, Mbretëria e Holandës ka si princip të promovojë dialog mes qytetarëve dhe qeverive. Transparenca luan një rol në debatin publik domethënës,  përdorimi i teknologjisë dhe të dhënave të hapura kontribuon në mënyrë domethënëse në fuqizimin e shoqërisë civile, gazetarëve dhe akademikëve.

Rrjete të miksuara dhe bashkëpunimet po bëhen thellësisht të rëndësishme; bota po ndryshon dhe po kështu diplomacia. Evoluimi I shpejtë i teknologjisë ofron njëkohësisht sfida dhe mundësi. Për ti takuar këto sfida, diplomatët rregullisht bashkëpunojnë me aktorë të tjerë për të çuar më tej evente që përqasin çështje të një rëndësie globale përmes proceseve të ideimit dhe dizenjimit.

Një #DiploHack kombinon specifika të mënyrave të të mësuarit dhe aftësimit me OJF, sipërmarrje sociale, zhvillues dhe dizenjues të teknologjisë të teknologjisë,  me ato të diplomatëve, gazetarëve, dhe akademikëve për të “hackuar” probleme duke kërkuar e gjetur zgjidhjet. Skuadra të vogla përbërë nga një përfaqësues i shoqërisë civile, një diplomat, dhe një programues do të punojnë sëbashku për 24 orë. Skuadra me idenë më të mirë do të fitojë Çmimin DiploHack Tirana.

Data: 29 pasdite dhe 30 Janar gjithë dita.

Vendi: Ndarja e çmimeve në orën 19:00 deri 22:00 në 30 Janar 2016 në Destil

Hashtag: #DiploHack

  • Programi – link
  • Rezultatet

Fituesit e Diplohack Tirana 2016

#Love in Action

Access hack in Tirana: an interactive map of accessibility statuis of public spaces for people with disabilities.

IMG_0351

  • DiploHack Data Sets

#4Techno

Information on time for public procurement to be improved

Email 1Print Screen Ap 2Print Screen App

Swords

Fund your idea:technical assistance, accessibility to data sources capacity building

FYI-Presentation

HopEU

Helping domestic violence victims

hopeu

Slockomats

Education and labor market

PPTX – DOCX

The Pink Team

Common Places, on open digital platform as space of discussion about the creation of common places

DiploHack_PinkTeam

Albanian Tulip

Civil Society Platform:Making Albanian NGO’s more effective by improving their visibility

printsc1printsc2printsc3printsc4

#Love in Action

Universal access in Tirana:an interactive map of accessibility statuis of public spaces for people with disabilities

PPTX – PDF

The Pioneers

Balkan Bike, digital platform for cycling mobility

The Pioneers Slide1The Pioneers Slide2

Click

Neighbour tap

PPTX

DEC16

Giving a voice to citizens through technology:website and app that allow citizens to contact directly their political representatives

PPTXPDF

Dothack

See and Act, responsibilities of local governments

PPTX

Sunshine Pirates

WANA app(We Are Not Alone): helping people who live alone for medical emergency purposes

PPTX

The Fifth Power

Be My Guest: Digital tourism ma of Albania with info on region/attraction and populations

PPTXPDF

 

  • Mentor

Nori Spauwen

noriNori Spauwen është një diplomate e re e cila punon për Ministrinë e Jashtmë Hollandeze. Ajo është specializuar në fushën e të Drejtave të Njeriut dhe forcimin e Shoqërisë civile, si dhe ndodhet në Tiranë prej një muaji për të ndihmuar në organizimin e eventit Diplohack. Nori ka një profil në advokimin për të drejtat e grupimeve LGBT dhe zotëron një Master në Filozofi Politike. Aktualisht jeton në Amsterdam dhe punon në Hagë.

Rron Nushi

11880358_955168171207866_3259066890582449266_nAktualisht Rron po ndjek studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombtare në Universitetin e Leiden-it,Hollandë dhe po punon mbi tezën ” Potenciali i Shqipërisë si aktor rajonal ne ruajtjen e paqes ne Ballkan”.

Besjana Hysa

besjanaBesjana Hysa iu bashkua AIS në vitin 2011 si: Menaxhere Zyre dhe Projektesh. Ajo ka punuar për gati katër vjet në promovimin e transparencës përmes të dhënave, në monitorimin dhe analizimin e informacionit mbi shpenzimet publike në Shqipëri, si dhe zbatimin e platformave dixhitale që ofrojnë informacion për qytetarët. Aktualisht është e përfshirë në projekte si: “Money, Government and Politics” projekt mbi publikimin e të dhënave në të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga zyrtarë të nivelit të lartë në politikë dhe sistemin gjyqësor. Besjana është diplomuar në Inxhinieri Infomatike nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Shefiko Hajna

shefikoShefiko Hajna punon për AIS që nga viti 2013 si: Programuese në disa projekte si Open Data, Open Spending dhe Za’Lart. Ajo ka një Master Profesional në Sisteme Informacioni në Ekonomi nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Erald Hoxha

eraldiErald Hoxha punon si gazetar në Open Data pranë Institutit Shqiptar të Shkencave, projekt që ka gjeneruar rezultate të konsiderueshme në aspektin e transparencës, informimit, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë. Puna e tij konsiston në sigurimin e publikut me informacion mbi transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare përmes platformave si: Open Data dhe Za’Lart. Ai ka një diplomë të dyfishtë në Gjuhë Gjermane dhe Drejtësi.

Ergest Nako

eergestErgest Nako është bashkë-themelues i Garazh, një organizatë e rë e cila ka si qëllim nxitjen e Inovacionit në Shqipëri dhe rajon. Ergesti ka një experience dhjetë vjecare në sektorin e teknologjisë dhe një ekpertizë në Menaxhim Projektesh, Siguri Informacioni, Menaxhim Biznesi, si dhe Menaxhim IT. Ai ka njw Master Shkencor në Inxhinieri-Software. Gjatë dy viteve të fundit është angazhar në sektorin e Inovacionit në Tiranë, duke organizuar eventin Startup Weekend Tirana tre here rradhazi, si dhe eventin e parë HackDay në Shqipëri. Ka merita për drejtimin e starupe të ndryshme, mbajtjen e prezantime dhe fjalime motivuese, si dhe në moderimin e disa eventeve në fushën e inovacionit. Gjithashtu ka marrë vlerësim nga Infocom Albanin, Programi më i mirë i vitit 2014 për organizimin e Startup Weekend Tirana.

 

  • Pjesëmarrës lista
  • Organizator: Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar i Shkencave
  • Për tu frymëzuar

okfnlogo

youlogo

pdf-icon

SS_Logo_White_Large datalook

http://dynamic.hs.fi/2012/hsopen6-1/index.html

  •  Burime për Open Data

pdf-icon

  • Instrumente të Gatshme

Google Charts tools

https://developers.google.com/chart/?hl=en

https://cartodb.com/

http://www.highcharts.com/

https://support.google.com/fusiontables/answer/2571232

  • Video Prezantime (pas eventit)
  • Foto Galeri

hackathon-diplohack

 

Shqipëria renditet në vendin e 37 në Indexin Global për të Dhëna të Hapura 2015

Në Indeksin Global për të Dhëna të Hapura (Global Open Data Index) të publikuar së fundi Shqipëria vlerësohet në vendin e 37. Një renditje e tillë e pozicionon vendin tonë me më pak të dhëna të hapura krahasuar me vende europiane si: Norvegjia Hollanda, Franca, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Italia, Moldavia, Austria, Gjermania, Zvicra madje edhe Kosova. Ndërkohë Shqipwria lë pas disa shtete si: Luksemburgu, Portugalia, Sllovakia, Greqia Turqia, Gjeorgia dhe Maqedonia. Vendin e parë në renditje e mban Tajvani. Tre vendet me paraqitjen më të mirë janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Finlanda, ndërsa SHBA-të ruajnë vendin e tëtë në renditje

Hapja e të dhënave zyrtare për databazat kryesore në Shqipëri konsiderohet në masën 42%. Të kënaqshme janë të dhënat mbi Tregues Kombëtarë dhe Buxhete Publike. Ndërsa informacioni mbi të dhënat Meterologjike dhe Prokurimeve Publike shfaqin mungesa dhe nivel të ulët Informacioni. Global Open Data Index u realizua nga Open Knowledge Foundation Network dhe vlerësimi lokal për Shqipërinë u organizua nga stafi i AIS dhe bashkëpunëtorëve.