Money Government & Politics

Projekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor

KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor

AIS, një organizatë joqeveritare me mision advokimin për transparencë, mirëqeverisje dhe llogaridhënie është angazhuar për hapjen e të dhënave që përkojnë me shpenzime dhe financime zgjedhor. Veç publikimit në format Open Data të të dhënave të Tabelave Financiare të Subjekteve Zgjedhore, AIS përmes programeve të saj Dhoma Zgjedhore për Reformën ElektoraleMoney Government and Politic dhe Za’Lart – Bëji Zgjedhjet të Vlejnë, ka zbardhur edhe detaje apo problematika të Financimeve Zgjedhore në fushatat  e fundit.

Në datën 14 maj 2014, AIS parashtroi dhe propozoi në Tryezën Teknike mbi Financimin e Partive Politike dhe Fushatave Zgjedhore, konferencë e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mbështetur nga prezenca e OSBE në Shqipëri, disa Propozime për Ndryshime të nevojshme në Ligjin Zgjedhor. Këto propozime përkojnë me financimin e fushatave zgjedhore. Propozimet më tipike të parashtruara në konferencë dhe të dorëzuara edhe me shkrim nga AIS / Open Data Albania kanë qenë:

  1. Të vendosej detyrimi për deklarim dhe dhurim me sistem bankar (jo kesh) për çdo vlerë dhurimi e jo vetëm për vlera të dhurimeve mbi 100 mijë lekë. Neni 90 pika 2 e Kodit Zgjedhor. Më me detaje shiko draftin me Rekomandime.
  2. Të vendosen parashikime ligjore më të zgjeruara për kontrollin dhe ndalimin e konfliktit të interesit për Donatorët duke përcaktuar jo vetëm periudha kontrolli para zgjedhor por edhe pas zhvillimit të zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përmes nenit 89. Më me detaje shiko draftin me Rekomandime.

Në Raportin e Fundit për Kuvendin (Prill 2016), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar një dokument me titull Rekomandime për Përmirësime të Mundshme të Kodit Zgjedhor 2016. Ky draft që i drejtohet Kuvendit dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka konsideruar propozimet e më hershme të organizatës tonë AIS programi Open Data Albania propozuar që në vitin 2014 (tryeza shtator) mbi Regjistrimin dhe Kontrollin e Konfliktit të Interesit për Donatorët, duke parashtruar edhe ndryshimet e kërkuara. Konkretisht këto propozime (si dhe më lart) janë bërë pjesë e dokumentit Në çështjen IX. Rekomandime për Financimin e Partive Politike gjatë Fushatës Zgjedhore dhe në një vit Kalendarik në faqet 22 dhe 23 pika 7 dhe 9 e Rekomandimeve.

Organizata AIS promotore e Open Data Albania, falënderon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për institucionalizimin e propozimeve që vinë nga shoqëria civile dhe njëkohësit për seriozitetin me të cilin është bërë formulimi i rekomandimeve për pjesën e Financimit Zgjedhor në këtë dokument drejtuar Kuvendit. Gjithashtu AIS do vijojë të lobojë edhe si anëtare të Iniciativës Dhoma e Situatës Zgjedhore për një reformë dhe ligj zgjedhor me standarde të larta të rregullimit të Financimit të Subjekteve dhe Auditimit të Fushatave Zgjedhore.

Një tjetër përpjekje e AIS për rregulla të drejta të financimit zgjedhorë është procesi gjyqësor i iniciuar nga AIS kundrejt 3 partive kryesore PD, PS dhe LSI për Informim në Kohë Reale mbi Listat dhe Emrat e Donatorëve në Fushatë. Proces për të cilin presim prej dy muajsh datën për shqyrtim gjyqësor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë.

Të përdorësh Open Data kundër korrupsionit. Gjykata Kushtetuese heq mandatin e një deputeti.

Në vitin 2014 për herë të parë në Shqipëri përmes një projekti të shoqërisë civile u zbardhën për publikun të dhëna për çdo transaksion të Thesarit të Shtetit duke dhënë datën, qëllimin e transaksionit, numrin e faturës dhe përfituesin. Përmes Open Spending Albania rubrika Transaksione Thesari qytetari shqiptar kishte të drejtë të kuptonte se si shpenzoheshin paratë e taksapaguesve (Where does my Money Go). Në muajin Gusht 2014, opinioni publik përmes të dhënave të hapura tek Transaksione Thesari, mori dijeni për dhjetëra pagesa nga disa institucione buxhetore kundrejt një shoqërie tregtare ABISSNET aksionet e të cilës i përkasin (në datën e transaksioneve dhe kontratave që mundësojnë pagesat) deputetit të mazhorancës zoti Koco Kokëdhima. Tabletat e transaksioneve u shfaqën në faqet e para të të gjitha gazetave si Tema, RD, Ora News, Gazeta Shqiptare, ABC , u bënë pjesë e statuseve në Facebook e Twitter të njerëzve të rëndësishëm të debatit publik e në fund shkaktuan edhe reagimin mediatik e më pas institucional të grupit parlamentar opozitar Partia Demokratike.

Abissnet spending

Një grup deputetësh i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të heqë Mandatin e Deputetit për zotin Koco Kokedhima, bazuar në nenin 70 pika 3 dhe 4 e Kushtetutës. Ky nen i Kushtetutës ndalon deputetët të ushtrojnë aktivitet ekonomik e përfitime me para publike. Kërkesa e deputetëve të grupit parlamentar opozitar bazohej gjithashtu në nenet 7 dhe 13 të rregullores së Kuvendit dhe neni 28 i Ligjit nr. 9367, datë 7. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Mocioni dhe Padia e dorëzuar nga deputetët, në Gjykatën Kushtetuese kishte si prova tabela edhe nga databaza open data e portalit tonë Spending Data Albania (faqja 2 dhe 3 nënçështja Fakte dhe Rrethana).

Pas disa mbledhjeve të Komisionit Kuvendor për Shqyrtimin e Mandateve, dhe një procesi të gjatë gjyqësor iniciuar nga Deputet të Grupit Parlamentar Opozitar sot në datën 9 maj 2015 Gjykata Kushtetuese konstatoi Papajtueshmërinë e mandatit të Deputetit Koco Kokëdhima dhe vendosi Heqjen e mandatit e Deputetit.

Që prej vitit 2014 janë me dhjetëra artikujt mediatik dhe deklaratat mediatike të bazuara në të dhëna të hapura të Transaksione Thesari Spending Data Albania. Ky rast është tipik një rast i mirë i përdorimit të Open Data dhe Open Knowledge për të kontrolluar konfliktin e interesit, nepotizmin, shpërndarjen e parasë publike, abuzimin apo korrupsionin përmes saj.

AIS një organizatë joqeveritare shqiptare vijon të hapë të dhëna për Transaksione Thesari, Kontrata dhe Tender Publik, Buxhete Publike, Pasuri të Pushtetarëve dhe Gjyqtarëve të nivelit të Lartë, Shpenzime Elektorale. Kjo me qëllim nxitje të transparencës dhe monitorim qytetar përmes hapjes së të dhënave publike. Projektet tona Para, Qeverisje dhe Politikë MGP, dhe ProkurimeTransparente vijojnë të krijojnë instrumente për fuqizim qytetar përmes Informacionit, transparencës dhe monitorim qytetar përmes hapjes së të dhënave publike.