‘Civil Society Monitoring Public Procurement and Contracts’ Workshop Tirana, 29 July 2016

AIS organized on 29 July 2016, in Tirana, a Workshop on Civil Society Monitoring Public Procurement and Contracts.

Tryeza të Rrumbullakëta – Promovim i Transparencës për Buxhete të Qeverive Vendore

Projekti i USAID –Per Planifikim dhe Qeverisje Vendore (PLGP) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar te Shkencave (AIS) kanë ideuar dhe finalizuar një platformë me disa instrumente ICT për transparencë mbi shpenzime dhe buxhete të njësive të qeverisjes vendore. Gjatë periudhës nëntor 2015 – mars 2016, është punuar në programim dhe zbatimin e Hartës së Parave (Money Mapping) dhe aplikacion për monitorim të transaksioneve të thesarit (Monitoring Treasury Application). Të dy instrumentet janë të lidhura me katalogë të të dhënave të mirëstrukturuara dhe kanë informacion për buxhete reale bazuar në shpenzime për gjashtë bashki në dy vitet e fundit 2014 – 2016. Të dhënat janë shoqëruar edhe me një grup artikujsh që analizojnë dhe vizualizojnë buxhetet reale të bashkive në vitet përkatëse.  Gjithçka është realizuar nën moton Qeverisje Transparente si Qeverisje e Mirë /Open Governance as Good Governance me qëllim rritjen e transparencës, mirëstrukturimin e informacionit, komunikimin e institucioneve me bashkitë dhe krijimin e mjeteve që ndihmojnë në rritjen e njohurive dhe nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje. Një synim tjetër përkon edhe me rritjen e kapaciteteve të punonjësve të administratës dhe aktorëve civil në përdorimin e instrumenteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për transparencë dhe mirëqeverisje.

Duke e konsideruar transparencën si një çelës për inkurajimin e qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, ky projekt ndjek një model inovacioni teknologjik dhe përforcon të drejtën e qytetarëve për informacion. Në dy aplikimet që zhvillohen informacioni serviret në një format të përshtatshëm për tu gjetur, kuptuar dhe ripërdorur (formati i open knowledge). Përdorues të këtyre instrumenteve mund të jenë qytetar dhe aktorë civil sikurse përfaqësues të Paneleve të Këshillimit Qytetar (CAPs), Punonjës të Administratës Publike apo përfaqësues të medias që raportojnë zhvillime të qeverisjes vendore.

Aplikacionet Money Mapping dhe Monitoring Treasury Transaction janë realizuar dhe prezantuar për gjashtë bashki model, partnere të Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore:

BashkiaFier

agenda fierfieri2 fieri3 fieri fieri1

PLGP - Harta e Parave (Money Mapping ) Fier

PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Fier

Bashkia Lushnjë

agenda lushnje 20160620_142625 20160620_140237 20160620_140712

20160620_140914

PLGP - Harta e Parave (Money Mapping )  Lushnje

PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Lushnje

Bashkia Elbasan

elbasan elbasani1 elbasani

PLGP - Harta e Parave (Money Mapping ) Elbasani

PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Elbasani

Bashkia Berat

Berat 20160614_125039 20160614_125105 20160614_125009

Bashkia Kuçovë

kucova 20160614_104144 20160614_104107

dhe Bashkia Korçë

korce IMG-20160621-WA0002

20160621_094524 20160621_100412

Monitorim i Transaksioneve të Thesarit (Monitoring Treasury Application)

Monitorim i Transaksioneve të Thesarit (Monitoring Treasury Application)

 

Open Local Gov Procurement Albania në Konferencën Data for Development

Programi i AIS, Open Procurement Albania OpenLGP, është prezantuar në konferencën rajonale për Eastern Europe and Central Asia, Data for Development Results 2016, mbajtur në Istanbul Turkey në datat 8 dhe 9 Qershor. Projekti dhe databaza e ndërtuar si pjesë e përpjekjeve për monitorim qytetar të prokurimeve dhe kontratave publike të qeverive lokale në Shqipëri. Rezultatet dhe impakti i tij ishin pjesë e panelit me temë Hoë is Open Contracting Improving Budgetary Efficiency? Në këtë panel organziata nga Euro Azia dhe përfaqësues nga Open Contracting Partnership artikuluan mbi përfitimet që vinë nga open contracting process dhe eksperiencat e deri tanishme. AIS ka hapur gjatë vitit të fundit të dhëna për të gjithë tenderët e vitit të parë të mandatit 2015-19 të 61 bashkive në vend. OpenLGP mbështetet financiarisht nga NED.

data dev2data dev 3 data dev 1

data dev 4

data dev 4

data dev 5

Open Contracting Standard, Qeveria Shqiptare konsultohet për Angazhim

Shqipëria është një vend me mungesë të theksuar transparence sa i takon kontratave publike qofshin këto për dhurime, koncesione, PPP, punë publike apo furnizime dhe qiradhënie. AIS si anëtare e Koalicionit Shqiptar për OGP ka kërkuar nga Qeveria të angazhohet për përdorimin e standardit Open Contracting. Ky propozim është vendosur në planin e konsultimeve për OGP 2016-2018. AIS do të organizoje konsultime me grupet tematike përfaqësues në finalizim të Plan Veprimit  gjatë muajit qershor.

Më në fund TransparencyCamp në Europe, nuk mund të mungojë Shqipëria

Në 1 qershor për herë të parë në Europë u zhvillua një event i rëndësishëm i tipit unconference si Trasnparency Camp Europe. Evendi u mbajt në Amserdam në kuadër Netherlands EU Presidency 2016. Pjesmarrës në TCampEU, përfaësues nga shoqëria civile në Shqipëri u bënë pjesë e eksperiencave evropiane mbi open data, technology and civil engagement. Një nga aktivitetet e TCampEU ishte edhe APP Competiotion që vinte si finalizim i dhjetra eventeve të karakterit DiploHack në qytete të ndryshme të Europës. Shqipëria u përfaqësua në këtë event nga Alida Karakushi dhe Ergest Nako dy pjesatarë të skuadrës Love in Action, fitues të DiploHack Tirana.

tcamp eu tcamp eu1 tcamp eu2 tcamp eu3 tcamp eu4

tcamp eu love in action tecamploveinaction1

Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.

AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA.

Organizata nga 6 shtete në POINT 5.0, Political Accountabiliy and New Technologies

Political Accountability and New Technologies POINT, është një konference rajonale e organizatave të shoqërisë civile nga gjashtë shtete të Euopës Juglindore, të cilët janë të përfshirë intensivisht në përdorimin e tekonologjive të reja në punën e tyre. Katër folës në këtë konferencë Eva Meqemeja, Shefiko Hajna, Erald Hoxha dhe Besjana Hysa prezantuan përpjekejt e AIS (ojf shqiptare) për të gjurmuar paratë dhe interesat e drejtuesve të lartë politik në pushtet, dhe për të ndërtuar instrumente të monitorimit qytetar përmes Open Data.

IMG_1244 IMG_1245 IMG_1247 IMG_1253 IMG_1257 IMG_1267 IMG_1270