Tendera në Bashki shtohet numri i procedurave të ekspozuara ndaj shpërdorimit të fondeve

Tendera pa garë, në mungesë konkurrence, me afate që favorizojnë klientelizmin dhe shtesa pa arsyetim në vlerë kontrate. Monitorimi i prokurimeve publike në 61 bashki të vendit referon me risk për korrupsion një numër prej 655 tenderash e barazvlefshme kjo me 10% të kontratave. Vetëm në muajin prill janë shënuar me RedFlag mbi 60 prokurime. Së shpejti AIS do të publikojë indeksimin e bashkive sipas riskut për korrupsion. Është vlerësimi i mbi dhjetë mijë kontratave në harkun kohorë të dy viteve që indekson secilën Bashki me RedFlag për shkak të numrit dhe vlerës së kontratave të realizuara me probleme.

Para dhe Pushtet, të ardhura të larta nga shitja e pasurive të patundshme

Fitime të larta, dhjetëra herë më shumë se pagat realizuar përmes shitjes së pasurive të patundshme apo veprave të artit. Ky fakt karakterizon vetdeklarimin vjetor të pasurive nga Funksionar të Lartë të Shtetit 2016. Deklaratat po publikohen online dhe janë të aksesueshme për gazetarët dhe publikun në rubrikën Para dhe Pushtetportali Spending Data Albania. Ndërkohë subjektet nuk shënojnë në rubrikat e deklarimit të aksesueshme për publikun, identitetin e palëve të treta në këto kontrata me shumë fitim. Identiteti i tyre duhet të jetë i ditur dhe ti nënshtrohet kontrollit publik dhe institucional, të konfliktit dhe influencës përmes interesave.

Programi Wachdog për denoncim qytetar në zgjedhje 2017 në kërkim për fonde

Blerje Vote, Cënim i të drejtës për të votuar, të inkriminuar në krye të shtabeve elektorale dhe keqpërdorim i institucioneve publike. Këto janë fenomene të njohura në proceset zgjedhore në Shqipëri të sinjalizuara dhe denoncuar në zgjedhjet e 2013 dhe 2015 në Platformën për Monitorim Qytetar  Za’Lart Albania. Fenomene të tilla janë të pritshme edhe ne zgjedhjet 2017. Ndërkohë projekti i organizatës tonë për monitorim dhe denoncim qytetar të dhunimeve zgjedhore, nuk ka ende financim të mjaftueshëm për këtë proces watch dog. Qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin e tyre për shkeljet zgjedhore. AIS ju bën thirrje donatorëve të konsiderojnë kërkesën tonë për fundrainsing. Ekipi i Za’Lart ju bën thirrje organizmave të angazhuara për kulturë demokratike, ambasadave dhe donatorëve të tjerë me kërkesën për mbështetje financiare të projektit.