7 janar 2020, Top Story Media Program: 1 në 3 tendera pa garë të ndershme, Të dhëna të hapura nxisin gazetarinë investigative dhe denoncojnë korrupsionin me para të taksapaguesve shqiptar

Në datën 7 janar emisioni investigative TopStory denoncoi forma të mashtrimit përmes tenderimeve prokurimeve publike në vend. Gazetarja Entela Bajramaj dhe ekipi i Tv Kombëtar Top Channel, sollën në Top Story fakte tronditëse si mbajtja e një në çdo tre tendera pa garë të ndershme. 300 milion euro, para të taksapaguesve rezultojnë çdo vit të humbura, abuzuara dhe vjedhura përmes tenderimeve me element klientelist.

 

 

 

 

 

 

 

Organizata AIS promotore e të dhënave të hapura në Shqipëri kontribuoi në këtë investigim të guximshëm televiziv, përmes të dhënave të çliruara nga tre databaza të rëndësishme me të dhëna të hapura. Konkretisht:

Veç të dhënave të hapura të mara nga databazat tona, me argumente të qarta dhe denoncuese kontribuoi në këtë Program edhe artikulimi i drejtoreshës së AIS Aranita Brahaj mbi defekte të procedurës së tenderimeve.

Korrupsioni është një nga çështjet më problematike për vendin. Institucionet e drejtësisë apo mekanizmat antikorrupsion në vend janë të dobëta deri jo ekzistente. Kundrejt kësaj media dhe organizatat watch dog vijojnë të denoncojnë fakte dhe kontribuojnë kundër abuzimeve me para publike. Prej katër vitesh AIS zbardh të dhëna dhe vlerëson riskun për parregullsi në tenderim njohur si RedFlag Prokurime duke zbardhur informacion dhe defekte të garës për çdo tender të mbajtur nga Bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Shqiptar i Rrugëve, Sektori Shëndetësi, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Shoqëritë me Zotërim Publik.
Programi Top Story dhe Promo janë të vendosura në kanalin You Tube


 

 

 

Shqipëria 1 Euro, Në 2019 Qeveria dha tetë prona shtetërore për 916 vende të reja pune

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar në vitin 2019 tetë kontrata për Subjekte Ekonomike që kanë fituar të drejta reale mbi prona shtetërore kundrejt çmimit simbolik 1 Euro. Programi Shqipëria 1 Euro synon ti japë punëdhënësve potencial prona shtetetërore në përdorim me qëllim rritje të investimeve private dhe numrit të të punësuarve. Në vitin 2019 nga ky program kanë përfituar gjashtë biznese dhe një organizatë jofitimprurëse. Mes tyre vetëm njëri nga kontraktorët është Investitor i Huaj. Pronat e dhëna në 2019 për vetëm 1 euro dhe me afate deri 60 vite përdorim janë kryesisht objekte industriale dhe objekte të Ushtrisë. Në total qeveria ka dhënë 537 503 metra katrorë sipërfaqe të përgjithshme për 916 vende të reja pune për të cilat nuk ka ndonjë parashikim kontraktor që duhet të jenë të punësuar shtetas shqiptarë. Investitori me më shumë sipërfaqe të përfituar është shoqëria shqiptare Blu Imperial Më shumë vende pune kundrejt projekteve Shqipëria 1 Euro pritet të hapë shoqëria koreane Yura Co.Ltd e cila do të hapë një fabrikë për prodhim pjesë elektrike për automobile. Invstimi I saj parashikohet 6.5 milion euro dhe vendet e punës 516. Open Corporates Albania ka përgatitur pasaporta transparente për Bizneset që kanë fituar kontrata për qiradhënie për vetëm 1 Euro të pronave shtetërore.

Akses Info Drejtësi, mbi integritetin dhe promovimin e individëve të sistemit të drejtësisë

Të dhëna dhe dokumenta për Sistemin e Drejtësisë pas Reformës. Akses i shtuar në informacion për institucione të reja të drejtësisë dhe individ që promovohen në sistem. Databaza e re Akses Info Drejtësi synon të rrisë integritetin e proceseve dhe institucioneve përmes një miniere të dhënash dhe informacioni në dispozicion të publikut dhe gazetarëve. Të gjitha Ligjet, Vendimet, Aktet, Strategjitë, Raportet dhe Konkluzionet e Monitorimit të jashtëm janë sipas institucioneve të aksesdrejtesi.al. Po njësoj faqja ka një profil për çdo prokuror , gjyqtar apo anëtar të institucioneve të reja të drejtësisë. Profili synon të bëjë lehtësisht të gjetshim dokumente për arsimimin, eksperiencën profesionale, kualifikimet, promovimin, vettigun, vetdeklarimet dhe çdo dokument tjetër që lidhet me individët e rinj të sistemit. Kjo faqe është një minierë të dhënash dhe bën të mundur edhe një përmbledhje të artikujve të mediatik mbi reformën.

Open Contracting për Tendera të Autoritetit Shqiptar të Rrugëve transparencë dhe vlerësim i riskut për abuzim

Tendera dhe Kontraktime të Autoritetit Shqiptar Rrugor janë tashmë të aksesueshme në standardin e Open Contracting. Pas tenderimeve për Bashkitë, Bizneseve me Zotërim Publik, Shëndetësisë, Fondit Shqiptar të Rrugëve dhe Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, organizata jofitimprurëse AIS po bën transparente edhe etapa të tenderimit dhe kontraktimit për këtë autoritetet të rëndësishëm kontraktor në vend ARSH është një institucion qendror planifikues i kontratave për infrastrukturë rrugore kombëtare. Databaza dhe Algoritmi për risk korrupsioni evidentojnë se në 100 tendera 40 janë të markura me një redflag si potencial për pabarazi në garë. Open Contracting Autoriteti Rrugor Shqiptar është në nga aktivitetet e Projektit Improvement of Integryty of the Public Contractors, mbështetur nga Ambasada Holandeze e Punëve të Jashtme. Në prezantimin e databazës për një grup gazetarësh investigative mori pjesë edhe Zonja Ambasadore e Holandës në Tiranë Guusje Korthals Altes.

Pjesëmarrës në aktivitet:

  • 31 persona nga të cilët 21 Gazetarë.
  • 24 femra dhe 7 meshkuj
  • 10 Gazetarë Media Vizive
  • 8 Gazetarë Media e Shkruar
  • 3 Gazetarë Zyra e Shtypit MFE

Agenda : Ketu