Pagesa thesari 2019, Institucioni Portofolin më të Lartë

Bashkia Tiranë ka paguar përmes transaksioneve të Thesarit të ekzekutuara në vitin 2019 (1 janar deri 31 dhjetor) shumën prej 14 126 289 737 (katërmbëdhjetë miliard e njëqind e njëzet e gjashtë million e dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë) Lekë. Ekuivalente në Euro me rreth 115.8 milion. http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/inst_code/2101001/from_date_reg/2019-01-01/to_date_reg/2020-01-01

Me këtë portofol pagesash Bashkia Tiranë rezulton në renditje Institucioni me Buxhetin më të lartë për pagesa të ekzekutuara në 2019. Shiko Link: http://spending.data.al/sq/treasury/graph

Duke kaluar kështu institucione qendrore me portofol të lartë si Autoriteti Shqiptar I Rrugëve; Fondi Shqiptar I Zhvillimit; Qendra Universitare Spitalore Nënë Tereza. Etj

Bashkitë që e pasojnë janë shumë herë më pak në vlera e konkretisht ajo e Durrësit ka vetëm 2.74 miliard lekë apo ajo e Kamzës me 2.27 miliard lekë.

Në përllogaritje është parë vetëm buxheti I drejtpërdrejtë I bashkisë pa konsideruar institucione vartësie dhe shoqëritë me zotërim publik nga kjo Bashki. Kjo bashki ka popullsi të lartë tashmë me mbi 1 milion rezident të cilët sigurojnë një bazë të madhe tatimpaguesish. Bashkia ka performancë të mirë në mbledhje taksash çka e bën të garantojë portofol për shpenzime dhe investime. Në 2019 Bashkia Tiranë ka shpenzuar për projekte edhe nga qeveria qendrore përmes Programeve të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Të tjera Institucione me domethënie për portofolin e pagesave për 2019 janë të aksesueshme tek Transaksione Thesari ku gjithashtu mund të detajohet veç vlerës edhe lista e pagesave sipas përshkrimeve dhe përfituesve.

Ligji për prokurorimet, Brahaj: Nuk zgjidh ngërçin, duhet reformë e thellë

Ndryshimet e reja ligjore në prokurimet publike nuk i japin zgjidhje ngërçit të krijuar me tenderat. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, deklaron se ndërhyrjet e qeverisë janë të pamjaftueshme, ndërsa vlerëson si të domosdoshme një reformë  të thellë në këtë sektor.

“Më shumë se sa nevojë për një ligj, ne kishim nevojë për një reformë ne sistemin e prokurimeve publike. Ligji përmbush disa nga kërkesat qe janë parashtruar, por jo në mënyrë specifike ato që kanë të bëjnë me transparencen dhe konkurueshmërine. Por për të ndryshuar afate ne kemi nevojë për një analizë të qartë se si do të vlerësohet integriteti i një kontraktori publik, pra një konkurrenti që do të vijë të marrë kontratë, dhe aq më shumë nëse ky kontraktor është i regjistruar në një vend tjetër, në të cilin ka rregulla të tjera të regjistrave te biznesit.”

Brahaj propozon ngritjen e një sistemi elektronik si dhe praninë e një aktori të tretë ndërkombëtar për monitorimin e kontratave publike si dy nga mënyrat më efikase për të luftuar korrupsionin me tenderat.”

“Kontratat qe financohen me buxhetet e saj, është një pakt që kërkon me domosdoshmëri, që në çdo proces prokurimi me vlerë të lartë, te kemi një aktor të tretë, i cili është një aktor monitorues, i cili vlerëson kriteret e riskut në një tender. Një defekt tjetër të cilin unë e shoh, është dhe mungesa e nevojës për të pasur një përllogaritje të riskut, pra një algoritëm në sistemin elektronik, …”

Sipas Aranita Brahaj, ligji duhet të shoqërohej paralelisht edhe me aktet nënligjore përkatëse , për të shmangur procedurat e parregullta dhe dhënien e tenderave pa garë.

Link Youtube: KETU