7 ditë pas tërmetit dhurimet për Qeverinë vetëm 4.2 milion Euro

Porta Vendore mbledh premtimet e Biznesit për 61 milion Euro të thëna publikisht. Çfarë po ndodh me solidaritetin, nuk ka besim tek Qeveria apo Biznesi premton shumë e nuk jep sa thotë.

Ministria e Financave nuk pranon kërkesën për transparencë dhe llogaridhënie.  Pritet konferenca e Donatorëve

Ministria e Financave deri në datën 3 dhjetor ka publikuar shumat e dhuruara nga individ, subjekte dhe qeveri të huaja përmes faqes së Ministrisë së Financave. Pas kësaj date Ministria nuk ka bërë asnjë përditësim duke hequr edhe informacionin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të MF në datën 3 dhjetor ishin arkëtuar nga shtetit shqiptar në llogari për donacion përmes bankave të nivelit të dytë; përmes e-Albania dhe në llogari të Bankës së Shqipërisë (dhurime nga shtete) shumat: 132 912 131 lekë; 2 797 120 EURO konveruar në lekë janë 344 045 819.04 Lekë dhe 310 888 USD konvertuar në Lekë janë 34 197 730 Lekë.

Në total 7 ditë pas tërmetit Qeverisë shqiptare i janë dhuruar për fond fatkeqësie vetëm 511 155 680 Lekë (pesëqind e njëmbëdhjetë milion e njëqind e njëqind e pesëdhjetë e pesë e gjashtëqind e tetëdhjetë) Lekë.

Disa fondacione kanë artikuluar mosbesim në kalimin e fondit të bamirësisë së grumbulluar prej tyre në llogaritë e Thesarit për tu menaxhuar nga Qeveria. Po njësoj edhe biznese të ndërtimit apo artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare kanë parashikuar të ndërtojnë vetë drejtpërdrejt shtëpi për disa familje.

Ndërkohë gazetaret Elisa Gjerani dhe Eljona Ballhysa kanë hulumtuar mbi totalin e artikuluar si ndihmë dhe solidaritet për fatkeqësitë natyrore. Shkrimi i publikuar tek Porta Vendore ka përmbledhur një shumë prej 61 milion euro, disa herë më shumë se 4,2 milion euro të mbledhura në llogaritë e qeverisë shqiptare deri në datën 3 dhjetor. Gazetaret Gjerani dhe Ballhysa kanë kalkuluar edhe premtimet e shoqërive të biznesit apo individëve si Lazim Destani, Shefqet Kastrati, Behxhet Pacolli, Samir Mane, shoqëria Salillari, shoqëria Gener 2 , Koncensionari Aeroporti i Rinasit etj LINK https://portavendore.al/2019/12/06/heronjte-e-vullnetarizmit-ne-shqiperine-pas-termetit-qindra-vullnetare-ne-terren-dhe-miliona-euro-te-dhuruara/

Ndërkohë vendimi i Qeverisë Shqiptare për ti njohur dhurimet e kompanive shqiptare si  shuma të zdritshme për efekt tatimi nuk ka përcaktuar qartë nëse kjo vlen edhe për dhurimet në natyrë in kind donation.

AIS i është drejtuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Thesarit me kërkesë për transparencë (shiko Këtu) me shumat dhe listat e donatorëve. Pas kësaj kërkese Ministria e Financave jo vetëm nuk ka publikuar listë transparente por edhe ka ndërprerë përditësimin çdo 24 orë të informacionit duke nënvlerësuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies për donacionet e besuara.