AIS merr pjesë në eventin Open Government Partnership për Ballkanin Perëndimor

AIS merr pjesë në eventin OGP Dialogue for Western Balkans në datat 10-11 Shtator. Qëllimi kryesor i Open Government Partnership në dialogun për Ballkanin Perëndimor ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe konsolidimi i politikave në mirë-funksionomin e parimeve të OGP për qeveri të hapura dhe partneriteteve. AIS si një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare përmes projektit të Open Data Albania ka kontribuar jo vetëm në implementimin e parimeve të OGP-së, por edhe në krijimin e modeleve për qeverisje të hapur. Si anëtare e koalicionit shqiptar të OGP-së, në këtë event u bë pjesë e panelit Open Data, që kishte si qëllim eksplorimin e përfitimeve dhe sfidave të hapjes së të dhënave qeveritare në vendet e Ballkanit Përëndimor. Gjithashtu, AIS është një organizatë e cila ka implementuar një model unik ku katalogu i të dhënave të hapura qeveritare është një iniciativë e shoqërisë civile dhe jo e vetë qeverisë.

OGP Deklarata për qeverisje të hapur në gjuhën Shqipe