AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve

Organizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; Poliçan; Gramsh; Maliq; Devoll; Mallakastër; Skrapar; Kolonjë; Përmet.

Këta bashkëpunëtorë duhet të jenë banorë në një nga qytetet/bashkitë e përmendura e gjithashtu të kenë kulturë të mirë qytetare e demokratike. Kriter i nevojshëm do të ishte eksperienca apo edukimi në gazetari; komunikim; marrëdhënie publike apo shkenca sociale dhe politike. E rëndësishme është që bashkëpunëtorët tanë të jenë të aftë të reagojnë dhe veprojnë si qytetar aktiv e të ndërgjegjësuar. Angazhimi i tyre do të jetë në muaj të caktuar të vitit bazuar në tematika dhe aktivitete të organizatës.

Nëse keni dëshirë ti bashkoheni aktiviteteve tona, sikurse të fitoni eksperiencën e bashkëpunimit në një program me impakt social e mediatik, ju lutem kontaktoni në adresën [email protected].