AIS padit në Gjykatë tre partitë kyesore në vend PD, PS dhe LSI

AIS ka paditur në gjykatë tre partitë kryesore në vend Partinë Socialiste, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit. Instituti Shqiptar i Shkencave u ka kërkuar partive informacion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015, duke mos marrë përgjigje për kërkesën zyrtare. Ndërsa Komisioneri për të drejtën e Infomimit e rrëzoi këtë pretendim, duke detyruar organizatën ti drejtohet  Gjykatës Administrative.

Drejtoresha Ekzekutive e AIS shprehet për median se partitë janë subjekt i të drejtës së infomimimit, duke e mbështetur argumentin e saj në pikën 3 të nenit 9 të Kushtetutës. Aktualisht në gjykatë janë mbajtur dy seanca paraprake ku është paraqitur vetëm përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për të drejtën e Informimit. Seanca e rradhës do të mbahet në 2 Nëntor.