Aksesi i informacionit mbi proçesin e financimit elektoral

Financimi i partive politike në Shqipëri është i rregulluar me ligj, por fushata e zgjedhjeve për qeverisjen vendore në Qershor 2015 ka dhënë shenja se proçesi auditimit të partive mbi deklarimin e financimeve dhe shpenzimeve ka reflektuar mangësi në aksesin e informacionit mbi këto të dhëna.

Në këtë kontekst, në muajin Shtator organizata jonë si promovuese për transparencë dhe llogaridhënie do ti drejtohet niveleve të gjyqësorit mbi këtë çështje. Drejtuesja e AIS shprehet për Ora News se “Partitë politikë janë subjekte të drejtpërdrejta të së drejtës së informimit prandaj është e rëndësishme që kjo e drejtë të interpretohet ligjërisht dhe të krijohet një model i doktrinës gjyqësore, që argumenton qartë nëse janë apo jo partitë politike të detyruara me ligj apo me Kushtetutë për të qënë subjekte të së drejtës së informimit”