Apliko për Praktikë Profesionale në temën: Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi

AIS po kërkon të angazhojë në një praktikë profesionale 3 deri 6 mujore, një ose dy student profili Drejtësi. Praktika ka në fokus aftësimin për punë kërkimore dhe evidence në sektorin e drejtësisë. Kandidati duhet të jetë student në master, të ketë mesatare të mirë dhe dëshirë për të zgjeruar njohuritë mbi: databaza të institucioneve, regjistra publik, mirë-strukturimin e dokumentit zyrtarë, dinamikën dhe vëllimin e fenomeneve që lidhen me të Drejtën Publike dhe të Drejtën Civile, agregimin e informacionit statistikor për këtë sektor.

Aplikanti duhet të njohë mirë programe kompjuterike si Excel dhe Microsoft Word.

Praktikanti duhet të angazhohet të paktën 60 orë në muaj.

Në fund të praktikës 3 mujore, Praktikanti i Suksesshëm mund të përfitojë angazhim si i punësuar pranë AIS.

Databaza të AIS ku aplikohet Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi janë

http://aksesdrejtesi.al/

http://opencorporates.al

Të interesuarit të dërgojnë një letër interesi me titull Aplikant Praktikë Profesionale, Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi në adresën e emailit info@ais.al deri në datën 12 Dhjetor.