Entries by admin

Finalist në Open Data Hackathon Albania 2015

Data 19. 12. 2015 Organizator AIS në kuadër të MG&P Vendi My Office Tiranë Tema këtë vit: Jeta në një Qytet Tjetër Hackathon Hacker + Marathon është maratona e hapur ku individ të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion apo hartë. Këtë vit Hackathon u mbajt në 19 dhjetor dhe  tema […]

Pasuri të Funksionarëve të Lartë katër President (1997-2015) dhe Prokuror të Përgjithshëm pas 2000

Të nderuar Miq, Në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, janë publikuar tashmë të dhëna mbi pasurinë dhe interesat ekonomik të disa funksionarëve të nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë. Kështu të ardhura të vitit të fundit në detyrë për tre presidentët e fundit zotin Rexhep MEIDANI, zotin Alfred MOISIU dhe z. […]

Ligji për qeverisjen vendore , Dhoma Zgjedhore kundër tre mandateve për të zgjedhurit Vendorë

Tiranë data 15 Dhjetor 2015 Dhoma Zgjedhore, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mos ndryshojë variantin fillestar të draftit për ligjin e vetëqeverisjes  vendore, i cili  kishte një kufizim  deri në 2 mandate  për të zgjedhurit vendorë. Vendimi fundit për ta çuar në tre mandate konsiderohet regres nga Dhoma Zgjedhore. Sipas përfaqësuesve të kësaj […]

Shqipëria merr çmim europian për përdorimin e teknologjive të informimit dhe komunikimit

Vlerësimi në bazë të historive frymëzuese që prezantoheshin nga përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse  Autor : Erisa ZYKA Transmetuar ABC News TV Shoqëria shqiptare është një ndër shoqëritë europiane më aktive në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Thënë ndryshe, shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë shqiptarë përdorin rrjetet sociale si FB dhe Twitter në mënyrë […]

Etapa të Procesit gjyqësor AIS vs Parti politike për transparencë me financat elektorale

AIS ka paraqitur në Gjykatën e Apelit Administrativ ankimimin ku insiston që ky nivel gjyqësor të interpretojë mbi detyrimin e Subjekteve Elektorale për të bërë transparente në kohë reale shpenzimet dhe donacionet e fushatës. Palë të paditura janë tre partitë kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat nuk ju përgjigjën kërkesës së organizatës për të […]

Deklarata dhe Interesa Pasurore për Kryebashkiak të zgjedhur në 21 qershor 2015

Në kuadër të programit Money, Government & Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Kryebashkiakëve të Zgjedhur  më 21 qershor 2015 dhe të pjesëtarëve në lidhje familjare me ta.  Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe […]

Rritja e impaktit të Open Data në demokratizimin e politikave fiskale

Si kontribuon Open Data në transparencën e buxheteve dhe shpenzimeve publike? Në kuadër të projektit OpenBudgets.eu, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) merr pjesë në workshopin “Demokratizimi i Politikave Fiskale” i organizuar nga Open Knowldege International dhe OKF Germany, në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2015. Workshopi kishte si qëllim krijimin e një modeli open-source për integrimin e […]

AIS merr pjesë në Workshopin Share PSI 2.0 mbi maksimizimin e ripërdorimit të të dhënave të Hapura

Instituti Shqiptar i Shkencave po përfaqësohet nga Besjana Hysa në Workshopin Share-PSI 2.0 i cili mbahet në Berlin në datat 25- 26 nëntor. Workshopi synon që të shprehë në mënyrë të qartë idetë, konceptet dhe zgjidhjet të cilat direkt ose indirekt ndikojnë në ri-përdorimin e të dhënave të hapura dhe PSI. Me qëllim identifikimin e […]