Bëji zgjedhjet të vlejnë

Projekti ZA’LART 2015 do të bëjë mundur monitorimin dhe raportimin qytetar të proçesit zgjedhor të 21 Qershorit. Programi ka si slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë dhe synon të nxisë qytetarët të jenë kritik dhe denoncues ndaj problematikave që dëmtojnë zgjedhjet! ZA’LART funksionon si web dhe app mobile, duke i ftuar qytetarët të monitorojnë dhe raportojnë në kohë reale, probleme dhe abuzime që ata kanë në lidhje me procesin zgjedhor. Raportimet aplikohen me lehtësi, brenda pak sekondave duke ruajtur anonimatin. Çdo denoncim apo raportim i realizuar do të verifikohet nga Redaksia AdHoc me gazetarë dhe vullnetarë lokal, të trajnuar për zgjedhje të drejta dhe kulturë demokratike.

Ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e raportimeve në programin ZA’LART 2015 përmes: Web; App Mobile; FB: ZA’LART – Raised Voices Albania (community); Twitter: ZA’LART@ZA’LARTAlbania; You Tube

Ekipi ZA’LART është i hapur për bashkëpunim me institucione, organizma civil dhe rrjet që punojnë në monitorim dhe kulturë zgjedhore. Çdokush që dëshiron të njoftohet në kohë për raportime qytetare që bëhen në platformë, mund të regjistrohet tek rubrika Merr Sinjal duke zgjedhur edhe zonën apo kategoritë e shkeljeve për të cilën ka interes. Çdo raportim qytetar publikohet dhe gjendet në hartën e platformës ZA’LART (java para fushatës 70 raportime).

ZA’LART realizohet edhe në kuadër të iniciativës së shoqërisë civile për të koordinuar për zgjedhje të drejta Dhoma e Situatës Zgjedhore 2015, Gjithçka realizohet me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e AIS, me mbështetje financiare të: Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA dhe Programi i Grandeve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Opinionet, Gjetjet dhe Rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Mbështetësve Financiarë.

Ju mund të na kontaktoni në çdo moment dhe jeni të mirëpritur të bëheni aktivist me ZA’LART !

Ju faleminderit,

Ekipi ZA’LART 2015