Te dhënat/ Si i fitoi kompania e përgjimeve të Ndragheta-s 80 tendera publik në Shqipëri, “Open Data” ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi

Dosja.al ka publikuar më 23 Janar 2021 artikullin me titull: Të dhëna / Si fitoi Kompania e Ndragheta-s 80 tendera publikë në Shqipëri, Open Data ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi

Nis marrja në pyetje e personave të përfshirë në aferën prej 250 mln € në Itali
Sipas të dhënave, kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.

 

ITALI– Garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallos për të kryer korruptimin e qeverisë shqiptare dyshohet se është presidenti i grupit ‘Sol’ në Shqipëri, Besnik Halili! Kompania e cila njihet në vendin tonë dhe me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk”, është tashmë në ‘lupën’ e autoriteteve pasi dyshohet se merrej edhe me pastrimin e parave. Sipas të dhënave nga ‘Open Data’ kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.


Tenderat e fituara janë të gjitha në fushën e shëndetësisë. Dosja.al sjell dhe dokumentin ku shihet skema e numrit total te tenderave sipas autoriteteve tenderuese.

‘Flamurin e kuq’ për këtë rast e ka ngritur ‘Open Data’ e cila është një platformë e hapur që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare. Në një dokument të bërë publik shihej qartë se kompania ‘GTS.SHPK’ ka përfituar tender në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet “GTS”.

U desh që autoritetet italiane të kryenin megaoperacionin në mënyrë që të zbulohej se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!

Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vune në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.
Dosja.al

Në shkrimin e mësipërm janë cituar databazat me të dhëna të hapura dhe transparente të organizatës AIS. Linja editorial e shkrimit, argument edhe fakte të artikullit i përkasim medias dhe autorit. Të dhëna të databazave tona i gjeni duke klikuar opencorporates.alspendingdata.alopendata.alopenprocurement.al, dhe aksesdrejtesi.al

AIS po kërkon dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme

Pozicioni: Analist Open Data.
Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion.
Varet nga: Drejtori i Projektit

Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj.

Datë Publikimi: 01/03/2021

Afati për Aplikim: deri 31 Mars 2021.

Organizata AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim përgatitjen e analizave me të dhëna mbi shpenzime publike, performancë ekonomia kombëtare, tenderime dhe mbi të dhëna të tjera të social ekonomike, Organizata po kërkon dy persona për punësim dhe angazhim si Data Analist.

Përshkrimi i Punës. Data Analist-i duhet të ndjekë me kujdes zhvillime që lidhen me sektorët publik përmes databazave të organizatës dhe databazave të tjera institucionale. Harton evidenca statistikore mbi disa tregues që dëshmojë zhvillime dhe performancë për ekonominë dhe zhvillimin në vend. Mbi bazën e evidencave krijon artikuj hulumtiv të cilët ndihmojnë publikun të kuptojë dhe ndërgjegjësohet mbi çështje të interesit publik. Artikujt duhet të jenë në një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruara me vizualizime që e bëjnë informacionin të lehtë për tu kuptuar.

Angazhimi mund të jetë me kohë të pjesshme ose të plotë dhe varet nga vlerësimi i produktivitetit dhe nga marrëveshja me kandidatin e zgjedhur. Në çdo rast pagesa do të bëhet sipas numrit të artikujve për publikim gjatë një muaji. Projekti zgjat 3 vite. Puna mund të bëhet edhe në distancë por për të paktën 20% e kohës së angazhimit do të kërkohet prezenca në zyrën e projektit. Grupi i të dhënave për çdo artikull apo grup artikujsh do të vendoset në bashkëpunim me Drejtorin e Projektit dhe Oficerin e Marrëdhënieve me Publikun. Analisti do të bashkëpunojë me zhvilluesin e databazës për të mundësuar krijimin e vizualizimeve sipas rëndësisë dhe me qëllim qartësi të informacionit.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Ekonomi, dhe Drejtësi.
  • Eksperiencë të mëparshme pune të paktën 3 vite në një pozicion që lidhet me menaxhim dhe vlerësim ekonomik e statistikor, punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Aftësi të mira analizuese.
  • Njohuri të teknikës së kërkimit dhe vlerësimit logjik.
  • Aftësi të mira për të formuluar fraza të qarta; për të përdorur fjalët me ekonomi; për të shoqëruar analizën me definicione të thjeshta për tu kuptuar gjerësisht.
  • Njohës i databazave ndërkombëtare për tregues e faktor ekonomik.
  • I zellshëm për tu thelluar çdo ditë në punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Përdorues i programeve bazë në kompjuter.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit [email protected] . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. CV duhet shoqëruar me një paragraf ku të jepen referenca të punëve të mëparshme. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

 

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes publikime statistikore në databaza lokale dhe ndërkombëtare.
  • Propozon tema për analizë statistikore dhe sjell argumente mbi rëndësinë e treguesit dhe metodologjinë për vlerësim.
  • Harton Tabelat me të dhëna të agreguara dhe krahasimore.
  • Formulon draft artikullin hulumtues dhe artikullin final pas komenteve dhe shënimeve të drejtorit të projektit ose ekspertit të ngarkuar.
  • Kontrollon me kujdes burimin e të dhënës, definicionin përshkrues dhe vizualizimet.
  • Njihet me impaktin e artikullit pas publikimit si dhe komente të mundshme.
  • Bashkëpunon me kolegë për version sa më cilësor dhe të qartë në publikim (dizenjuesi, mirëmbajtësi i faqes, përkthyesi në gjuhën angleze).
  • Merr pjesë periodikisht në një mbledhje të grupit të punës.
  • Respekton afatet dhe kriteret e planifikuara për Publikim.
  • Informohet periodikisht mbi aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent ose jo në zyrat e Organizatës, por në çdo rast të paktën 20% e kohës së angazhimit është në zyrë dhe pagesa bëhet sipas numrit të artikujve që finalizohen me publikim.

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën [email protected] brenda datës 31 Mars 2021 me titull emaili: Aplikim CV aplikim Analist Open Data.

AIS po kërkon staf pozicioni i punës Përpunues të Dhënash Ekonomist me njohuri mbi Regjistrin Tregtar

Datë Publikimi : Gusht 2022

AIS është në kërkim të një personi Përpunues të Dhënash  – preferohen Ekonomist, Jurist apo një profil tjetër me aftësi për punë sistematike dhe të kujdesshme. Personi do të përditësojë informacionin në një databazë me të dhëna dhe dokumente për Prokurime, Biznese, Shoqëri Tregtare. Pozicioni i punës kërkon njohuri të përgjithshme dhe jo shumë teknike.

Përpunuesi i të Dhënave do të bëjë monitorim të Regjistrave Publik duke grupuar disa kategori njoftimesh dhe aktesh sipas tematikës. Më pas bën kategorizim të kujdesshëm të dokumenteve për publikim. Puna do të bëhet nga zyra e organizatës dhe është parashikuar me kohë të plotë. Paga është e kënaqshme për individ pa eksperienca të mëparshme pune, student nivel master apo të sapodiplomuar.

Aplikanti duhet të njohë mirë programe kompjuterike si Excel dhe Microsoft Word.

Të interesuarit të shkruajnë në [email protected] duke dërguar edhe një CV të thjeshtë në gjuhën shqipe ku të jepen qartë dhe shkurt edukimi, eksperienca, praktika profesionale, mesatarja në studime universitare. Titulli i emailit duhet të jetë Data Entry me njohuri mbi Regjistrin Tregtar.  Afati aplikim data 15 Shtator 2022.

 

AIS po kërkon staf pozicioni i punës Përpunues të Dhënash me njohuri mbi Sistemin e Drejtësisë

Datë Publikimi : Gusht 20222

AIS është në kërkim të një personi Përpunues të Dhënash  – Jurist ose Individ i Diplomuar me Njohuri mbi Sistemin e Drejtësisë. Personi do të pëditësojë informacionin në një databazë me të dhëna dhe dokumente për Sektorin. Pozicioni i punës kërkon njohuri të përgjithshme dhe jo shumë teknike. Përpunuesi i të Dhënave do të bëjë monitorim të databazave zyrtare të Institucioneve, duke grupuar disa kategori njoftimesh dhe aktesh sipas tematikës. Më pas bën kategorizim të kujdesshëm të dokumenteve për publikim. Puna do të bëhet nga zyra e organizatës dhe është parashikuar me kohë të plotë. Paga është e kënaqshme për individ pa eksperienca të mëparshme pune apo të sapodiplomuar.

Kandidati duhet të jetë i diplomuar në sistemin tre vjeçar të ketë mesatare të mirë dhe dëshirë për të zgjeruar njohuritë mbi: databaza të institucioneve, regjistra publik, mirë-strukturimin e dokumentit zyrtarë, dinamikën dhe vëllimin e fenomeneve që lidhen me të Drejtën Publike dhe të Drejtën Civile, agregimin dhe mirë-strukturimin e informacionit për këtë sektor. Databaza për përditësim është http://aksesdrejtesi.al/

Aplikanti duhet të njohë mirë programe kompjuterike si Excel dhe Microsoft Word.

Të interesuarit të shkruajnë në [email protected] duke dërguar edhe një CV të thjeshtë në gjuhën shqipe ku të jepen qartë dhe shkurt edukimi, eksperienca, praktika profesionale, mesatarja në studime universitare. Titulli i emailit duhet të jetë Data Entry me njohuri mbi sistemin e Drejtësisë.  Afati aplikim menjëherë deri 10 shtator 2022.

AIS po Kërkon Oficer për Marrëdhëniet me Publikun dhe Eventet

Pozicioni:                   Oficer për Marrëdhëniet me Publikun dhe Eventet (Public Relation/Outreach Officer)
Programi:                  Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion

Datë Publikimi :     01/03/2021
Varet nga:                  Drejtori i Projektit dhe Titullari i Organizatës.
Koha e Punës:           29 muaj (shtrirje në 3 vite kalendarike).

Paga: Totali pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës , plus tatime mbi pagën është 848 Euro në muaj (neto sipas detyrimeve në fuqi Mars 2021 rezulton rreth 72 300 Lekë).

Afati për Aplikim: deri 1 Maj 2021 ne email [email protected]

Organiza AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim rritjen e vizibilitetit të organizatës dhe rezultateve të projekteve të saj, organizata po kërkon një person për Pozicionin e PR / Oficer i Marrëdhënieve me Publikun.

Përshkrimi i Punës: Oficeri i Marrëdhënieve me Publikun do të angazhohet për hartimin, zhvillimin e realizimin e metodologjisë dhe strategjisë për komunikim me publikun. Ai bën realizimin e njoftimeve, raporteve narrative, anoncimeve, materialeve promovuese, informacionit për edukim dhe promovim që organizata bën në zbatim të aktiviteteve të projektit. Gjithashtu ai merr pjesë në mirëmbajtjen e një Bgolu për transparencë, dhe dizenjimin e instrumenteve multimedia për vizibilitet. Ai/Ajo punon për angazhimin e publikut përmes rrjeteve sociale. Oficeri i Marrëdhënieve me Publikun ka si detyrë të analizojë edhe impaktin që kanë aktivitetet e organizatës tek grupe të caktuara të targetuar si përfitues përmes informimit dhe ndërgjegjësimit. Ai duhet të marrë pjesë dhe kontribuojë në hartimin e planit të punës dhe strategjisë për komunikim të Organizatës.

Personi do të angazhohet për një periudhë 29 muaj punë gjatë tre viteve 2021-2024. Muajt nën angazhim do të shënohen sipas kalendarit të aktiviteteve të projektit. Personi ka një pagë të përllogaritur prej 848 Euro në Muaj, kjo pagë është bruto, ndërsa përllogaritja e pagës neto bëhet pas zbritjes së kontributeve të detyrueshme të punëdhënës plus punëmarrës dhe të tatimit mbi pagën (rreth 40% e pagës se deklaruar).

Personi duhet të ushtrojë detyrën në zyrën e organizatës dhe të jetë fleksibël për lëvizje në vende ku realizohen aktivitete dhe prezantime të programit (evente dhe trajnime).

Oficeri i Marrëdhënieve me Publikun, Raporton pranë Drejtorit të Projektit. Ai ka detyrim të bashkëpunojë dhe garantojë vullnet për punë në grup dhe një vizion të qartë për komunikim dhe bashkëpunim me aktor mediatik.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Shkencat Humanitare.
  • Eksperiencë të mëparshme pune mbi 2 vite në Media apo Mardhënie me Publikun.
  • Aftësi të mira në shkrim dhe raportim.
  • Njohuri në përdorimin e instrumenteve multimedia dhe medias sociale në komunikimin publik.
  • Njohuri mbi standarde dhe praktika të OpenData.
  • Njohuri të Mira në Gjuhën Angleze.
  • Aftësi për të komunikuar me ekspert dhe personel të angazhuar në profile të ndryshme profesionale.
  • Aftësi për të formuluar njoftime për shtyp, anoncime publike, përmbledhje narrative, kërkesa për informim, abstrakte, ese dhe shkrime informative.
  • Aftësi për të përdorur terminologji të saktë mbi shpenzimet publike, prokurimet, procedurat legjislative, të drejtën publike në tërësi.
  • Aftësi për të punuar me terminologji ndër sektoriale përmes përdorimit të fjalorëve të terminologjisë.
  • Njohuri dhe aftësi për të ndjekur aktualitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me ekspertë të projektit, përfaqësues të medias dhe aktor civil.
  • Njohuri në përdorimin e medias sociale dhe instrumenteve multimedia.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast dhe i motivuar për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit [email protected] . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. CV duhet shoqëruar me një paragraf ku të jepen referenca të punëve të mëparshme. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

Kontrata do të jetë semestrale e rinovueshme sipas kalendarit të zbatimit të Projektit.

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes të gjitha aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Formulon njoftime, memo, anoncime, tekste promovuese mbi rezultatet e projektit.
  • Drejton procese për përgatitjen e instrumenteve multimedia (video, banera, flash banera, fletë palosje etj) që lidhen me projektin dhe ecurinë e tij.
  • Komunikon me gazetarët duke u angazhuar të rrisë vizibilitetin e të Dhënave të Hapura, dhe të mbështesë gazetarët në kërkesat e tyre për më shumë informacion dhe më shume aftësi në përdorimin e informacionit.
  • Merr pjesë në organizimin e eventeve dhe përgatit materiale njoftuese, anoncuese dhe promovuese mbi eventin.
  • Harton metodologji dhe plan pune për komunikimin me aktorët civil për secilën databazë me të dhëna të hapura të organizatës.
  • Përgatit raportim narrativ për çdo nën aktivitet që lidhet me median, komunikimin, promovimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin.
  • Referon me kujdes tek Drejtori dhe Stafi i Projektit Impaktin në Publik dhe nevojën për ndërhyrje për secilin Aktivitet.
  • Bën evidencë periodike për shpërndarjen dhe impaktin e rezultateve të projektit në media dhe në publik.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent në zyrat e Organizatës. Punësimi në distancë aplikohet vetëm në raste të emergjencave humanitare.
  • Raporton çdo ditë me email mbi punën ditore.

 

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën [email protected] titull emaili CV aplikim Oficer për Marrëdhëniet me Publikun. Jo me vonë se 1 maj 2021.

Reformë në Kontraktimet Publike, AIS rekomandime për programet e Subjekteve Elektorale 2021

AIS pas vitesh monitorim dhe vlerësim risku në Prokurimet Publike sektorët Shëndetësi, Bashki dhe Infrastrukturë Kombëtare ka formuluar 7 propozime për Reformë në Prokurime dhe Kontraktime Publike. Këto rekomandime do u propozohen Partive Kryesore në Zgjedhje duke sugjeruar përfshirje në programin dhe premtimet e tyre elektorale. Rekomandimet u Hartuan në kuadër të Forumit Qeverisje për Ndryshim Propozime nga shoqëria Civile organizuar nga Co-Plan dhe partnerët. Propozimet do tu dorëzohen zyrtarisht Partive Politike Subjekt në Zgjedhjet 2021.

 

Prokurimet Publike dhe Kontraktimet, Rekomandime për Reformë në Prokurime Publike

Rreth 30 % e Tenderimeve në sektorë si Shëndetësi, Infrastrukturë Kombëtare, dhe Njësi të Qeverisjes vendore në 3 deri 5 vitet e fundit rezultojnë me risk të lartë për parregullsi në procedurë. Mungesa e Garës, Mungesa e Konkurrencës, Skualifikimi i Operatorëve Ekonomik me Ofertë të Leverdishme, e në fund anulimet e shpeshta të procedurave, janë shenja që shfaqin hapësira të mëdha për Klientelizëm dhe Abuzim me fondet që prokurohen.

Situata rezulton edhe më kritike sa i takon aplikimit të Kontraktimeve përmes Ligjeve Speciale pa prokurim dhe tenderim apo Kontraktimeve Sekrete.

Një defekt tjetër madhor i prokurimeve në vend me pasoja të rënda sa i takon kontraktimeve dhe tenderimeve publike është Kontrolli i munguar i Integritetit të Kontraktorit Publik, në rastin kur ky Kontraktor është një Biznes për të cilin Origjina e Kapitalit apo Origjina e Paketës Kontrolluese të Kapitalit, është në një vend me regjistër tregtar guaskë shell , regjistër ku nuk deklarohet zotëruesi individ dhe ruhet konfidencialiteti.

Në raste të tilla përveç parregullsive tipike, jemi përpara riskut për kontraktim të shoqërive që janë në konflikt interesi apo subjekt i pastrimit të parave të krimit apo korrupsionit.

Pasqyra sa më lart  bazohet dhe ilustrohet me të dhëna të:

Sa më lart vendi ka nevojë për Reformë të menjëhershme në Prokurime Publike. Kjo reformë nuk është thjesht e karakterit Ligjor, madje shpesh ndryshimet ligjore nuk sjellin rezultat. Madje shumë ndryshime për Sektorin Prokurime do të duhet të bëhen në Ligje të tjera. Reforma në Prokurime duhet të fillojë me elementë si:

  1. Ndalim me Ligj të Kontraktimeve përmes Ligjeve Speciale. Po njësoj edhe i ndryshimeve Kontraktore me Ligj Special. Ndryshe njihen si Ligje AdHoc, Ligje special, Ligje të përdorura në një rast kontraktor, Kontraktime me Vendimmarrje Politike.
  2. Kuadër Ligjor që garanton kontrollin e Integritetit të Kontraktorit Publik dhe Paketës Zotëruese të Kapitalit. Ligji për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar duhet të hyjë menjëherë në Fuqi dhe duhet zbatuar me rigorozitet sidomos për Kontraktor apo Nënkotraktor të Kontratave Publike (asete dhe fonde publike).
  3. Monitorimi Publik, Integrity Pact ose fuqizim i mekanizmave të monitorimit të pavarur dhe auditimit social në procesin e prokurimeve. Shumë vende që kanë ndërmarrë reforma në sistemin e Prokurimeve Publike kanë punuar në partneritet me organizatat e specializuara në antikorupsion. Sistemi i vlersimit të jashtëm të riskut, auditimi i pavarur i kritereve dhe angazhimi përmes standarteve dhe Parimeve Open Contracting. Në çdo procedurë auditohen kriteret nga Entitete të Pavarura të Specializuara. Pastaj shpallet gara.
  4. Aplikim Short List dhe Verifikimit Periodik i kapaciteteve të Operatorëve Ekonomik. Nëse një operator vlerësohet periodikisht nuk ka arsye të vlerësohet dhe skualifikohet rast pas rasti. Skulifikimi i operatorit me ofertë më të lartë për kritere bazike, shoqëruar me mosankimim shpesh është indikator  i fiktivitetit dhe marrëveshjes mes bizneseve konkurruese. Ky lloj skualifikimi haset shpesh tek Tendera në Infrastrukturë Kombëtare Fondi i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar që janë edhe institucione me portofol të lartë për Tenderime.
  5. Transparencë. Asnjë Kontratë nuk duhet të hyjë në fuqi pa qene e publikuar. I njëjti parim për çdo etapë të procesit Kontraktim nga planifikimi i kontratës deri tek realizimi final.
  6. Aplikim i Parimeve dhe Standardeve të Open Contracting Partnership. Aplikim i Algoritmeve për sinjalizim risku nga vetë Institucionet.
  7. Strategjia Kombëtare për Antikorruspionin duhet të referojë në një Kapitull të veçantë Antikorupsioni në Sektorin Publik

Rekomandime të tjera janë të Publikuara edhe në faqen e Organizatës AIS i gjeni KËTU.

Buxheti për Shëndetësinë 2020, Rritje e Pakët, Mosrealizim Investimesh, Mungesë vëmendje për Shërbimin e Kujdesit Parësor

  • Buxheti për shëndetësinë gjatë Vitit 2020 si vit i përballjes me Situatën e Pandemisë shkoi 39.625 Miliard Lekë ose 320.85 Milion Euro.
  • Kjo vlerë finale u shënua pas ndryshimeve të Buxhetit Plan gjatë vitit ku për Programet Shëndetësi u shtuan 2.1 Miliard lek si pjesë e përballimit të situatës Covid19.
  • Ndërsa në total Buxheti për Shpenzime 2020 u rrit me 30.16 Miliard lek, katër programet e shëndetësisë morën vetëm 2.1 Miliard.
  • Programe të Lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë programet si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës.
  • Rritje gjatë vitit pati vetëm Shërbimi i Kujdesit Dytësor pra Spitale rajonale dhe Qendra Universitare.
  • Mosrealizim Buxheti shënuan gjatë vitit 2020 Shërbimi i Kujdesit Parësor që janë qendrat shëndetësore në zona urbane dhe rurale.
  • Nëse shohim raportin e shpenzimeve si Korrente (paga dhe utilitete) dhe Kapitale qe janë investime dhe asete (godina e pajisje), rezulton që Investimet shënuan mosrealizim në nivelin 15.75%.

Të gjitha shpenzimet të bëra nga Institucionet Buxhetore të Shëndetësisë gjatë vitit 2020 dhe në vijim janë të aksesueshme në Rubrikën Transaksione Thesari portali Spending Data Albania. Aty për çdo pagesë jepet informacion mbi datën, përshkrimin, institucionin që paguan, klientin që përfiton. Konkretisht shpenzime Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza QSUNTMinistria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Shefqet Ndroqi , Spitali Universitar i Traumës dhe secili institucion shëndetësor sipas kërkimit kanë të publikuara dhe mund të aksesoren me kërkim përmes filtrave për Institucion Pagues, Kategori, Datë, Klient dhe përshkrim Fature.

Blerjet dhe Investimet Kapitale për Sektorin e Shëndetësisë e që lidhen me Covid 19 janë të listuara me pasaporta për çdo kontraktim në databazën për Prokurime Transparente. Çdo procedurë ka të plotë informacion nga njoftimi, afatet, vlera fond limit, oferta e suksesshme, apelime dhe realizime.

Të dhënat e hapura (Open DataOpen PorcurementOpen Spending) mbi shpenzime, pagesa, tenderime, kontraktime dhe të tjerë tregues, nxisin Transparencën, Llogaridhënien dhe Mirëqeverisjen.

Treguesit dhe të dhënat e plota janë të përmbledhura në hulumtimin e Open Data Albania: Shpenzime Shëndetësi, Buxheti i Shtetit 2020 dhe Pandemia Covid-19.

Regjistër i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime

Magjistrati që vlerësohen (klikohen) për punimet shkencore, publikimet dhe kontributi në doktrinën e të Drejtës

Ne Regjistrin e Magjistratëve krijuar nga organizata AIS, promotore e OpenData për Shqipërinë, renditja e klikimeve sipas Google Analytics dhe Google Search Console tregojnë se cilët Gjyqtar dhe Prokuror janë të pëlqyeshëm për shkak të kontributit të tyre në Doktrinën e së Drejtës dhe në fusha si Konstitucionalizmi, Pronësia, E Drejta e Kontratave , E drejta Kushtetuese e më tej.

Në krijimin e kësaj miniere me të dhëna dhe dokumenta për Gjyqtar dhe Prokuror Magjistrat në Republikën e Shqipërisë, janë vendosur veç CV, Vendimeve, Vlerësimeve, Kontrolleve e Vet deklarimeve edhe Punimet Shkencore të Magjistratëve. Më poshtë janë dokumentet më të kilikuara në DataBazën AksesInfoDrejtësi RegjistriMagjistratëve Magjistrat.al

 

Në vend të parë për muajin Janar, dokumente të klikuara:

  1. Doktoratura e zonjës Evelina Qirjako është dokumenti më i klikuar në Muajin Janar, titull i Disertacionit është “Kuptimi Rëndësia dhe Kushte të Vlefshmërisë së Veprimit Juridik në Rastin e Kalimit të Pasurisë së Paluajtshme, Rëndësia, Natyra dhe Efekti që Ka Regjistrimi i Titullit të Pronësisë në Regjistrat Publik të Pasurive të Paluajtshme”, Disertacioni është mbrojtur në vitin 2016 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Udhëheqës i Temës është Profesor Ardian Nuni. LINK Dokumenti: http://magjistrat.al/dokumenta/1603967583EVELINA-QIRJAKO.pdf
    Zonja Qirjako ka ushtruar detyrën e Gjyqtares së Lartë në periudhën 2008-2017, Mandati i saj është i përfunduar me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 24.04.2019 dhe titulli i saj si Magjistrat është subjekt për shqyrtim në Institucionet e përkohshme të drejtësisë. Profili znj. Qiriako  http://aksesdrejtesi.al/profil/200

  1. Në vendin e dytë si dokumentet më të klikuar në muajin Janar qëndron një Temë Disertacion Doktoraturë në fushën e Konstitucionalizmin. Disertacioni me temë “Kontrolli Kushtetues në Shqipëri Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave Themelore të Njeriut”. Është zonja Valbona Bala (Pajo), autore e këtij punimi shkencor në fushën e konstitucionalizmit. Zonja Bala ka qenë më herët ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Procesi i saj i rivlerësimit (Vetting) është ndërprerë pas një sage të gjatë ankesash dhe vendimesh nga institucionet e përfshira. Disertacioni është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës me udhëheqës shkencorë Prof. Aurela Anastasi Akademike e Asociuar. Dokumenti http://magjistrat.al/dokumenta/1603190115Doktoratura-Valbona-Bala-Fakulteti-i-Drejtesise-Departamenti-i-te-Drejtes-Publike.pdf Zonja Bala është autore e botimeve shkencore edhe në çështje që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. http://magjistrat.al/profil/173,/span>

  1. Në vendin e tretë si dokument me karakter Publikim Shkencor autor Magjistrat (Magjistrat.AL) është Disertacioni për Mbrojtje Grada Doktor po një Magjistrati për të cilin institucionet e Përkohshme të Drejtësisë kanë vendosur ndërprerje të procesit të rivlerësimit. Zonja Rezarta Mata me dokument punimin shkencor me titull “Përgjegjësia Jashtë Kontraktore e Organeve Publike në Shqipëri është klikuar me qindra herë në Muajin Janar. http://magjistrat.al/profil/203 Në momentin e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit zonja Mata ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Disertacioni dhe Grada Doktor është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës Fakluteti i Drejtësisë me udhëheqës Shkencor Profesor Ermir Dobjani. http://magjistrat.al/dokumenta/1604050953Rezarta_Mataj_tema_e_doktoratures_pdf.pdf  Publikimi Shkencor është vendosur si në rubrikën Dokumente Të profilit të Magjistrat Rezarta Mataj në Regjistrin e Magjistratëv

Ndërkohë në nivele të mirë klikimi vijon të qëndrojë Disertacioni Doktoratura e Anëtarit të KLGJ z. Erjon Muharremaj
http://magjistrat.al/dokumenta/1592233057Challenges%20of%20the%20Albanian%20Legislation%20on%20the%20Protetion%20of%20Biodiversity.pdf

Ndërsa nga Profilet (jo dokument) më të klikuara në Janar janë:

Eloida Goxhi http://magjistrat.al/profil/59

Ardian Dvorani http://magjistrat.al/profil/40

Olsian Cela http://magjistrat.al/profil/23

Në Akses Info Drejtësi (magjistrat.al) do të gjeni informacion dhe dokumenta për Sistemin e Drejtësisë, Institucione dhe Individ. Databaza synon të rrisë kontrollin publik mbi Integritetin, të krijojë modelin e Regjistrit të Magjistratëve dhe të kontribuojë për Akses të Gjerë në Informacionet që Lidhen me Sektorin duke rritur besimin publik. http://magjistrat.al/

Regjistri i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime

Magjistrat vs Kontribut në Doktrinë

Evelina Qirjako Valbona Bala dhe Rezarta Mataj janë 3 Magjistrate që megjithëse jashtë apo të pezulluara në Institucionet e drejtësisë vlerësohen për kontribut në Doktrinën Juridike. Doktoraturat e tyre në sektorët E Drejtë Pronësi; Konstitucionalizëm dhe Dëme Jashtë Kontraktore janë tre dokumentat më të klikuar në Muajin Janar 2021 në Regjistrin e Magjistratëve AksesInfoDrejtesi.

Regjistër i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime

Magjistrat që vlerësohen (klikohen) për punimet shkencore, publikimet dhe kontributi në doktrinën e të Drejtës

Ne Regjistrin e Magjistratëve krijuar nga organizata AIS, promotore e OpenData për Shqipërinë, renditja e klikimeve sipas Google Analytics dhe Google Search Console tregojnë se cilët Gjyqtar dhe Prokuror janë të pëlqyeshëm për shkak të kontributit të tyre në Doktrinën e së Drejtës dhe në fusha si Konstitucionalizmi, Pronësia, E Drejta e Kontratave , E drejta Kushtetuese e më tej.

Në krijimin e kësaj miniere me të dhëna dhe dokumenta për Gjyqtar dhe Prokuror Magjistrat në Republikën e Shqipërisë, janë vendosur veç CV, Vendimeve, Vlerësimeve, Kontrolleve e Vet deklarimeve edhe Punimet Shkencore të Magjistratëve. Më poshtë janë dokumentet më të kilikuara në DataBazën AksesInfoDrejtësi RegjistriMagjistratëve Magjistrat.al

Në vend të parë për muajin Janar, dokumente të klikuara:

1.    Doktoratura e zonjës Evelina Qirjako është dokumenti më i Kliluar në Muajin Janar, titull i Disertacionit është “Kuptimi Rëndësia dhe Kushte të Vlefshmërisë së Veprimit Juridik në Rastin e Kalimit të Pasurisë së Paluajtshme, Rëndësia, Natyra dhe Efekti që Ka Regjistrimi i Titullit të Pronësisë në Regjistrat Publik të Pasurive të Paluajtshme”, Disertacioni është mbrojtur në vitin 2016 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Udhëheqës i Temës është Profesor Ardian Nuni.

Zonja Qirjako ka ushtruar detyrën e Gjyqtares së Lartë në periudhën 2008-2017, Mandati i saj është i përfunduar me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 24.04.2019 dhe titulli i saj si Magjistrat është subjekt për shqyrtim në Institucionet e përkohshme të drejtësisë. Profili znj. Qiriako

2.    Në vendin e dytë si dokumentet më të klikuar në muajin Janar qëndron një Temë Disertacion Doktoraturë në fushën e Konstitucionalizmin. Disertacioni me temë “Kontrolli Kushtetues në Shqipëri Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave Themelore të Njeriut”. Është zonja Valbona Bala (Pajo), autore e këtij punimi shkencor në fushën e konstitucionalizmit. Zonja Bala ka qenë më herët Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese. Procesi i saj i rivlerësimit (Vetting) është ndërprerë pas një sage të gjatë ankesash dhe vendimesh nga institucionet e përfshira. Disertacioni është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës me udhëheqës shkencorë Prof. Aurela Anastasi Akademike e Asociuar.  Zonja Bala është autore e botimeve shkencore edhe në çështje që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Profili znj. Bala

3.    Në vendin e tretë si dokument me karakter Publikim Shkencor autor Magjistrat (Magjistrat.AL) është  Disertacioni për Mbrojtje Grada Doktor po një Magjistrati për të cilin institucionet e Përkohshme të Drejtësisë kanë vendosur ndërprerje të procesit të rivlerësimit. Zonja Rezarta Mata me dokument punimin shkencor me titull “Përgjegjësia Jashtë Kontraktore e Organeve Publike në Shqipëri është klikuar me qindra herë në Muajin Janar. Në momentin e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit zonja Mata ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Disertacioni dhe Grada Doktor është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës Fakluteti i Drejtësisë me udhëheqës Shkencor Profesor Ermir Dobjani. Publikimi Shkencor është vendosur në rubrikën Dokumente të profilit të Magjistrat Rezarta Mataj (në Regjistrin e Magjistratëve)

Ndërkohë në nivele të mirë klikimi vijon të qëndrojë Disertacioni Doktoratura e Anëtarit të KLGJ z. Erjon Muharremaj

Ndërsa nga Profilet (jo dokument) më të klikuara në Janar janë:

Eloida Goxhi

Ardian Dvorani

Olsian Cela

Në Akses Info Drejtësi (magjistrat.al) do të gjeni informacion dhe dokumenta për Sistemin e Drejtësisë, Institucione dhe Individ. Databaza synon të rrisë kontrollin publik mbi Integritetin, të krijojë modelin e Regjistrit të Magjistratëve dhe të kontribuojë për Akses të Gjerë në Informacionet që Lidhen me Sektorin duke rritur besimin publik. http://magjistrat.al/

EXIT.AL Publikon: Kompanitë e Ndërtimit, Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin 2020

Portali EXIT.AL në datën 26 Janar 2021 ka Publikuar artikullin me titull Kompanitë e Ndërtimit Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin  2020. Artikulli liston disa kompani që kanë fituar tendera buxhetor duke evidentuar që një grup prej tyre ka një numër të madh kontratash. Duke përshkruar secilën kompani dhe volumin apo historikun e kontratave të saj, Artikulli përdor Pasaporta të Shoqërive të Biznesit të cilat janë produkt i Aktiviteteve të Projektit të AIS mbi Transparencën për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale.

Në renditjen e 10 kompanive më të paguara nga qeveria për vitin 2020, 8 prej tyre janë kompani ndërtimi.

Ato kanë përfituar në total 110 milionë euro nga tenderat publikë, për vetëm një vit, sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, të martën.

Mes tyre janë kompanitë e ndërtimit të njohura për lidhjen e ngushtë me qeverinë dhe me Bashkinë Tiranë si FushaSalillari Alb-Star, në 8 vitet e fundit.

Sipas të dhënave publikuar nga Open Data Albania, kompanitë të cilat kanë përtifituar më shumë para nga buxheti i shtetit janë:

– Kompania e ndërtimit G.P.G Company ka përfituar rreth 22.61 milionë euro, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ajo ka përfituar tendera për ndërtimin e shesheve të qyteteve si pjesë e Rilindjes Urbane.

Kompania është në pronësi të Paqsor Buzit dhe Gëzim Danit. Në vitin 2019, Buzi u arrestua nga policia si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në. Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, ndërsa çështja është ende në gjykim.

– Kompania Gjoka 87 ka përfituar rreth 20,5 milionë euro, si pagesa për kontratën koncesionare të Rrugës së Arbrit, ende në ndërtim.

– Kompania Fusha ka përfituar 14,7 milionë euro, si fituese e tenderave të ndryshëm publikë, pjesa më e madhe dhënë nga Bashkia e Tiranës. Fusha shpk njihet si një prej kompanive të preferuara të qeverisë Rama dhe bashkisë Tiranë në tenderat e ndërtimit. Ajo së fundi ka fituar dhe tenderin për rindërtimin e Piramidës.LEXO  Investigimi i ‘Boom’ – Mensat sociale të Bashkisë Tiranë shërbime me burokraci

– Kompania  Salillari ka përfituar 13,6 milionë euro, si fituese e tenderave të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Fondit të Zhvillimit Shqiptar, për ndërtime rrugësh. Ndër të tjera, Salillari ka fituar dhe tenderat për Lotin e I dhe të II të Unazës së Madhe.

– Kompania  Alb-Star ka përfituar 13,5 milionë euro në një sërë tenderash nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve etj. Alb-Star njihet si kompania që ndërtoi me PPP stadiumin e ri kombatër ‘Air Albania’.

– Kompania  Gjikuria  ka përfituar 13,3 milionë euro si fituese e tenderave nga ARRSH-ja, FZHSH-ja apo Bashkia Himarë.

– Kompania  Agbes Construction ka përfituar rreth 11,8 milionë euro si fituese e tenderave sërish nga ARRSH, FZHSH apo Bashkia Fier.

Mes 10 kompanive më të paguara për vitin 2020, nuk kanë përfituar pagesa në lidhje me ndërtimin 3 kompani:

– Kompania Trans Adriaktik Pipeline AG Albania (TAP) ka përfituar rreth 40 milionë euro si rimbursim për TVSH-në.

– Kompania Kastrati ka përfituar rreth 15 milionë euro, si pagesa për furnizime në karburant dhe vaj.

– Kompania  AYEN-AS Energy ka përfituar 11.8 milionë euro si rimbursim për TVSH-në. kompania ka një kontratë koncesionare për Ndërtim-Operim, transferim të hidrocentraleve Peshqesh, Ura e Fani Fangut.

Projekti ka titull “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Pasaportat e Kontraktorëve të listuara janë: G. P. G Company , Gjoka 87, Fusha shpk , Salillari , Alb Star, Gjikuri, Agbes Construction .

Link Artikulli Origjinal: https://exit.al/kompanite-e-ndertimit-klientet-me-te-paguar-nga-buxheti-i-shtetit-per-vitin-2020/