HackaThon Albania 2017, the Creativity Marathon, 24 – 25 March

AIS, together with The Embassy of the Netherlands in Albania, hosted the Hackathon Albania 2017 event. 30 participants

Etapa të Procesit gjyqësor AIS vs Parti politike për transparencë me financat elektorale

AIS ka paraqitur në Gjykatën e Apelit Administrativ ankimimin ku insiston që ky nivel gjyqësor të interpretojë mbi detyrimin e Subjekteve Elektorale për të bërë transparente në kohë reale shpenzimet dhe donacionet e fushatës. Palë të paditura janë tre partitë kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat nuk ju përgjigjën kërkesës së organizatës për të vënë informacion në dispozicion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015.

Kushtetuta sjell një nga modelet më të mira për akses informimi mbi financat elektorale. Bazuar në Kushtetutë ky informacion duhet të jenë kurdorherë publik dhe i aksesueshëm pa kufizime, pa diskriminim, pa procedura burokratike ose segmente institucionale ndërmjetëse. Në seancën e e datë 10 Nëntor 2015 Gjykata Administrative hodhi poshtë pretendimin e ngritur nga AIS.

Organizata jonë ka apeluar dhe do të vijojë advokimin gjyqësor me qëndrimin se Partitë Politike janë subjekte të së Drejtës Publike dhe kanë detyrim të bazuar në Kushtetutë, për Akses Informimi ndaj qytetarëve, medias dhe çdo aktori tjetër civil. Gjithashtu transparenca me shpenzimet dhe donatorët e fushatës është një aspekt i rëndësishëm për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike.

 Hapa kronologjik të procesit:

  1. AIS ju drejtuagjatë fushatës  tre partive kryesore me një kërkesë zyrtare në 09.06.2015
  2. Kërkesa bazohet tek e Drejta për Informim dhe Kushtetuta
  3. Tre partitë nuk u përgjigjën kërkesës zyrtare
  4. AIS organizata kërkuese, ju drejtua Institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit (z. Besnik Dervishi), ku pretendimi i AIS u rrëzua
  5. AIS i drejtohet me padi Gjykatës Administrative si kompetente për të Drejtën e Informimit.
  6. Në seancat paraprake të mbajtura në Gjykatë janë paraqitur vetëm Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
  7. Në seancën e datës 10 nëntor 2015 Gjykata përmes vendimit të saj hodhi poshtë pretendimin  e ngritur nga AIS .
  8. Organizata ka apeluar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit
  9. Zyra Ligjore që përfaqëson Palën kërkuese është Gumi & Associates
  10.  Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit
  11.  Kërkesë për përshpejtim gjykimi.
  12. AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria nuk garanton gjykim në afat të arsyeshëm (neni 6 KEDNJ).

Dokumente të rëndësishme të procesit gjyqësor:

Kërkesë për informim PS 

Kërkesë për informim PD

Kërkesë për infomimim LSI

Ankesë për komisionerin për të drejtën e informimit

Kërkesë Padia drejtuar Gjykatës Administrative Tiranë

Fletë thirrja e Gjykatës

Vendimi i Gjykatës

Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit

Kerkese per pershpejtim gjykimi

Kërkesa e Plotë për Gjykatën e Strasburgut

http://gow15.al.questionpro.com/

Get Online Week 2015 në Shqipëri

Fuqizohu; Punësohu

AIS si pjesë e network Telecentre Europe ka startuar në Shqipëri fushatënGet Online Week. Ky event mbahet ne datat 23 deri 29 Mars në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet.Në Europë tregu i punës kërkon çdo ditë me mijëra profesionist që njohin internetin dhe teknologjinë. Por ndërsa kërkesa për punë me pagesë të mirë është e kënaqshme, njerëzit që kanë aftësi të punojnë janë më pak se kërkesa. Kjo Javë Promovuese synon ti nxis Europianët të Fuqizohen dhe Përfshihen në këtë treg pune. Mjeti është aftësimi. 20% e Europianëve nuk janë përdorues të internetit. 39% e forcave të punës nuk janë të aftësuar në përdorimin e teknologjisë. Rrjeti Telecenter Europe po punon gjatë kësaj jave përmes partnerëve lokal me rreth 5000 komunitete në qendra trajnuese. Synimi është të aftësohen rreth 50 mijë njerëz dhe të përfshihen dy milion qytetarë të Europës.

AIS si pjesë e network Telecentere Europe ka startuar në Shqipëri fushatën Get Online Week. Ky event mbahet ne datat 23 deri 29 Mars në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet.

Në Shqipëri kjo javë do të shënojë trajnimin e të rinjve të katër shkollave të mesme publike; aplikimin e një sondazhi që ndihmon të kuptojë sa e përdorin internetin grupmoshat dhe profesionet e ndryshme si dhe mjaft evente mediatike që promovojnë aftësimin profesional në teknologjinë e informacionit.

http://www.getonlineweek.eu/albania/

http://gow15.al.questionpro.com/

Njoftim për trajnim me temë: “Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data”

Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, mbështet dhe promovon procese për Transparencë dhe Openness në Sektorin Publik. Publikimi i të dhënave qeveritare (Data Gov) pa barriera ligjore, adminisitrative dhe teknologjike është tashmë një angazhim i Shtetit Shqiptar në kuadër të Open Government Partnership. Shoqëria civile dhe komuniteti i ekspertëve të pavarur kanë rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe monitorimin e këtij procesi. Ky trajnim njëditor realizohet me qëllim aftësimin profesional të zyrtarëve të administratës publike dhe profesionistëve që punojnë pranë shoqërisë civile në përdorimin e teknologjive. Sipas angazhimit të Qeverisë për OGP të dhënat zyrtare do të jene shumë shpejt të detyrueshme në formatin Open. Ky angazhim rrit nevojën për aftësim dhe njohuri tek profesionistët e angazhuar.

Kush mund të marrë pjesë në këtë trajnim:

  • Eksperte/Specialist IT
  • Eksperte/Specialist ICT
  • Zhvillues Software & Webmasters
  • Aktiviste për Transparencë nëpërmjet teknologjive të reja.

Per regjistrime ju lutem perdorni adresen: http://publicdatausabilityalbania.eventbrite.com/
Vendndodhja e trajnimit do te njoftohet ne nje njoftim te dyte.