Open Data Day 2017, Gazetarët të Drejtësisë kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për mospublikim të Vendimeve Penale.

Data 4 mars 2017 është Dita Për të Dhëna të Hapura  OpenDataDay. Aktorë të angazhuar në çlirimin e të dhënave në vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar evente dhe kanë prezantuar iniciativa në dobi të Open Data kryesisht për sektorin publik. Organizata AIS promotore e Open Data për Shqipërinë ka ftuar gazetar që mbulojnë cështje të drejtësisë në një tryezë mbi të dhëna për transparencë dhe antikorrupsion. Fillimisht në tryezë u prezantua iniciativa për RedFlag Indeks, shënimi si të ekspozuar ndaj pabarazisë, shpërdorimit dhe korrupsionit për Tendera të realizuar nga Bashkitë. Pas hulumtimit dy vjeçar të tenderëve dhe kontratave të 61 Bashkive dhe ndërtimit të një databaze me të dhëna për çdo prokurim, shënimi me Red Flag synon të evidentojë automatikisht çdo procedurë që zhvillohet pa garë, pa konkurrencë, pa afate të përshtatshme për përgatitjen e ofertës.

Në takim, gazetarët e drejtësisë ngritën shqetësimin për mos publikim dhe heqje nga web-i online i Gjykatës së Rrethit Tiranë të çështjeve Penale dhe vendimeve mbi ecurinë. Pas 12 vitesh praktikë transparence në publikim gjykata në fjalë ka vendosur të mos japë më akses publik mbi vendimet. Kjo masë është marrë pas ankesave të individëve mbi vendime të karakterit privat dhe familjarë. Por Gjykata ka zgjedhur të bëjë offline të gjithë databazën duke fshehur edhe vendime të karakterit Publik, Penal dhe informacione të tjera të dobishme për transparencë. Gazetarët kanë përgatitur disa njoftime lajme dhe shkrime për këtë zhvillim dhe presin qëndrimin e Gjykatës në një deklaratë për mediat ditën e hënë datë 6 mars.

Të dhëna të Hapura dhe analiza për Kriminalitetin në Familje dhe me të Mitur

Kriminaliteti i të Miturve dhe Kriminaliteti në Familje, këto tema kanë qenë në qendër të publikimeve dhe analizave në portalin Open Data Albania të javëve të fundit. Nga 4 deri 10% e autorëve të dënuar për krime dhe kundravajtje penale nga Gjykatat Shqiptare, në dekadën 2005-2015, janë të mitur nën moshën 18 vjeç. Krime kundër pasurisë si vjedhjet, krime kundër jetës dhe aksidente e pakujdesi në drejtimin e mjetit janë veprat penale që hasen më shpesh tek të miturit. Politika penale në Shqipëri vijon të viktimizojë mosha nën 18 vjeç duke i dënuar në mënyrë paradoksale për vepra ku ata janë viktima si ushtrimi i prostitucionit dhe kalimi i paligjshëm i kufirit.

Gazetarinë e Bazuar në Fakte – MGP një projekt me kontribut

Programi ynë Money, Goverment and Politcs, një program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri nëpërmjet programit  MATRA for Rule of Law ka kontribuar ndjeshëm në Facted – Based Journalism/ Gazetarinë e Bazuar në Fakte në dy vitet e fundit. Në përfundim të fazës së parë të programit konstatohen dhjetëra tema dhe artikuj në faqe të para të gazetave dhe në titujt kryesor të programeve lajme në tv. AIS ka hapur, mirë strukturuar dhe ka analizuar të dhëna për shpenzime buxhetore, trende ekonomike dhe sociale, të dhëna për deklarimin vjetor të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, taksa dhe financime publike. Kjo gamë informacioni i lehtë për tu kuptuar dhe përdorur ka stimuluar qindra artikuj mediatik me gazetari të bazuar në fakte.

Pozicion Pune IT, Webmaster

Kërkohet të punësohet me kohë të plotë ora 9:00 me 17:00 çdo ditë nga e Hëna në të Premte, një person në pozicionin Webmaster. Personi duhet të ketë njohuri IT, shprehi dhe eksperienca të mira mbi algoritmet. Njohur mbi databazat. Të mos ketë punuar vetëm me WordPress dhe të ketë aftësi të mësojë duke punuar. Personi duhet të ketë Diplomë Studime Universitare në Informatikë Ekonomike ose Inxhinieri Informatike.

Vëndi i punës është në Tiranë.

Dërgoni një CV në shqip ose në anglisht në adresën [email protected] titulli i emailit CV – IT, Webmaster.

Aplikimet  janë të hapura deri në datë 20 Dhjetor.

Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor, Workshopi, Follow the Money / Ndiq Paratë – në ScanTV

Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop :

Z.Afrim KRASNIQI, Drejtor Ekzekutiv ISP

Znj. Eleonora OLLI, Nënkryetare  IEKA

Znj.  Manjola NAÇO, Drejtore Audit KLSH

dhe u diskutuan me gazetarët.

Në event ishte edhe znj.  Dewi van de WEERD, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës e cila theksio rolin e rrëndësishëm që ka media për procese të rregullta zgjedhore dhe në tkurrje të rasteve korruptive.

Më poshtë kronika e përgatitur nga ScanTV për këtë workshop.

 

Workshop Datë 08.12.2016 : Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.

Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.

AIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data Albania për Shqipërinë po realizon një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Takimi i parë i këtij cikli u mbajt në datën 26 Tetor dhe u diskutua mbi Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi.

Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe anticorrupsionit, AIS fton gazetarët të aplikojnë për tu përzgjedhur për eventin e dytë me temë Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Në këtë takim do të trajtohen cështje që lidhen me ligjin zgjedhor, praktikën, defekte të shfaqura dhe element të pandërshkueshmërisë për korrupsionin zgjedhor.
Follow the Money, takimi i dytë do të mbahet në datën 8 dhjetor në vigjilje të ditës ndërkombëtare të antikorrupsionit

Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .

Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike

Monitoro kontraktorë privat në kontrata publike. Ky është projekti më i ri që AIS sapo ka startuar. Qëllimi është identifikimi i personave që qëndrojnë pas kontratave publike, emra të aksionarëve dhe pronarëve, historiku i tyre në kontrata publike, karakteristika të kompanisë dhe lidhje të mundshme interesi. Projekti mbështetet nga   LëvizAlbania Local Democracy in Action program me financim nga Swis Development and Coperation Agency. Databaza mbi kontraktorët privat të kontratave për shërbime, punë dhe investime publike do të zbardhen në muajin Mars 2017.

Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag

Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive ( nga Korriku 2015 e në vazhdim). Baza e të dhënave u bë e përdorshme nëpërmjet një platformë web në një format të dhënave të hapur dhe me filtra të kërkimit dhe përzgjedhjes që mundësojnë një listë dhe ripërdorimin e informacionit nisur nga bashkitë, datat, llojet e prokurimit, vlera e ofertave dhe kontraktorët përzgjedhur. Kjo platformë u bë publike në shkurt 2016, dhe që atëherë, ka shërbyer si pikë referimi për përdorim cilësore dhe sasiore nga ana e qytetarëve, gazetarëve, aktorëve të përfshirë në transparencë, dhe aktorëve të angazhuar në vlerësimin e performancës së Bashkive. Projekti në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike (ato pa konkurs, negociatat e drejtpërdrejta pa një justifikim, dhe afate të ngjeshura për përgatitjen e tenderëve) do të shënohet me një flamur të kuq [1]. Baza e të dhënave është duke u përditësuar në baza ditore, duke i dhënë kështu mundësi për monitorimin, aktivitet watchdog, vlerësimin dhe reagimin e qytetarëve në kohë reale.

Qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të tij është hapja, publikimi, sigurimin i aksesit në, përdorimet miqësore dhe analitike e të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe kontratat publike të pushtetit lokal. Shkurtimisht, kjo është e gjitha në lidhje me krijimin dhe aplikimin e disa instrumente për qëllime të informimit, transparencës, dhe proceseve watchdog.

Prokurimet e Hapura përmbajnë informacion në lidhje me njoftimet për tendera, kriteret teknike, kufijtë e fondeve, afatet për aplikim, llojet e kontratave, llojet e procedurave, ofertat, ankesat, anullime, numrin e pjesëmarrësve në tender, dhe fituesit. Prokurimi finalizohet kur është nënshkruar kontrata. Kjo është ajo ku fillon strukturimi i të dhënave, e cila korrespondon me Kontraktuesit e Hapur.

Kontraktuesit e Hapur përmbajnë informacion në lidhje me të dhëna, kur kontratat janë nënshkruar, palët kontraktuese, vlera e kontratës, kriteret teknike, dhe objekt i kontratave, kushteve të kontratës, dhe pagesat që dalin nga kontrata.

[1] Një Red Flag është një fakt, ngjarje, rrethana, ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mos-pajtueshmërisë me ligjet anti-korrupsion .

Open Procurement në the Media