SHKURTI 2022: Muaji i Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian!

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian në tërësi si dhe procesi i negociatave për anëtarësim në veçanti është një përpjekje e përbashkët e shoqërisë shqiptare si një prioritet kombëtar, i cili kërkon vazhdimësi dhe angazhim nga të gjithë faktorët shoqëror.

Ideja për të patur një muaj të veçantë, të dedikuar me aktivitete të ndryshme dhe të organizuar nga të gjitha grupet e interesit si dhe institucionet publike e jopublike të përfshira në proces, vjen për të rritur më tej cilësinë e debatit publik mbi procesin e integrimit evropian si dhe për të patur një fokus më të gjerë në informimin dhe njohjen e procesit.

 

Muaji i Integrimit në BE:

 Më shumë përfshirje e aktorëve shoqërorë në procesin e Integrimit Evropian.

 Rritje e cilësisë së debatit publik mbi Integrimin dhe Negociatat.

 Njohje më e mirë e hapave që Shqipëria do të ndjekë në rrugën drejt BE.

→ Rritje e transparencës dhe bashkërendimit ndërmjet aktorëve publikë dhe jopublikë.

100 tenderat me vlerë më të lartë viti 2021, 35 janë me RedFlag pa garë

Open Data Albania ka publikuar listën me 100 tenderat me vlerë më të lartë, të mbajtur nga Autoritetet Tenderuese Shtetërore gjatë vitit 2021 . Këto tenderë janë të renditura sipas vlerave, Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë – Sarandë. Ky tender ka vlerë fondi limit pa 18 967 810 952 Lekë dhe u fitua nga një bashkim operatorësh turk İNTEKAR YAPI LTD. – İ, dhe është prokuruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky kontraktim është sa 23% e vlerës së kontraktimeve për 100 tenderat me vlerë më të lartë të vitit 2021. Ndërsa spikat fakti që në 100 tenderat më të mëdhenj, janë 35 kontraktime me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, me pak fjalë tenderime RedFlag pa garë.

Bizneset që po ndërtojnë pas Tërmetit, 10 Operator Ekonomik fituan 25 % të gjithë fondit shtetëror

Open Data Albania ka publikuar Renditje të Operatorëve Ekonimik në Procesin e Rindërtimit sipas vlerave. Në total janë 67.6 miliard lekë të njoftuara për Kontraktim sipas Bizneseve. Lista kryesohet nga një bashkim operatorësh ku drejton një Biznes i themeluar nga një kryebashkiak në detyrë. 10 Kontraktorët më të mëdhenj kanë aty 25% të vlerës totale të kontraktimit. 33 Kontraktor kanë 50% të fontit. Në listë nuk ka asnjë biznes të huaj apo ndërkombëtar, dhe kjo pritej sa kohë që procedura e përzgjedhur për identifikim dhe kontraktim, nuk respekton liritë ekonomike dhe barazinë e garës. Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH .

Tendera me Risk për Parregullsi dhe Probleme të Garës Bashki viti 2021

Date : 26 Janar, 2022

Në vitin 2021 Bashkitë kanë zhvilluar 29 tendera me vlerë mbi 100 milion lekë dhe me shënimin RedFlag çfarë tregon për rrisk potencial për parregullsi dhe korrupsion në garë

Bashki problematike paraqitet Durrësi, për shkak të procedurës së dhënies me negocim (pa garë) e Kontratës me Vlerë 1 148 864 000 Lekë objekt pune Depozitimi i Mbetjeve Urbane Bashkia Durrës. Kjo procedurë u mbajt në muajin Shtator 2021, dhe Kontraktori përfitues është Integrated Ebergy BV SPV.

Po bashkia Durrës shënon edhe dy tender të tjerë po me vlerë mbi 100 milion lekë të mbajtur gjatë vitit 2021 dhe që kanë risk të lartë për parregullsi, abuzime dhe korrupsion. Konkretisht është tenderi për Ndërtimin e rrjetit K. U. Z të fshatit Shënavlash Bashkia Durrës me vlerë fondi limit 364 498 645 Lekë.  ky tender u bë me garë të hapur, por gjatë vlerësimit u s’kualifikua ofertuesi me vlerë më të ulët. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve EdiCom shpk dhe 2T shpk. Po në Bashkinë Durrës gjatë vitit 2021 është zhvilluar duke marrë shënimin për risk edhe tenderi Lot 1 Naftë 10ppmULSD me vlerë fondi limit 109 199 733  Lekë, i fituar nga Kastrati shpk.

Bashkia Tiranë ka 3 procedura kontraktimi të mbajtura në 2021, me vlera mbi 100 milion lekë dhe me risk për parregullsi. Vlera e Fondit Limit për to është 2 033 144 843 Milion lekë.  Tenderi me titull “Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s. është procedura, që shënoi vlerë fondi limit 1 762 144  843 Lekë. Kjo procedurë është fituar duke s’kualifikuar operatorin me ofertë më të leverdishme (ulët). Po bashkia Tiranë ka edhe dy tenderime të tjera me risk si tenderi Për Shtesa e Kontratës Rikonceptimi i Kopshtit Zoologjik vlerë fond limit 105 311 644 lekë dhe Blerje Kimikate për UKT 165 78 500 lekë.

Bashkia Pogradec ka dy tendera të tillë, konkretisht “Ndërtim i ujësjellësit rajonal Çërravë & Dardhas-Burimet e Gurrasit” me vlerë fondi limit 775 722 413 Lekë dhe “Ujësjellësi i Mokrës Faza e II-të”, Bashkia Pogradec me vlerë 221 972 534 Lekë.

Një bashki e vogël si Poliçani shënon tender me vlerë të fondit limit prej 700 000 000 Furnizimi me ujë i fshatrave Vertop, Bregas, Fushe-Peshtan dhe Vodice, Bashkia Poliçan” dhe me markimin me red flag si tender me risk për parregullsi në garë. Shënimi me red flag është vendosur pasi në procedurë mori pjesë vetëm një kompani.

Elbasani ka gjithashtu tendera të tillë , konkretisht atë me titull Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit dhe Blerje makineri pajisje për UK.

Rikonstruksionet e rrjetit te Ujësjellësit, janë gjithashtu ne listën e Bashkisë Dropull të renditura si gara me shënime rrisku.

Ndërsa Shkodra

Tenderët me Red Flag janë tendera ku vlerësohet automatikisht se gara ka një problematikë me konkurrencën apo mungesën e garës. Lista e Plotë Red Flag Tendera në Bashki është e afishuar në Portalin Open Procurement.al

 

Gjykata Kushtetuese të Shfuqizojë Ligjin Korruptiv – Partia Demokratike mbështet Padinë e Përgatitur nga Shoqëria Civile

Datë: 17 Janar, 2022

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese Kërkesë Padi për Pezullimi dhe Shfuqizimi të Kreut VI, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ligji cenon Lirinë e Veprimtarisë Ekonomike si liri Kushtetuese. Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit 2019, me fond rreth 120 miliard Lekë po bëhen me kontraktor të përzgjedhur pa garë të hapur. Duke kufizuar Liritë Ekonomike. Ligji krijon premisa për përzgjedhje të Bizneseve me mënyra klienteliste me dëm të lartë financiar. Kjo Padi është përgatitur nga Organizata AIS/OpenData Albania, dhe është depozituar në Kushtetuese në shtator 2021. Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin e Kërkesë Padisë me arsyetimin se Shoqata nuk justifikon interes të drejtpërdrejtë me Kërkimin. Duke vlerësuar të drejtë thelbin e Padisë, dhe duke ju përgjigjur kërkesës së Organizatës për të vënë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje me çdo kusht, Partia Demokratike, mbështet Kërkimin e bërë nga Shoqëria Civile, dhe ka depozituar këtë Padi me nënshkrim të 28 Deputetëve të saj. Tashmë Gjykata Kushtetuese duhet shqyrtojë anti-kushtetueshmërinë e ligjit.

Etapa të Procesit:

  • Data 28.09.2021 AIS depoziton në Gjykatë Kushtetuese Padi kundër Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, Cënon Liri Kushtetuese dhe krijon Klientelizëm. Padi në Shqip dhe Anglisht.
  • Data 26.11.2021 AIS deklaratë publike Gjykata Kushtetuese po vonon Shqyrtimin e Padisë, 100 miliard lek tenderohen me klientelizëm.
  • Me vendim Nr 132, të marrë në datën 15 nëntor 2021, Publikuar për palët 1 dhjetor 2021, Gjykata Kushtetuese Vendos Moskalimin e Çështjes për Shqyrtim në Seancë Plenare Relator znj. Elsa Toska gjyqtare. Vendim Refuzim Shqyrtimi nr. 132.
  • Janar 2022 Partia Demokratike, me 28 Firma Deputetësh përcjell në Gjykatë Kushtetuese Padi për Pezullimin dhe Shfuqizimin e Kreut VI, Procedurat e Prokurimit Publik, nenet 40 – 44, dhe neni 4, pika 7 dhe pika 9, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019. 
  • DataBaza Kontraktime Programi i Rindërtimit Bashki- https://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
  • DataBaza Kontraktime Programi i Rindërtimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit – https://openprocurement.al/sq/albaniandf/rindertimi

Trajnim: Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, Rrogozhinë 18.12.2021

Organizata AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të projektit me titull Monitorim Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike I mbështetur nga  Lëviz Albania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbajti në datat 18 Dhjetor për Bashkinë Rrogozhinë një trajnim për Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të aktorëve civil Aktivist në Antikorrupsion.

AIS partner në Projektin C1-EU-NPA, në Përmbushjen e Kapitujve Negociues (Cluster 1), dhe Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri

C1-EU-NPA, Përmirësim i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), Përmes Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri. Ky është Projekti[1] më i ri i AIS në partneritet me organizatat CSDGISP dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.  Partnerët synojnë Të mbështesin procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me Grupin e Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), përmes përmirësimit të debatit të politikave, forcimit të llogaridhënies dhe rolit të OSHC-ve në proces. Organizata AIS do të angazhohet me fokus kryesor Kapitullin mbi Prokurimet Publike, Kontrolli Financiar dhe Statistika. Mbështetës Financiar i projektit C1-EU-NPA është Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë


[1] http://ais.al/new/titulli-i-projektit-c1-eu-npa-permiresimi-i-debatit-mbi-politikat-dhe-llogaridhenien-per-te-permbushur-te-drejtat-bazike-permes-krijimit-te-platformes-se-negociatave-te-grupit-nje/

Rindërtimi rreth 100 miliard Lek po tenderohen me Procedurë Klienteliste, Gjykata Kushtetuese e vonuar në Shqyrtim Padie dhe Shfuqizim Ligji

Progres Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë, vlerëson se ka Progres të Mirë (good progres) sa i takon adoptimit të Ligjit të ri për Prokurimet, sipas Standardeve EU. Por Ndërkohë Qeveria Shqiptare  shmang dhe anashkalon këtë Ligj duke përdorur për kontraktime Ligje të Veçanta. Rast Tipik janë kontraktime për Rindërtimin pas Tërmetit, Program Afatmesëm  i Buxhetit të Shtetit, planifikimi rreth 100 miliard Lekë. Kontraktimet po bëhen në anashkalim me Legjislacionin sektorial sipas Aktit Normativ Ligj 97/2019. Ky akt fuqi ligji, cënon të drejtën kushtetuese për Liri Ekonomike, dhe krijon terren për klientelizëm dhe favorizim. Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar me Padi të bëj shfuqizim të Ligjit 97/2019. Padia është dorëzuar më 28 shtator 2021, dhe ende nuk ka një datë për shqyrtim kundër një Ligji të Qeverisë Shqiptare me pasoja të rënda financiare. Deri tani kontraktimet për Rindërtim janë bërë nga Ekzekutivi dhe Bashkitë Kryesore. Padia jep argumente se çfarë efektesh negative ka aplikimi i Ligjit të Veçantë kundrejt Legjislacionit të Hartuar sipas Standardeve EU.

Keqpërdorim i Parave Publike në Zgjedhje, Legjislacioni dhe Institucionet nuk garantojnë Procesin

Rreziku për keqpërdorim të parave publike në Zgjedhje është i larte. Denoncimi i AIS për keqpërdorim të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, në Zgjedhje të 25 Prillit, u rrëzua nga Institucionet e Hetimit Administrativ.  Ato nuk dhanë zgjidhje për shkeljet e konstatuara në zonën ku fitoi Kryeministri Rama. AIS kallëzoi se në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, Këshilli i Ministrave Vendim datë 25 mars dhe Këshilli Bashkiak Durrës Vendime 12-24 Prill, transferuan dhe ekzekutuan në Durrës 6.1 Milion Euro grante[1] jo emergjente, përfitues Individ vlera 1-5 mijë USD. Komisioneri u vetshpall jo kompetent dhe refuzoi padinë. KAS pas Apelimit të AIS, pranoi hetimin, por e përfundoi[2] me vetëm një seancë ku nuk u dëgjuan ekspert dhe palë të Kallëzuara. Nisur nga qëndrime të Komisionerit e KAS-it, organizata ngre alarmin se  Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm 3 – 5 vjet,  mund të përdoret edhe në Zgjedhje të ardhshme për të kompromentuar votuesit me dhënie grant individual pak orë para votimit.

 

[1] https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019/inst_code/2107001/pay_cat/6060099/from_date_reg/2021-03-25/to_date_reg/2021-04-30

[2] https://ndiqparate.al/?p=14550

AIS alarm: Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm, mund të përdoret në Zgjedhje të ardhshme (2022-2025) për të kompromentuar votuesit me grant individual pak orë para votimit.

Rreziku për keqpërdorim të parave publike në Zgjedhje është i larte. Denoncimi i AIS për keqpërdorim të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, në Zgjedhje të 25 Prillit, u rrëzua nga Institucionet e Hetimit Administrativ.  Ato nuk dhanë zgjidhje për shkeljet e konstatuara në zonën ku kandidoi  Kryeministri Rama. AIS kallëzoi se në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, Këshilli i Ministrave Vendim datë 25 mars dhe Këshilli Bashkiak Durrës Vendime 12-24 Prill, transferuan-ekzekutuan  në Durrës 6.1 Milion Euro grante jo emergjente, përfitues Individ vlerë 1-5 mijë USD. Komisioneri u shpall jo kompetent dhe refuzoi padinë. KAS pas Apelimit të AIS, pranoi hetimin, por e përfundoi me vetëm një seancë ku nuk u dëgjuan ekspert dhe palë të Kallëzuara. Nisur nga qëndrime të Komisjonerit e KAS-it, organizata ngre alarmin se  Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm 3 – 5 vjet,  potencialisht do të përdoret edhe në Zgjedhje të ardhshme për të kompromentuar votuesit me dhënie grant individual pak orë para votimit.

Etapa të Procesit AIS kundër Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, Denoncim, Vendim, Hetim Administrativ:

  1. Data 31 Maj 2021, AIS paraqet Denoncim pranë Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Fondi i Rindërtimit u Përdor në Durrës për Favorizim të Subjekti Elektoral PS. Të Kallëzuar Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës Këtu
  2. Data 16. 07. 2021, Komisjoneri Shtetëror Përgjigje dhe Kërkesë për Informacion nga Institucione të Kallëzuara Këtu
  3. Vendim Nr. 439 datë 2.08.2021 Vendim i Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet për Zgjatje të Afatit të Shqyrtimit Administrativ Këtu
  4. Refuzim nga Komisioneri. Vendim i KQZ (nr. 457, datë 01.10.2021 ) Për  shqyrtimin administrativ për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës Këtu
  5. 28 tetor 2021. Ankimim AIS Kundër: Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet Këtu

Seanca në KAS u mbajt në datën 8 nëntor. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi Kërkesën tonë për ndryshim të Vendimit të Komisionerit Shtetoror pjesa e mos kompetencës, por rrëzoi pretendimet për parregullsi të akteve të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, akte që bënë të mundur pagesa të granteve Individuale pak orë përpara ditës së Votimit. Teksti i Njoftimit të KAS si më poshtë

𝐊𝐀𝐒 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐚𝐧𝐤𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐈𝐒.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot (data 8 Nëntor) kërkesën ankimore nr. 74, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 457, datë 01.10.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, me ankimues organizatën Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS).

Instituti Shqiptar i Shkencave ka kundërshtuar aktet të Këshillit të Ministrave dhe bashkisë Durrës lidhur me fondet që kanë akorduar për subjektet e prekura nga tërmeti. Për këtë ankimim, KSHZ kishte shpallur mos kompetence.

Pas dëgjimit të palës ankimuese dhe shqyrtimit të dokumentacionit, KAS konstatoi se shqyrtimi është kompetencë e organeve të KQZ-së, ndaj me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës për ndryshimin e vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve sa i përket shpalljes së mos-kompetencës së për shqyrtimin e denoncimin e ankimuesit.

Në përfundim të hetimit administrativ, KAS konkludoi se aktet e kundërshtuara nga Instituti Shqiptar i Shkencave, nuk formojnë shkelje të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të KRR (reformatori), sepse nëpërmjet tyre nuk propozohet, nuk miratohet dhe nuk bëhet alokim fondesh rishtazi por përcaktohen procedura ekzekutive, ndaj me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës për vendosjen e sanksionit administrativ për shkelje të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ.

Ky Vendim mund të kundërshtohet në Gjykatë Administrative brenda 30 ditëve nga Zbardhja e tij në Faqen e KQZ.