Event: Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit

AGJENDA

Event:
Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit

Organizator:
AIS, promotor i Open Data Albania

Projekti dhe Partneriteti:
“Rritja e përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve” një projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium, i drejtuar nga IDM, në partneritet me Citizens Channel dhe AIS

Vendi:
Salla Praga, Hotel Rogner Tirana

Data:
Mars 29, 2024

 

Agjenda:

Kliko këtu

 

Workshop: Me Pjesëmarrës Përfaqësues nga Administrata e Parlamentit dhe e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Workshop:
Me Pjesëmarrës Përfaqësues nga Administrata e Parlamentit dhe e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Mbi aspekte të punës për pjesëmarrje, monitorim dhe dialog me qytetarët gjatë hartimit dhe raportimit të Financave Publike

Workshop-i mund të konsiderohet edhe si vijimësi (follow up) i eventit të mëhershëm të mbajtur në datën 31 Janar 2024, me titull “Mbikëqyrja e Financave Publike, mbi Rolin e Parlamentit, Institucioneve dhe Shoqërisë Civile”.

Organizator:
AIS, promotor i Open Data Albania

Projekti dhe Partneriteti:
“Rritja e përgjegjshmërisë së parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve”, një projekt i financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatohet si konsorcium mes IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS.

Vendi:
Hotel Tirana Marriott, Salla Vjosa, Kati i tretë

Data:
1 Mars 2024

Agjenda:
Kliko këtu

 

TRAINIM: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit

AGJENDA TRAINIM
Malësi e Madhe, 08 Mars 2024

Titull:
Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit

Organizator:
AIS promotor i Open Data Albania

Projekti dhe Partneriteti:
Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS.

Objektiv:
Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe mediave lokale për të kontribuar në planifikimin e buxhetit të shtetit dhe për politikat e shpenzimeve publike

Zona:
Rajonet: Lezhë; Dibër; Shkodër; Kamzë; Kukës; Tiranë; Malësi e Madhe

Target:
Përfaqësues të Shoqërisë Civile; Aktivist dhe Gazetar Lokal

Parashtrim Projekti
Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në partneritet me Citizens Channel dhe me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS), do të zbatojnë projektin “Rritja e përgjegjshmërisë së parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve”. Ky projekt ka për qëllim të forcojë përpjekjet e parlamentit për të nxitur një mjedis mundësues për angazhim të qenësishëm të qytetarëve në proceset e politikave dhe legjislative në vend, si një mjet për të nxitur interesin publik dhe ndërtimin e besimit ndaj institucionit.

Parashtrim Aktiviteti
Ky Trajnim që do të mbahet në dy nga Rajonet e targetuara, ka si synim rritje të kapaciteteve të shoqërisë civile dhe përmirësim të tyre në njohjen dhe pjesëmarrje gjatë ciklit të Buxhetimit në Parlament. Trajnimi synon aftësim për të kuptuar dhe monitoruar Procesin e Hartimit, Miratimit dhe Raportimit të Buxhetit të Shtetit në Parlament. Ngritje e kapaciteteve të tyre për të reaguar dhe marrë pjesë gjatë procesit të Planifikimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit dhe Politikave që lidhen me Financat Publike. Trajnimi synon edhe prezantimin e Instrumenteve të Mundshëm Ligjor për pjesëmarrjen, propozime apo seanca dëgjimore në Komisione Kuvendore.

Target:
Aktivist, Gazetar dhe Përfaqësues të Organizatave jo Qeveritare.

Agjenda:
Kliko Këtu

 

 

AIS Shqetësime mbi Projekt-Ligjin Për Ndryshime Ligji Prokurim Publik, në kundërshtim me MSA dhe me risk potencial për korrupsion

Të nderuar Miq,

Në datën 8 Shkurt 2024 Parlamenti do të kalojë në Votim në seancë plenare një Projekt Ligj për Shtesa në Ligjin për Prokurimin Publik Nr.162/2020.

Duke u njohur me draftin e Projekt Ligjit që po shqyrtohet këtë javë në Komisione Parlamentare, AIS shpreh shqetësim të theksuar për dy aspekte të Projekt Ligjit:

Bashkëlidhur dhe Shkresa e Organizatës AIS pёr Parlamentin (komisionet respektive)

Oponence. Projekt-Ligj Për Ndryshime Ligji Prokurim Publik

  1. Neni 48 pika 2, e bën ligjin me risk të lartë për Korrupsion dhe me hapësira për Kontraktime me risk për abuzime. Si i tillë ky nen bie në kundërshtim dhe me Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit neni 74.
  1. Draft Ligji, iniciative e Qeverisë Shqiptare parashikon ndërhyrje për një Sistem Elektronik të Integruar për PP, por Relacioni që shoqëron Ligjin nuk ka parashikuar Kostot Financiare të ndërhyrjes dhe Parlamenti nuk mund të kalojë një Ligj pa Parashikime të Sakta Financiare nga Qeveria (Ministria e Financave).

Sa më lart AIS i ka kërkuar Parlamentit me shkresë të heqë nenin 48 pika 2 nga Projekt Ligji pasi në analizën tonë për corruption proofing of legislation ky nen ka risk të lartë.

Përmbajtje e Neni 48, Dispozita kalimtare pika 2. ”Brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet e administratës shtetërore/publike në nivel qendror të negociojnë dhe të lidhin marrëveshje konsulence ndërkombëtare brenda fushës së kompetencës së tyre në fusha me interes strategjik, në drejtim të aplikimit të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës kritike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu Ky Projekt Ligj nuk duhet të kalojë në Seancën Plenare të datës 8 Shkurt, pa u shoqëruar me Relacion të Detajuar nga KM për Kostot Financiare dhe pa shqyrtuar me kujdes problematikat qe bien ne Kundërshtim me MSA.

I sugjerohet Kuvendit që përpara shqyrtimit Final në Seancë të inicioje, kërkojë edhe një Takim Konsultues me organizata qe veprojnë si Shoqata Biznesi, Shoqata qe Punojnë në Fushën e Shtetit të Së Drejtës, Integrimit Evropian dhe Transparencës.

Organizata AIS e njohur si Open Data Albania ka marrë pjesë më parë në Procesin e Konsultimit Publik të Qeverisë Shqiptare për këtë Draft Ligj (qershor – shtator 2023). LINK

 

 

Me respekt

Aranita BRAHAJ

Drejtore AIS / Open Data Albania

Prokurimi Publik. Angazhim pёr Praktika mё tё mira dhe forcim tё kulturës Watchdog përmes standardit Open Contracting

Sektori Prokurim Publik përbën rrezikun numër “Një” pёr korrupsion nga Qeveritë. 30% e shpenzimeve publike shpërndahen përmes Tenderimeve. AIS kontribuon pёr Standarde tё Hapura tё Tenderimit dhe Forcim tё modelit Watchdog. Databaza pёr Prokurime tё Hapura funksionon si instrument pёr transparencë dhe llogaridhënie nё tenderim. Pasaportat me informacion pёr tё gjitha fazat e tenderimit janë tё hapura pёr Pushtetin Vendor LGU, Sektorin Shëndetësi, Autoritetin Rrugor Shqiptar ARRSH, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Shoqëritë Publike. Ndërsa njё algoritëm i vlerësimit tё rriskut dhe markimit me RedFlag skanon dhe publikon nё kohё reale tenderët me problematikë tё garës dhe konkurrencës. Po njësoj tё dhëna pёr përqendrime kontratash nё pak Biznese, apo aplikimi i Procedurës sё Limituar nё mbi 25% e vlerave vjetore tё tenderimit publik janë evidentuar nё Artikuj tё Publikuar. AIS ka litiguar nё Gjykatë edhe kundër Legjislacionit Special pёr tenderime nё Raste Fatkeqësive Natyrore përtej afateve tё Gjendjes sё Jashtëzakonshme. AIS po merr pjesë kohët e fundit nё Konsultim Publik pёr Ndryshime Ligjore për digjitalizim tё sektorit. I iniciuar nga Qeveria Shqiptare nё Qershor 2023 drafti fillestar potencialisht u referua me nevoja pёr ndërhyrje dhe për garanci te parimeve tё barazisë dhe transparencës. AIS do tё vijoje tё marrё pjesë nё Konsultim tashmë nё procesin Parlamentar tё Ligjit. Mbështetja e Praktikave tё Mira; Forcimi i Kulturës Watchdog ndaj tenderimit dhe promovimi i standardeve dhe principeve tё Open Contracting Partnership janë qëllime tё punës edhe nё vijimësi.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-12-19-110039.png

Biznese Mediatike, mё shume Fitim nё vite elektorale. Pushteti Ekonomik i Zotëruesve tё Medias, Interesa nё sektorë me licencim dhe kontraktim shtetëror

Open Data Albania ka publikuar njё artikull analizё me informacion mbi tё ardhurat vjetore dhe fitimet pёr Biznese Media Televizive. Tё dhënat dëshmojnë fitime dhe arkëtime mё tё larta nё vitin elektoral 2021, kundrejt vitit paraardhës apo pasardhës. Mё herët ODA publikoi njё raport mbi Pushtetin Ekonomik tё Zotëruesve nё Media Audiovizive. Raporti thekson se individët zotërues nё Kompani Televizive zotërojnë edhe 10 deri 39 kompani tё tjera. Lidhjet dhe interesat e tyre karakterizohen nga Leje Ndërtimore, Licenca Publike, Kontrata PPP Koncesion, Status Investitor Strategjik apo Përfitime nga Programi Shqipëria 1 Euro. Interesa nё sektor me fitim tё lartё ekonomik, me licensime, subvencione, leje apo kontraktime me palё nё Pushtet, e bëjnë sektorin mediatik tё ekspozuar nё Lidhje Interesi dhe Varësi edhe me Palё Politike. Kjo rrezikon lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale. Artikujt analizë për sektorin Mediatik, pushtetin ekonomik, te ardhurat, fitimet dhe strukturë zotërimi janë përgatitur si pjesë e Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption 2021-2023, projekt me mbështetje financiare Sweden International Development Cooperation Agency.

This image has an empty alt attribute; its file name is download-1-1.png

Regjistri i Magjistratëve – Me Pёrmirsu Aksesin dhe Besimin e Publikut nё Drejtësi, Integriteti pas Vettingut

Organizata AIS prezantoi kёtё dhjetor nё njё event rajonal pёr Shkëmbim tё Njohurive dhe Ideve mbi Qeverisjen e Hapur, projektin Akses Drejtësi Regjistri Shqiptar i Magjistratëve. Me organizimin e NDI Mali i Zi u bashkuan nё Budva aktivist dhe zyrtare me fokus modele dhe iniciativa tё Qeverisjes se Hapur. Miniera e tё Dhënave Regjistri i Magjistratëve shfaq Pasaporte me informacion e dokumente pёr çdo gjyqtar e prokuror. Po njësoj edhe pёr Institucione tё reja tё Drejtësisë. Zotëruesit e Databazës konstatojnë interes tё theksuar nga Qytetarët qё klikojnë nё Pasaporta tё gjyqtarëve dhe prokurorëve qё po hetojnë afera korruptive tё zyrtarëve tё lartё, tashmë nёn hetim apo nёn akuzё. Regjistri i Magjistratëve ёshtё aktivitet i Projektit me tё njëjtin titull, projekt i mbështetur financiarisht nga Ambasada e USA ne Tirane përmes Programeve tё Komisionit pёr Demokraci. Opinionet, Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet e shprehura janë tё autorëve dhe jo domosdoshmërish reflektojnë ato tё Departamentit tё Shtetit.Aktivitetet i Projektit edhe njё Dokument Politikash mbi Rregullimet Ligjore dhe Praktiken pёr Akses nё Informim tё Institucioneve te reja tё Drejtësisë.

This image has an empty alt attribute; its file name is unnamed-4.jpg

Konferenca mbi Shkëmbim të Njohurive dhe Ideve për Qeverisje të Hapur dhe Transparence – AIS prezanton databazën Akses Drejtësi si një model frymëzues për OGP në Rajon

Akses Drejtësi – Regjistri i Magjistratëve është databaza më e re e krijuar nga organziata AIS promotore e të dhënave të hapura për Shqipërinë.

Miniera e të Dhënave Regjistri i Magjistratëve ёshtё krijuar me qellim rritjen e aksesit dhe besimit tё publikut tek Reforma Kritike nё Sistemin Gjyqësor.

Me ftesё tё National Demokratik Institute NDI Montenegro, Kjo Iniciativë e shoqërisë civile pёr Përmirësim tё Aksesit, Kontrollit dhe Besimit Publik nё Drejtësi, u prezantua ne datën 8 dhjetor nё njё event ndërkombëtar  me fokus nё shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave sa i takon procesit tё Partneritetit pёr Qeverisje tё hapur OGP.

Drejtore e Projektit Aranita Brahaj shpjegoi se si AIS ka kontribuar duke krijuar kёtё instrument tё rёndёsishёm pёr Përmirësim tё Aksesit Publik, Kontrollit dhe Besimit te Reforma dhe Institucionet e Drejtësisë, duke hedhur dritë mbi Integritetin e Magjistratëve edhe pas Vettingut.

Regjistri i Magjistratëve konsiston nё krijimin e njё Pasaporte me tё dhëna dhe dokumente pёr çdo gjyqtar, prokuror dhe zyrtarё tё drejtësisë.

Informacioni i jep akses publikut tё njohё profilin, integritetit, karrierën, performancën dhe aspekte tё profesionalizmit duke garantuar kështu kontroll mbi integritetin e Magjistratëve.

Po njësoj profile janë krijuar edhe pёr Institucionet e reja tё drejtësisë ku katalogu shfaq tё gjitha vendimet dhe dokumentet qё lidhen me Institucionin dhe Vendimmarrjen.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-12-05-094111.png

Çdo ditё qytetarët klikojnë nё Pasaporta tё gjyqtarëve dhe prokurorëve qё po hetojnë afera korruptive tё zyrtarëve tё lartё tashmë nёn akuzё. Përfitues nga Aksesi i Përmirësuar nё Data dhe Dokumente tё Magjistratëve dhe Institucioneve tё Drejtësisë janë përfaqësues tё medias, punonjës nё sistemin e drejtësisë, akademik, organizata dhe publiku nё tёrёsi.

 

AIS si pjesë e aktiviteteve tё këtij projekti ka përgatitur edhe njё Dokument Politikash mbi Rregullimet Ligjore dhe Praktikёn qё Institucionet e reja tё drejtësisë kanë krijuar sa i takon aksesit. Ky dokument politikash skanon praktikёn aktuale dhe jep konkluzione dhe rekomandime nё vijimësia.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-12-19-092112.png

Regjistri i Magjistratëve ёshtё aktivitet i Projektit me tё njёjtin titull, projekt i mbështetur financiarisht nga US Embassy nё Tiranё përmes Programeve tё Komisionit pёr Demokraci. Opinionet, Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet e shprehura janë tё autorëve dhe jo domosdoshmërish reflektojnë ato tё Departamentit tё Shtetit.

Katër vjet pas Tërmetit. Qeveria nuk ka rezultate konkrete për Zbutjen e Pasojave. Probleme me Buxhetin, tendera korruptiv dhe raste të rënda abuzimi

Katër vjet pas Tërmetit të 26 nëntor 2019 dhe Pasojave të rënda të tij në jetë njerëzish, banesa dhe infrastrukturë, organziata AIS konstaton që Shteti dhe Qeveria Shqiptare nuk bëjnë dot një inventar ku jemi me përballimin dhe rehabilitimit e pasojave.

Nëntor 2023 mungon një Raport i Qartë mbi:

  • numrin e familjeve të strehuara përmes Programit të Rindërtimit
  • Veprave publike të rindërtuara,
  • Familjeve të trajtuara me grante individuale,
  • Ecurisë në rikonstruksion për këto raste apo
  • veprave publike të përfunduara.

Po njësoj AIS / Open Data Albania konstaton se Disiplina Buxhetore për Financimin e këtij Projekti është proces i munguar ku asnjë e dhënë Planifikimi, Grantimi, Kontraktimi, Alokimi dhe Realizimi nuk rakordon.

Qeveria dhe asnjë nga 11 Bashkitë e dëmtuara nuk garanton afat për Finalizim të Programit të Rindërtimit pas Pasojave të Tërmetit.

Organizata AIS njohur si Open Data Albania ka monitoruar me kujdes dhe ka sensibilizuar mbi Problematika të këtij Programi. Po njësoj është litiguar kundër ligjit klientelist e në kundërshtim me të drejtat kushtetuesen, Ligj special përmes të cilit u caktuan Bizneset Kontraktore në rindërtim.

4 vjet pas Tërmetit dhe njoftimit të Programit po ndajmë me ju disa gjetje dhe evidenca mbi keqqeverisjen e Programit të Rindërtimit dhe konkretisht:

  • me 17 shkurt 2020 Qeveria Shqiptare prezantoi në Konferencën e Donatorëve në Bruksel të mbajtur nga Komisioni Europian, nevojën për Ndihmë për Programin e Rindërtimit pas tërmetit me Kosto mbi 1 miliard Euro.
  • Në këtë konferencë Donatorët dhe shtete Mike duke u bazuar në Kërkesat financiare për rikuperim premtuan ndihmë dhe kreditim për Shqipërinë si Shtet i Dëmtuar nga Tërmeti në vlerën 1.15 miliardë euro ose rreth 140 miliarde Lekë. Analiza

 

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-120658.png
  • Në vitin e katërt buxhetor të këtij programi  2023 AIS / Open Data Albania konstaton se Buxheti i Shtetit ka realizuar konsoliduar deri mars 2023 vetëm 75 miliard lekë (2022 janë16.6 miliard, 2021 janë 29.5, në 2022 28,9 dhe në 2023 vetëm 5 miliard Lekë).
  • Absurdi qëndron që ndërkohë përmes 11 bashkive dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim Qeveria ka njoftuar Prokurime Publike dhe Fitues për 856 tendera me fond limit total 96.65 miliard lekë ku me lidhje kontrate rezultojnë 84.69 miliard lekë.
  • Diferenca në Rakordim bëhet më e thellë duke analizuar se veç Prokurimeve Publike, Programi i Rindërtimit ka shpërndarë me grante individuale 11.5 miliard lekë.
  • Grant Individual plus Prokurim Publik kërkojnë rreth 108.15 miliard, ndërsa Buxheti i Shtetit pa detajuar veprat dhe objektet këtij Programi i jep vetëm 75 miliard. Viti 2024 planifikon edhe 7 miliard të tjera. Diferenca mbetet ende dhe asnjë nga Ministrat e Financës që kanë ushtruar detyrën në këtë periudhë nuk ka bërë shpjegime në Parlament për Mos-Rakordime të tilla Buxhetore. Link

 

This image has an empty alt attribute; its file name is image.png

 

  • Ligji Korruptiv për Rindërtimin. AIS ka kërkuar më herët nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë Aktin Normativ të dhjetor 2019 përmes të cilit Qeveria vendosi të bëj Buxhetim jo të detajuar të Investimeve dhe Kontraktimeve për programin e Rindërtimit. Ligji krijonte procedura të ndryshme nga Legjislacioni për Prokurimin Publik dhe vendoste kontraktime me Procedurë të Limituar, afate të shkurtuara dhe ofertime në tavolinë (jashtë sistemit elektronik të tenderimit). Për AIS ky ligj kufizon liritë ekonomike si liri kushtetuese dhe e bën procesin Klientelist.
  • Padisë në Gjykatë Kushtetuese, të përgatitur nga AIS ju bashkuan edhe 28 deputet Opozitar por Gjykata Kushtetuese në periudhën 2021 – 2022 nuk funksiononte me trupë të plotë gjyqësore. Nga 7 gjyqtarë, 4 shumica Votuan për shfuqizim të Ligjit Korruptiv. Për të shfuqizuar një Ligj në Gjykatë Kushtetuese kërkohen të paktën 5 gjyqtarë të dakordësuar. Më gjatë lexo Constitutional Control over Corrupt Laws, Vacancies of several years in the Constitutional Court bring Serious Consequences for the Prevention of Corruption by Law – Albanian Institute of Science (ais.al)
  • Në vigjilje të zgjedhjeve të 2021 Prokurimet Publike u thelluan me Procedura Problematike të limituara dhe jashtë sistemit elektronik ku theks kishte Kontraktimi për Programin e Rindërtimit.

 

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-120823.png

 

  • Grantet Individuale për Rindërtimin ju dhanë përmes Thesarit të Shtetit, Individëve që kishin dëme te lehta në Banesat e tyre. Vendimmarrjet për shpërndarje dhe pagesat përmes Transaksione thesari u bënë në mënyrë të spikatur në data zgjedhore sidomos në Prill 2021 . AIS vuri në dijeni KQZ për këtë Keqpërdorim të Fondeve Publike në periudhë elektorale. Hetimi administrativ i Kryetarit të Komisionit Zgjedhor dhe KAS nuk referoi qartë nevojë për hetim dhe ndëshkim për raste të tilla. Lexo më shumë

 

This image has an empty alt attribute; its file name is image-1.png

 

 

This image has an empty alt attribute; its file name is image-2.png

 

  • Pasoja të keq menaxhimit. Përqendrimi i Fondeve në Pak Biznese. 42 % e vlerës së kontraktuar është përfituar nga 30 Subjekte Vendase.

 

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-121104.png

 

 

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-121147.png

 

 

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-121147-1.png

 

AIS Open Data Albania shpreh shqetësim për mungesë serioziteti me transparencën financiare të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit dhe mbi nevojë e një rregullimi ligjor më të drejtë për trajtimin e rasteve të emergjencave dhe programeve të zbatimit të nevojave pas Fatkeqësive Natyrore.

 

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-110624.png
This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2023-11-28-110732.png

Databaza për Bashki Rindërtimi dhe Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH janë produkt për transparencë Krijuar nga AIS / Open Data Albania

 

DataBaza Para dhe Pushtet mundëson kontrollin-verifikimin publik të fenomenit Nepotizëm.

Raporte Mediatike raztet prekin 70% të Zyrtarëve të Lartë.

Brahaj: Emërimi i Familjarëve rrezikon të përshkallëzohet në Korrupsion të Strukturuar

Programi Inside Story me gazetare Luljeta PROGNI solli gjatë muajit Nëntor një Raport Investigimi, me evidenca mbi raste konkrete të përvetshme të punësimit të familjarëve të politikanëve në Institucione Shtetërore.

Reportazhi me titull “Pinjollët e Politikës, Institucionet e Lakmuara të shndërruara në çerdhe të Nepotizmit” ilustroi me evidenca të nxjerra nga data baza e AIS,  Para dhe Pushtet se si Ministra, Deputet, Kryebashkiak kanë më shumë se një familjar të punësuar në administratë publike si Ministri, Institucione të Pavarura, Shoqëri me Zotërim Publik SOC, dhe Njësi të Qeverisjes Vendore.

Programi Inside Story Nëntor 2023 

Duke analizuar të dhëna të deklarimit pasuror të 50 Deputetëve program zbardhi dhe raportoi se asnjë nga deputetët (nën analizë) nuk i ka i shpëtuar faktit që familjarë të rrethit të ngushtë punojnë në Administratë Publike.

Programi Inside Story

Inside Story është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën dhe zbardhjen e gabimeve në Qeverisje. Dokumentari dhe gazetarja Progni zbardhën se „ …rruga e shtruar drejt posteve te larta për trashëgimtar të politikanëve nuk është veç fenomen i regjimit totalitar, por shpesh projekt i përshtatur me rregulla loje të pas viteve 90-të. Dokumentari sjell Politikanë dhe zyrtarë trashëgimtarë biologjik të njerëzve të rëndësishëm me “rrugë të gatshme e pa merita publike.

Evidence Based Approach dhe databaza të zotëruara nga AIS. Databaza Para dhe Pushtet është krijuar si një instrument që garanton kontrollin publik të integritetit dhe interesave të zyrtarëve të lartë. Kështu bën të mundur kontrollin nga publiku të rasteve të Konfliktit të Interesit, Nepotizmit, Interesave Ekonomike dhe Familjare të Politikanëve Databaza i jep mundësi publikut të njihet me deklarimin e aseteve dhe nxit gazetarinë investigative të krijojë rraporte të bazuara në prova. Dokumentet dhe Informacioni i kësaj databaze përkon me të dhëna konsistente dhe online për më shumë se 1500 subjekte nga viti 2003 kur Ligji Shqiptar detyroi zyrtarët të Vet deklarojnë.

Inside Story intervistoi edhe drejtoren e programit Aranita Brahaj duke dhënë rastin të theksohen disa pasoja të rënda të nepotizmit dhe favorizimit. Kështu emërimet me favorizim kanë prekur edhe promovimet që bën Parlamenti në Institucione të Pavarura dhe Kushtetuese, ku në çdo rast promovohen vetë politikanë, ish deputet apo njerëz të afërt të tyre. Po njësoj emërimet familjare në administratë politike kanë krijuar terren dhe raste ku në lidhje të ngushta me njëri tjetrin palët krijojnë edhe rreth të strukturuar korruptiv.

Konkretisht

Aranita Brahaj Drejtore Projekti: Është bërë një zinxhir: Ai që është promovuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve shkon kandidat për Avokat të Popullit, nga Gjykata Supreme drejt Kontrollit të Lartë të Shtetit, e më pas diku tjetër si Banka Qendrore dhe Institucione të Monitorimit Financiar. Deputeti shkon në Bordin e Bankës. Çfarë pret? Po të marrësh të bësh zinxhirin e emrave, kupton se guxojnë të kandidojnë dhe promovohen vetëm  “ata” me lidhje politike.

Aranita Brahaj Drejtore Projekti: – Ne shohim që nepotizmi nuk ka pasojë vetëm diskriminimin, pabarazinë, shanset e munguara, cilësinë e gabuar në administratë publike, por pasoja më e rëndë është një grup i strukturuar korruptiv.

Para dhe Pushtet është pjesë e aktiviteteve të programit Open Data Akses dhe Transparencë në sektorët e ekspozuar me rrisk për korrupsion aktivitete për të cilat mbyllet financimi në shkurt 2024.