Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption

AIS po zbaton projektin me titull: Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption. Projekti mbështetet financiarish nga SIDA – Sweden International Development Cooperation Agency.

Koha e zbatimit Mars 2021 – Shkurt 2024

Dy janë komponentët kryesor të ndërhyrjes përmes këtij projekti: Rritja e transparencës mbi paratë publike dhe Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, përmes edukimit qytetar dhe forcimit të modeleve i verifikimit të fakteve.

Qëllimi i Projektit është Promovimi i Transparencës dhe Informimi i Publikut përmes të Dhënave të hapura. Kjo duke bërë të aksesueshme të dhëna mbi shpenzimet publike, prokurimet, asetet e deklaruara, të dhëna të sektorit të shëndetësisë, kompanive të zotëruara nga shteti dhe të dhëna për sektorë të  tjerë të ekspozuar dhe me risk për korrupsion.

Gjithashtu projekti synon zhvillimin e instrumenteve të vlerësimit të riskut dhe Forcimin e të Rinjve në debatin dhe reagimin publik për mirëqeverisje.

Projekti ka si përfitues aktivist dhe monitorues të institucioneve publike, gazetar investigues, të rinj të aktivizuar në llogaridhënie dhe mirëqeverisje, taksapagues dhe përfitues të shërbimeve publike. Në përgjithësi, aktivitetet e projektit kanë në vëmëndje edhe ofruesit e shërbimeve publike, edhe përfituesit e transparencës, qeverisjes së mirë dhe politikave antikorrupsion.

Kontraktime Transparente nga Bashkitë, dhe vlerësimi me Red Flag Indeks, Prill 2022 – Prill 2024

Kontraktime Transparente nga Bashkitë dhe vlerësimi me Red Flag Indeks, është një projekt në vijimësi, zbatohet nga AIS me mbështetje financiare nga NED, me kohëzgjatje deri Prill 2024.

Aktivitete Kryesore të tij janë si vijon:

  • Aplikohet një indeks që vlerëson procesin e prokurimit në 61 bashki të Shqipërisë, duke vlerësuar secilën për rrezikun e përgjithshëm për tendera pa garë, periudhat e shkurtra të tenderimit, skualifikimit të ofertave më të ulëta dhe procese të tjera jo transparente apo preferenciale.

  • Monitorim i Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, duke prodhuar një raport ecurie.

  • Përditësimi i databazës së të dhënave të hapura të kontraktimeve, me mbi 20,000 pasaporta për tendera publik dhe dokumentacionin përkatës.

  • Aplikim i algoritmit të “flamurit të kuq” për të përcaktuar tenderët me risk për parregullsi.

  • Takime me gazetarë dhe aktor të shoqërisë civile, dy herë në vit, mbi përdorimin e databazës së të dhënave dhe algoritmit të “flamurit të kuq”.

Projekti është vijimësi e punës së Organizatës në vitet e fundit, ku janë zbatuar aktivitete dhe janë arritur rezultate si më poshtë:

Përmes Projektit dy vjecar Open Contracting Albania LGU and Red Flag Index 2020-2021, aktiviteteve dhe rezultateve të tij, organizata aplikante ka arritur të forcojë  (Instill) kulturën watch dog në vend me fokus Prokurimet dhe Kontraktimet Publike.

Projekti shënoi rezultate si vijon:

  • konsolidoi instrumentet (ICT tools) antikorrupsion;

  • forcoi presionin publik ndaj autoriteteve qeveritare për shpërndarje sa më të drejtë të kontratave publike;

  • konsolidoi databaza që bëjnë të mundur informim, transparencë, llogaridhënie;

  • fuqizoi gazetarinë e bazuar në fakte;

  • ndihmoi procese analizuese mbi cilësinë dhe integritetin e Kontraktimeve Publike;

  • Advokoi për Kontraktime të bazuara në Ligj sipas Standardeve EU për Prokurimet Publike.

Rezultatet, gjetjet e projektit kanë nxitur dhe e kanë bërë më cilësor debatin publik dhe institucional mbi korrupsionin në tenderime. Shpesh të dhënat e databazës u kanë bërë oponencë të drejtpërdrejtë edhe argumenteve të Qeverisë Shqiptare, ku justifikohen defektet në proceset e Kontraktimit Publik.

Faktet dhe vlerësimet mbi Tenderat Publik kanë nxitur dhjetëra histori të gazetarisë cilësore.

Databaza e krijuar dhe algoritmi RedFlag në tenderim, në këtë moment, janë instrumente kyçe vendimtare në kontrollin dhe vlerësimin e punës së Qeverisjes Lokale e Bashkive.

Modeli i krijuar ka siguruar furnizimin me të dhëna e informacion, si dhe Dokumente të ndryshme, ku artikulohet mbi cilësinë e Prokurimeve Publike.

Përmes gjetjeve dhe eksperiencës së krijuar organizata ka marrë pjesë edhe në konsultimet në nivel kombëtar për hartimin e Ligjit të Ri mbi Prokurimet Publike dhe Strategjisë Sektoriale.

Organizma të rëndësishme i kanë propozuar Autoriteteve shqiptare që të konsiderojnë databazën dhe algoritmin e vlerësimit të Riskut, si aktivitete të projektit Open Contracting Albania LGU and Red Flag Index 2020-2021, si modele që duhen aplikuar nga vetë Institucionet Shtetërore përgjegjëse për publikim dhe vlerësim risku në tenderim [1].

Projekti i zbatuar ka konsoliduar Organizatën Aplikante si një organizatë udhëheqëse mes aktorëve civil që punojnë për informim, transparencë, llogaridhënie dhe presion publik në Tenderime dhe Kontraktime të Rregullta.

Përvese ka publikuar të dhëna dhe dokumente mbi Prokurimet Publike në Bashki, Organizata ka aplikuar me sukses dhe algoritmin për markim me flamur të kuq të tenderave që kanë indicje për parregullsi gare.

Të gjithë tenderat që janë njoftuar dhe proceduar nga 61 Bashkitë dhe Institucionet e tyre, janë publikuar në databazë sipas standardit OpenContracting në kohë reale. Në Pasaportën e krijuar për secilin tender janë vendosur edhe dokumente të domosdoshme për publikim. Në përfundim, janë përditësuar të gjitha etapat e konkurrimit dhe është bërë skanimi me algoritmin redflag. I njëjti proces është bërë edhe për tenderime të Programit Shtetëror të Rindërtimit. Databaza e mirëstrukturuar është pëlqyer nga audienca, e cila ka shënuar numër të kënaqshëm klikimet dhe vizitash.

Transparencë dhe Litigim mbi Tenderimet. Organizata ka monitoruar me kujdes edhe procesin e zbatimit të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, program i hartuar dy vite më parë nga Qeveria Shqiptare dhe ende në fillimet e zbatimit të tij. Programi u hartua në situatë emergjente dhe u karakterizua nga vështirësi dhe problematika. Së pari, procesi i vlerësimit të dëmeve nuk ka përfunduar ende dhe disa objekte apo zona janë ende në një proces vlerësimi të dëmeve dhe nevojës për shembje dhe rindërtim. Gjatë monitorimit, veç zvarritjeve, Aplikanti konstatoi dhe referoi defekte edhe me legjislacionin e aplikuar për të përzgjedhur kontraktorët/ndërtuesit e përfshirë në këtë Program sipas zonave dhe llojit të ndërhyrjes. Duke konstatuar aplikimin e një ligji special, në cenim të të drejtës për Liri Ekonomike dhe Konkurueshmëri, organizata vendosi të hartojë një Padi në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar Ligjin Special dhe kërkuar që Kontraktorët të përzgjidhen sipas standardeve të Ligjit mbi Prokurimet, i cili parashikon edhe situata me nevoja për ndërhyrje të shpejta, duke garantuar garën dhe eficencën në kontraktim.

[1] Ky propozim vjen nga Open Contracting Parnership dhe nga Heritie School of Governance http://ais.al/new/en/corruption-risk-in-albania-public-procurement-2017-2019-a-document-prepared-by-heritie-school-of-governance-and-the-albanian-institute-of-sciences-ais-may-2021/.

TITULLI I PROJEKTIT: “C1-EU-NPA – PËRMIRËSIMI I DEBATIT MBI POLITIKAT DHE LLOGARIDHËNIEN PËR TË PËRMBUSHUR TË DREJTAT BAZIKE, PËRMES KRIJIMIT TË PLATFORMËS SË NEGOCIATAVE TË GRUPIT NJË BE – SHQIPËRI”

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me kapitujt e Grupit Një (bazat fillestare) përmes përmirësimit të debatit  të politikave dhe forcimit të përgjegjësisë dhe rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile  në proces.

Kohëzgjatja e projektit: 1 Qershor 2021-31 Dhjetor 2023.

Projekt që zbatohet nga katër Organizata Shqiptare CSDG, ISP. AIS dhe KSHH

Mbështetur nga: Ambasada Hollandeze në Shqipëri

Objektivat specifikë të projektit janë:

1) Mbështetja e institucioneve publike të përfshira në kapitujt e “Grupit Një” të negocimeve me BE -në përmes ofrimit të ekspertizës dhe advokimit të politikave nëpërmjet të cilave mund të arrihen më lehtë rezultatet e synuara.

2) Forcimi i llogaridhënies dhe reagimit të institucioneve publike të përfshira në procesin e negociatave të BE -së për të  përmirësuar ritmin e përgjithshëm të negociatave.

3) Forcimi i njohurive dhe përfshirjes së komunitetit profesional, aktorëve përkatës dhe publikut mbi proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat e kapitujve të  “Grupit Një” të negocimit të BE -së.

4) Forcimi i rolit të përgjithshëm dhe vizibilitetit të Organizatave të Shoqërisë Civile Shqiptare në procesin e negociatave me BE -në.

Rezultatet:

Gjatë zbatimit të këtij projekti, synohen të përmbushen  rezultatet e mëposhtme:

1) KShH do të prodhojë 7 nga 28 publikime (dokumente politikash, permbledhje politikash, dokumente diskutimi etj.) që do të mbulojnë temat përkatëse që lidhen me procesin e negociatave të përfshira në kapitujt e  Grupit Një dhe zhvillimet në agjendën e integrimit në BE të vendit;

2) 6 takime të përbashkëta midis C1-EU-NPA dhe institucioneve qeveritare të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë këtu edhe Parlamentin do të ndërmerren nga ana e partnerëve të përfshirë në nismë;

3) 6 tryeza diskutimi publik do të realizohen me qëllim diskutimin mbi tema të rëndësishme për procesin e negociatave të kapitujve të Grupit Një që do të identifikohen përmes hulumtimit, koordinimit dhe rrjetëzimit;

4) 10 konferenca shtypi për të komunikuar me mediat do të ndërmerren për çështjet që lidhen me procesin e negociatave të kapitujve të Grupit Një;

5) 3 konferenca (1 çdo vit) me pjesëmarrjen e aktorëve përkatës do të realizohen;

6) 1 web i personalizuar për nismën do të krijohet dhe do të lancohet me qëllim ndarjen me publikun të aktiviteteve dhe rezultateve të projektit;

7) Shpërndarja e rregullt përmes kanaleve elektronike të komunikimit të informacionit mbi aktivitetet dhe rezultatet e projektit ose/dhe çështje shqetësuese.

[1] Kapitujt që janë pjesë e Grupit Një përfshijnë: Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria; Kriteret ekonomike; Funksionimi i institucioneve demokratike; Reforma e administratës publike; Kapitullin 5 – Prokurimi publik; Kapitullin 18 – Statistikat; Kapitulli 32 – Kontrolli financiar.

AIS starton projektin Improvement of Integrity of the Public Contractors, mbështetur nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme

Projekti më i ri i startuar nga AIS titullohet “Improvement of Integrity of the Public Contractor, Legislation, Practice and Role of Civic Actors”. Projekti mbështetet nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme si një nga Programi MATRA në Shqipëri. Në datën 18 korrik 2019 Zonja Ambasadore Guusje Korthals Altes dhe drejtoresha e organizatës AIS Aranita Brahaj nënshkruan marrëveshjen për fillimin e aktiviteteve. Projekti do të vlerësojë legjislacionin kombëtar duke e krahasuar me atë të vendeve të EU sa i takon rregullimeve në lidhje me përzgjedhjen dhe vlerësimin e kompanive private që garojnë për të fituar kontrata me shtetin. Në finale gjetjet do të shërbejnë për të propozuar përmirësime të legjislacionit dhe praktikës kombëtare. Një komponent i projektit është edhe fuqizimi i medias investigative dhe aktorëve civil që monitorojnë procese të kontraktimit publik me fokus çështje që lidhen me integritetin e kontraktorëve privat.

Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag

Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive ( nga Korriku 2015 e në vazhdim). Baza e të dhënave u bë e përdorshme nëpërmjet një platformë web në një format të dhënave të hapur dhe me filtra të kërkimit dhe përzgjedhjes që mundësojnë një listë dhe ripërdorimin e informacionit nisur nga bashkitë, datat, llojet e prokurimit, vlera e ofertave dhe kontraktorët përzgjedhur. Kjo platformë u bë publike në shkurt 2016, dhe që atëherë, ka shërbyer si pikë referimi për përdorim cilësore dhe sasiore nga ana e qytetarëve, gazetarëve, aktorëve të përfshirë në transparencë, dhe aktorëve të angazhuar në vlerësimin e performancës së Bashkive. Projekti në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike (ato pa konkurs, negociatat e drejtpërdrejta pa një justifikim, dhe afate të ngjeshura për përgatitjen e tenderëve) do të shënohet me një flamur të kuq [1]. Baza e të dhënave është duke u përditësuar në baza ditore, duke i dhënë kështu mundësi për monitorimin, aktivitet watchdog, vlerësimin dhe reagimin e qytetarëve në kohë reale.

Qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të tij është hapja, publikimi, sigurimin i aksesit në, përdorimet miqësore dhe analitike e të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe kontratat publike të pushtetit lokal. Shkurtimisht, kjo është e gjitha në lidhje me krijimin dhe aplikimin e disa instrumente për qëllime të informimit, transparencës, dhe proceseve watchdog.

Prokurimet e Hapura përmbajnë informacion në lidhje me njoftimet për tendera, kriteret teknike, kufijtë e fondeve, afatet për aplikim, llojet e kontratave, llojet e procedurave, ofertat, ankesat, anullime, numrin e pjesëmarrësve në tender, dhe fituesit. Prokurimi finalizohet kur është nënshkruar kontrata. Kjo është ajo ku fillon strukturimi i të dhënave, e cila korrespondon me Kontraktuesit e Hapur.

Kontraktuesit e Hapur përmbajnë informacion në lidhje me të dhëna, kur kontratat janë nënshkruar, palët kontraktuese, vlera e kontratës, kriteret teknike, dhe objekt i kontratave, kushteve të kontratës, dhe pagesat që dalin nga kontrata.

[1] Një Red Flag është një fakt, ngjarje, rrethana, ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mos-pajtueshmërisë me ligjet anti-korrupsion .

Open Procurement në the Media