Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.

AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA.

ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale

ZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.

 Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit nxit qytetari pjesëmarrëse e cila, përmes aktivizmit dhe presionit publik, kontribuon për standarte demokratike në Zgjedhje. Qytetarët mund të denoncojnë fakte që përkojnë me parregullsi dhe probleme. Kjo përmes raportimeve me fjalë, foto dhe video në ZA’LART. Këto fakte të publikuara japin një pasqyrë të qartë të procesit. E vërteta ushtron presion mbi institucionet ligjzbatuese për ndërhyrje dhe rregullim të situatave. Slogan i Projektit është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!

http://gow15.al.questionpro.com/

Get Online Week 2016/Java Europiane e Internetit 2016

Fuqizohu, Punësohu

Get Online Week Europiane është një fushatë vjetore për fuqizimin dixhital që angazhohet dhe fuqizon njerëzit për të përdorur teknologjinë dhe internetin me besim dhe aftësi që i lejojnë ata të përfitojnë nga bota e mundësive online. Fushata organizohet çdo vit në mars nga Telecentre – Europë ( TE ) , një organizatë baze që përfaqëson rrjetet evropiane të qëndrave të mësimit TIK

ACADEMIC`AL – Rritje e Vizibilitetit mbi Kërkimin Shkencor

Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre,  të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.

Smart Tourist Albania

Nisma jonë merr përsipër të krijojë një hartë turistike të ndotjes, nëpërmjet ekspozimit faktik në format foto-raportimi, format video dhe përshkrimi të situatës në formë teksti. Evidentimi do të realizohet nga reporterë, por në një masë të madhe edhe nga vetë turistët dhe banorët e zonave të ndryshme.

Qëllimi:
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online bazuar në raportimin e paanshëm dhe përfshirjen direkte të qytetarëve

Project-STA

 

 

 

 

 

Donatorë: Ambasada Amerikane, OSFA
Kohëzgjatja:  2012/2013
Module:
Platformë në Web
Aplikacion Mobile
Aktivizëm
URL: http://smarttourist.al

Nëpërmjet këtij projekti synohet ndërgjegjësimi dhe informimi realist dhe i paanshëm i publikut mbi gjendjen e destinacioneve turistike, si dhe ushtrimi i presionit mbi institucionet përgjegjëse për të nxitur veprime konkrete në përmirësimin e situatës. Diçka e tillë do të mundësohet përmes platformës smarturist.al, rrjeteve sociale dhe formateve video në mediat e hapura. Aplikime të posaçme për telefonat Android dhe Apple, të shkarkueshme në çdo telefon do të lehtësojnë raportimin në kohë reale. Diçka e tillë lehtësohet edhe nga fakti se sipas të dhënave të AKEP, në vend rezultojnë mbi 800 mijë pajtimtarë të telefonisë celulare me akses në internet, nga të cilët mbi 200 mijë përdorin rrjetin 3G.
Kjo nismë nuk synon të krijojë publicitet negativ, por fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e çdo qytetari, të huaj apo shqiptar për një mjedis të pastër.

Faqja zyrtare e projektit eshte: www.smarttourist.al Nderkohe mund te na ndiqni dhe ne: https://www.facebook.com/SmartTouristAlbania

Open Data Albania

aaaaaaaaaOpen Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data).

Projekti synon të grumbullojë të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomikë, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.

Dixhitalizimi i Trashëgimisë Etnografike – Fototeka “SOTIR”

Projekti “Inventarizimi i Fototekës Private Sotir Korçë” u ideua dhe po zbatohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, Fototeka “Sotir” dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Qëllimi i këtij projekti është ruajtja, evidentimi, regjistrimi dhe promovimi i një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Realizimi i projektit sjell kontribut për fondin e fotografisë tonë artistike. Inventarizimi dixhital ndihmon për vlerësimin e traditës kulturore dhe trashëgimisë kombëtare në tërësi. Përmbajtja e imazheve është dëshmi e qytetarisë, traditës, nacionalizmit dhe modelit të familjes dhe shoqësirë së trevës së Korçës në fillim shekullin XX. Ky arkiv i çmuar u la në harresë në kohën e monizmit. Po njësoj ka munguar vëmendja nga institucione shtetërore lokale apo qendrore. Vlerat e kësaj Fototeke janë të ngjashme edhe me Fototekën “Marub”, por vëmendja për ta konservuar këtë trashëgimi ka qenë plotësisht e munguar. Projekti inicioi një vit më parë me përpjekje konkrete për sigurimin e një fondi modest për të mbuluar shpenzimet për procesin e skanimit dhe inventarizimit. Instituti Shqiptar i Shkencave bëri përpjekjet për ngritje fondi dhe thirrjes ju përgjigj një grup pasardhësish të familjeve të nderuara shqiptare në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderime të veçanta janë për zonjat dhe zotërinjtë e nderuar Louis dhe Linda Fundo; Albert Fundo; Diane dhe Perry Pero; Richard dhe Viosa Lukaj; Philip dhe Sally Giantris; Nicholas dhe Dorothy Vangel; Jason George; Mark Fundo; Steven Fundo; Lauren Fundo. Mbështetja financiare për këtë projekt është e çmuar dhe simbolizon dëshirën dhe bujarinë e shqiptarëve në emigracion për t´ju gjendur vendit të origjinës. Projekti ka iniciuar në Korrik 2013 dhe përfundon brenda Shtator 2013.Sotiri Foto sotiri 4

Inventarizimi Dixhital i Fondit Etnografik në Zonën para-Alpe

Instituti Shqiptar i Shkencave ka filluar punën për zbatim të Projektit “Inventarizimi Dixhital i Fondit Etnografik të Zonës para-Alpe”. Janë fshatrat Iballë, Mërtur Guri dhe Arsmiliska në rrethin e Pukës, qarku Shkodër objekt i këtij projekti.

Zona është tepër interesante për shkak të një mbi-shtresëzimi etno-kulturash tërësisht autoktone. Ajo ka shtrirje si territor qytetin e Mesjetës së Hershme Koman (shek VIII – XI). Kundrejt vlerave që zona mbart, fenomeni i braktisjes dhe mos vlerësimi i objekteve të vjetra e ka bërë tepër të rrezikuar këtë lloj pasurie. Në këto tre fshatra ende gjenden banesa të veçanta dhe objekte etnografike që dëshmojnë kulturë dhe traditë e që kanë potencial të mirë për të mbrojtur tezën e një populli të hershëm europian, sikurse për të nxitur atraksion të turizmit kulturor në zonë.

Projekti synon të evidentojë objekte arkitekturore shtëpi, kulla apo punishte të fortifikuara e pa status monumenti, të paregjistruara pranë fondit të Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore Kombëtare. Gjithashtu objekte të spikatura etnografike të kësaj zone si kostume popullore, set mjetesh artizanati për prodhime veglash muzikore apo veshjesh; instrument muzikor mbi 70 vjeçar si lahuta apo fyej. Për secilin objekt parashikohet kartelizim dhe inventarizim dixhital. Objektivat e projektit drejtpërdrejt synojnë të evidentojnë vlera të karakterit etnografik dhe kulturorë, por njëkohësisht aktivitetet i japin vlerë edhe turizmit të integruar me atraksionin për zona të veçanta për natyrën e njëkohësisht për elemente antropologjik që mbartin.

Ky program realizohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës në Kuadër në kuadër të mbështetjes për iniciativa në fushën e Trashëgimisë Kulturore.  Instituti Shqiptar i Shkencave ka realizuar disa projekte të ngjashme si “Inventarizimi Dixhial i Fototekës “Sotir” apo Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”.

Koordinator Programi Znj. Besjana Hysa besjana.hysa@ais.al