Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag

Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive ( nga Korriku 2015 e në vazhdim). Baza e të dhënave u bë e përdorshme nëpërmjet një platformë web në një format të dhënave të hapur dhe me filtra të kërkimit dhe përzgjedhjes që mundësojnë një listë dhe ripërdorimin e informacionit nisur nga bashkitë, datat, llojet e prokurimit, vlera e ofertave dhe kontraktorët përzgjedhur. Kjo platformë u bë publike në shkurt 2016, dhe që atëherë, ka shërbyer si pikë referimi për përdorim cilësore dhe sasiore nga ana e qytetarëve, gazetarëve, aktorëve të përfshirë në transparencë, dhe aktorëve të angazhuar në vlerësimin e performancës së Bashkive. Projekti në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike (ato pa konkurs, negociatat e drejtpërdrejta pa një justifikim, dhe afate të ngjeshura për përgatitjen e tenderëve) do të shënohet me një flamur të kuq [1]. Baza e të dhënave është duke u përditësuar në baza ditore, duke i dhënë kështu mundësi për monitorimin, aktivitet watchdog, vlerësimin dhe reagimin e qytetarëve në kohë reale.

Qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të tij është hapja, publikimi, sigurimin i aksesit në, përdorimet miqësore dhe analitike e të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe kontratat publike të pushtetit lokal. Shkurtimisht, kjo është e gjitha në lidhje me krijimin dhe aplikimin e disa instrumente për qëllime të informimit, transparencës, dhe proceseve watchdog.

Prokurimet e Hapura përmbajnë informacion në lidhje me njoftimet për tendera, kriteret teknike, kufijtë e fondeve, afatet për aplikim, llojet e kontratave, llojet e procedurave, ofertat, ankesat, anullime, numrin e pjesëmarrësve në tender, dhe fituesit. Prokurimi finalizohet kur është nënshkruar kontrata. Kjo është ajo ku fillon strukturimi i të dhënave, e cila korrespondon me Kontraktuesit e Hapur.

Kontraktuesit e Hapur përmbajnë informacion në lidhje me të dhëna, kur kontratat janë nënshkruar, palët kontraktuese, vlera e kontratës, kriteret teknike, dhe objekt i kontratave, kushteve të kontratës, dhe pagesat që dalin nga kontrata.

[1] Një Red Flag është një fakt, ngjarje, rrethana, ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mos-pajtueshmërisë me ligjet anti-korrupsion .

Open Procurement në the Media

Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016

Përmes projektit Public Health Sector Procurements është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime[1] të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale[2]. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion. Gazetari dhe argument publik i bazuar në fakte është qëllimi final i krijimit të kësaj databaze të mirëstrukturaruar. Informacioni është  shterrues për çdo prokurim publik për sektorin shëndetësi, për çdo institucion të politikave dhe shërbimeve të shëndetit publik përfshi edhe Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësorë ISKSH si një institucion i skemës së detyrueshme publike.

Për çdo tender është krijuar një pasaportë me informacion mbi autoritetin prokurues, vlerën e parashikuar, objektin e kontratës, afatet për konkurrim, llojin e kontratës, llojin e procedurës, numrin e konkurrentëve dhe operatorin ekonomik fitues. Informacioni bëhet i analizueshëm falë filtrave të kërkimit sipas elementëve të shënuar më lart. Prokurime të çdo lloji dhe çdo vlere do të jenë të kontrollueshme për publikun në kohë reale dhe sipas open contracting data standard

Donator :  Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë

[1] Tender të hapur, Kërkesa për propozim, Negocime të Drejtpërdrejta, Prokurime të Partneritetit Publik Privat, konsulenca dhe Ankande.
[2] Çdo ditë do të hidhen njoftime për Prokurime Publike dhe ku njoftim do të update me të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me oferta, ankesa, anulime, shpallje  fituesi apo lidhje kontrate.

 

Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.

AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA.

Shpenzime Transparente për Bashkitë

USAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,

ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale

ZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.

 Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit nxit qytetari pjesëmarrëse e cila, përmes aktivizmit dhe presionit publik, kontribuon për standarte demokratike në Zgjedhje. Qytetarët mund të denoncojnë fakte që përkojnë me parregullsi dhe probleme. Kjo përmes raportimeve me fjalë, foto dhe video në ZA’LART. Këto fakte të publikuara japin një pasqyrë të qartë të procesit. E vërteta ushtron presion mbi institucionet ligjzbatuese për ndërhyrje dhe rregullim të situatave. Slogan i Projektit është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!

http://gow15.al.questionpro.com/

Get Online Week 2016/Java Europiane e Internetit 2016

Fuqizohu, Punësohu

Get Online Week Europiane është një fushatë vjetore për fuqizimin dixhital që angazhohet dhe fuqizon njerëzit për të përdorur teknologjinë dhe internetin me besim dhe aftësi që i lejojnë ata të përfitojnë nga bota e mundësive online. Fushata organizohet çdo vit në mars nga Telecentre – Europë ( TE ) , një organizatë baze që përfaqëson rrjetet evropiane të qëndrave të mësimit TIK

Open Spending Albania – Shpenzime Transparente për Shqipërinë

Projekti synon të sigurojë akses tek të dhëna të mirë-strukturuara dhe të vizualizuara mbi shpenzimet dhe prokurimet publike, duke u lejuar qytetarëve dhe OJQ-ve të jenë pjesmarrës në një qeverisje të hapur.

Instituti Shqiptar i Shkencave, konkretisht ekipi Open Data Albania, me dëshirën për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve ka ndërtuar një platformë të re njohur si Spending Data Albania.

Përmes disa aplikacioneve publiku ka të mundësi të njihet me mënyrën se si ai kontribuon përmes taksave dhe tatimeve të tij në tërësinë e buxhetit apo në specifikime sipas sektorëve. Po kështu përmes rubrikave Money Map (harta e parave) dhe Buxheti ofrohet informacion për ndarjen e buxheteve në sektorë përkatës dhe nënkategori. Pjesa më interesante e Platformës është aplikacioni „Monitorimi i thesarit“. Ky aplikacion dhe standardi i monitorimit të shpenzimeve të ditë pas dite nga administrata buxhetore është një standard që po i ofrohet qytetarit shqiptar në një kohë kur vende më me demokraci apo modele të avancuara të aksesit të informimit nuk ja kanë dalë ende ta realizojnë.

Përmes këtij aplikacioni çdo individ i thjesht ka mundësi të monitorojë transaksione të thesarit të shtetit, shpenzime të secilit institucion ditë pas dite duke u njohur me vlera për shpenzimet, përshkrime, përfitues apo klient të institucioneve buxhetore qofshin këto Institucione të Pavarura; Pjesë e Aparatit Qeverisës dhe Ekzekutivit; Institucione të Pushtetit Lokal etj.

Në këtë platformë informacioni është shterues për çdo shpenzim buxhetor nga janari 2012 deri në javët aktuale. Përmes këtij aplikacioni, gamës së informacionit dhe filozofisë së tij krijohet mundësia që shoqëria civile, media dhe qytetari të kenë akses informacioni për të ditur ku dhe si shpenzohen paratë e taksave dhe seteve publike sikundër për të reaguar e kërkuar llogari sipas slogani „Paratë Publike janë Para të qytetarëve“. Tërësia e transaksioneve përfshin edhe ato shpenzime dhe transferta që bëhen si pasojë e përzgjedhjeve me prokurim publik.

Duke ftuar publikun e gjerë të shfrytëzojë sipas interesit të tij këtë mundësi informimi lutemi na shkruani me qëllim që t’u ndihmojmë në përdorimin teknik të aplikacioneve apo në realizimin e analizave edhe më të detajuara si derivat i Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit.
Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave me mbështetje të

 

ACADEMIC`AL – Rritje e Vizibilitetit mbi Kërkimin Shkencor

Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre,  të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.

Smart Tourist Albania

Nisma jonë merr përsipër të krijojë një hartë turistike të ndotjes, nëpërmjet ekspozimit faktik në format foto-raportimi, format video dhe përshkrimi të situatës në formë teksti. Evidentimi do të realizohet nga reporterë, por në një masë të madhe edhe nga vetë turistët dhe banorët e zonave të ndryshme.

Qëllimi:
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online bazuar në raportimin e paanshëm dhe përfshirjen direkte të qytetarëve

Project-STA

 

 

 

 

 

Donatorë: Ambasada Amerikane, OSFA
Kohëzgjatja:  2012/2013
Module:
Platformë në Web
Aplikacion Mobile
Aktivizëm
URL: http://smarttourist.al

Nëpërmjet këtij projekti synohet ndërgjegjësimi dhe informimi realist dhe i paanshëm i publikut mbi gjendjen e destinacioneve turistike, si dhe ushtrimi i presionit mbi institucionet përgjegjëse për të nxitur veprime konkrete në përmirësimin e situatës. Diçka e tillë do të mundësohet përmes platformës smarturist.al, rrjeteve sociale dhe formateve video në mediat e hapura. Aplikime të posaçme për telefonat Android dhe Apple, të shkarkueshme në çdo telefon do të lehtësojnë raportimin në kohë reale. Diçka e tillë lehtësohet edhe nga fakti se sipas të dhënave të AKEP, në vend rezultojnë mbi 800 mijë pajtimtarë të telefonisë celulare me akses në internet, nga të cilët mbi 200 mijë përdorin rrjetin 3G.
Kjo nismë nuk synon të krijojë publicitet negativ, por fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e çdo qytetari, të huaj apo shqiptar për një mjedis të pastër.

Faqja zyrtare e projektit eshte: www.smarttourist.al Nderkohe mund te na ndiqni dhe ne: https://www.facebook.com/SmartTouristAlbania