Censurohen Aktet për Vlerësim, Kanditim dhe propozim të Anëtarëve në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pengon Kontrollin nga Publiku të Integritetit të Kandidatëve Potencial për Gjyqtar Suprem. Censuron identitetin e kandidatëve duke penguar transparencën. I shmanget llogaridhënies për cilësinë, korrektësinë dhe drejtësinë e Vendimeve.

Nga KLGJ janë publikuar 9 akte për procesin e vlerësimit, pikëzimit dhe vendimmarrjes, Akte të Këshillit për tre anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Për secilin Proces dhe kandidat potencial KLGJ censuron të dhënat.

Gjyqtarët e Lartë janë funksionarë të lartë publik. Ata paguhen me para të taksapaguesve dhe po marrin detyra pas një procesi Reforme në Drejtësi që synon rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Censurimi pengon llogaridhënien e institucionit, transparencën për procesin, shënon regres të aksesit në informacion që lidhet me sistemin e drejtësisë. Ky lloj censurimi komprometon cilësinë e punës dhe integritetin e institucionit Këshilli i Lartë Gjyqësor. KLGJ është i vetmi institucion që aplikon censurën në aktet e saj për promovim të individëve në sistemin gjyqësor.

Aktet e Censuruara në kundërshtim me Legjislacionin për Akses në Drejtësi janë si vijon:

 

3 vendime  për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë te kandidateve:

VENDIM Nr. 112 i KLGJ datë 27.02.2020

 

VENDIM Nr. 111 i KLGJ datë 27.02.2020

 

VENDIM Nr. 110 i KLGJ datë 27.02.2020

( Kandidatet i kane lëne anonim)

 

Vendimet për renditjen e kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë:

VENDIM Nr. 108 i KLGJ datë 27.02.2020

 

VENDIM Nr. 109 i KLGJ datë 27.02.2020

 

VENDIM Nr. 107 i KLGJ datë 27.02.2020

( Kandidatet i kane lënë anonim)

 

Vendimet për për vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar te kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë:

VENDIM Nr. 106 i KLGJ datë 27.02.2020

 

VENDIM Nr. 105 i KLGJ datë 27.02.2020

 

VENDIM Nr. 104 i KLGJ datë 27.02.2020

 

AIS promotor i transparencës përmes të dhënave të hapura, shpreh shqetësim për këtë proces mbyllje të Institucionit, proces për të cilin do të duhet të vihet në lëvizje edhe Institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Censurimi i disa vendimeve shënon edhe standard të dyfishtë. Kështu institucioni nuk ka censuruar emra të Kryetar apo Kancelar të Gjykatave të Posaçme në vendimet e javëve të fundit, por censuron emra të Kandidatëve të përzgjedhur për Gjyqtar të Gjykatës së Lartë.

Shiko : Kerkese per Akses ne Informacion sipas Parashikimit Ligjor drejtuar znj Naureda Llagami, kryetare KLGj