AIS po kërkon një Përkthyes të Gjuhës Angleze për Përkthime Tekst i Shkruar nga Gjuha Shqipe në Gjuhën Angleze

Personi që kërkohet duhet të bëjë përkthim të teksteve administrative, tekste me karakter social ekonomik dhe tekste ligjore. Për këtë arsye Duhet të zotërojë mirë gjuhët Anglisht dhe Shqip, dhe të jetë i aftë të punoje me fjalor mbi terminologjinë e sipërshënuar. Kandidati duhet të jetë i disponueshëm për të punuar në zyrën e Organizatës rreth 20 orë në javë. Nuk kërkohet domosdoshmërish person i diplomuar në Profilin Linguistikë apo i Licencuar si Përkthyesit Zyrtar. Mirëpresim Kandidat që kanë fituar aftësi gjatë viteve universitare apo profesionale.

Personi duhet të dërgojë një BIO Data me 200 deri 300 fjalë ku të shënojë:

  • Gjeneralitete;
  • Eksperiencën për Profilin që Kërkohet;
  • Edukimin Tituj Profesional dhe Diploma (data dhe institucioni që lëshon).
  • Nivelin e aftësive;
  • Kohën e mundur për angazhim kohë pune pranë organizatës;
  • formën e angazhimit që preferon: Pagë me kohë të pjesshme; Faturë si person Fizik i regjistruar me NIPT, apo Person i Kontraktuar me Kontratë Shërbimi dhe detyrim për pagesë Tatim të Ardhura personale nga Shërbimi (15% të pagesës Bruto).
  • Në BIO Data duhet të ketë kontakt email dhe telefon.
  • Tarifën (pagesën) për faqe apo për orë pune që Ofron.

 

Çdo Aplikant nëse pëlqehet në prezantimin përmes BIO-s do ti nënshtrohet një prove konkrete me tekste për përkthim.

Mirëpresim individ që kanë aftësi dhe dëshirë për tu angazhuar të dërgojnë email me titull BIO Data Aplikant Përkthyes Shqip Anglisht tek adresa [email protected] brenda datës 10 qershor.