Tendera të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara të proceduar nga Shkurt 2018 deri 31 Maj 2019.

Aksesi në të  dhëna standardi Open Contracting. Duke përdorur publikimet në sistemin e APP, të dhëna të buletineve, të dhëna të sistemit të Thesarit apo të dhëna të Open Corporates Albania është krijuar databaza me pasaporta për të gjitha tenderimet e prokuruara nga kjo Agjenci e Blerjeve të Përqendruara. Në rastin e tenderimeve me lote, secili Lot (garë) është konsideruar një pasaportë e vetme.

  • Në këtë periudhë 15 mujore, na rezulton që sistemi ka anoncuar 293 kontrata me një vlerë Fondi Limit prej 6 347 790 714 Lekë  http://openprocurement.al/sq/agency/list (jo më shumë se 20 kontrata në muaj).

  • Në këto 293 kontrata me vlera më të mëdha se 100 milion lekë janë 12 kontrata
    Link: http://openprocurement.al/sq/agency/list/limit_fond/100%20infinit?

  • Tenderi me vlerën më të lartë i njoftuar është ai për Blerje Uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë me fond limit 908 973 900 lekë i shpallur në datën 10 gusht 2018. Ky tender është anulluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. http://openprocurement.al/sq/agency/view/id/30

  • Tendera të anulluar janë 37 në total, mes tyre 3 janë me vlera të fondit limit mbi 100 milion lekë, ky dy anullime janë bërë pasi është shpallur fituesi http://openprocurement.al/sq/agency/list/status_id/4?

  • 23 tendera janë aplikuar me vetëm një konkurrent në garë http://openprocurement.al/sq/agency/list/bidder_no/1?

  • Deri tani Institucionet për emër dhe llogari të të cilave tenderon Agjencia janë 81 mes tyre drejtori të Policisë së Shtetit, Doganave, Burgjeve, Institucione të Shëndetësisë etj.

  • Sistemi i markimit me RedFlag ka markuar deri tani automatikisht 65 tendera, nga të cilët me vlerë mbi 100 milion lekë janë 8 (nga 12 kontrata në total) kontrata http://openprocurement.al/sq/agency/redflag dhe me vlerë 5 deri 100 milion lekë janë 33 kontrata.

  • Projekti do të monitorojë dhe publikojë në formatin OpenContracting të gjitha tenderimet e kësaj Agjencie në 2 vitet e para të punës.

Ky proces për krijimin e databazës dhe monitorimin  e të dhënave realizohet në kuadër të projektit Transparency, Monitorin gand Evaluation of Procurement of Central Purchasing Agency, projekt i mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.