Workshop mbi “Sistemet Elektronike të Deklarimit të Pasurive për Maksimizimin e Transparencës”

Në kuadër të projektit të USAID, “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, AIS është duke organizuar një workshop për Inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me temën “Sistemet Elektronike të Deklarimit të Pasurive për Maksimizimin e Transparencës”. Nëpërmjet këtij workshop-i, Inspektorët do të mund të diskutojnë me eksperten ndërkombëtare […]

DataThon 2018 – Si shpenzon Bashkia ku unë paguaj Taksa ?

AIS, organizatë promotore për të dhëna të hapura dhe grant marrëse e programit Lëviz Albania organizon eventin DataThon 2018. Slogan i eventit:           Si shpenzon Bashkia ku unë paguaj Taksa. DataThon është një marathon dy ditore për të gjetur, analizuar, vizualizuar dhe shpjeguar me fakte të thjeshta, procese të buxhetimit, kontraktimit, prokurimit dhe të tjera, që […]

Integrimi i algoritmit Red Flag në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Integrimi i algoritmit Red Flags në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) është një nga shtyllat e projektit “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, të financuar nga Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga University Research Company, LLC (URC). Pas një serie takimesh me stafin e KLSH-së, në mënyrë […]

Prokurime të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nga janar 2015, online një databazë sipas standardit OpenContracting

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një nga institucionet më të rëndësishme publike. Projektet e tij mbulohen nga Buxheti i Shtetit dhe kreditimi i Institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Prokurimi i punëve civile të FSHZH janë prokurime me rëndësi të veçantë për shkak të vlerave të larta dhe impaktit që duhet të krijojnë në sektorin publik. AIS […]

Asset Declaration, interesa ekonomike dhe pasurore të Kryebashkiakëve

Cilat janë interesat ekonomike të Kryebashkiakëve? Asset Declaration është një proces i kontrollit të integritetit, interesave dhe pasurisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Në vendin tonë Kryebashkiakët si drejtues të nivelit të lartë dhe të zgjedhur me votë kanë detyrim të bëjnë deklarim të aseteve pranë institucionit Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë […]

Open Corporates Albania – Monitoro Klient të Bashkive

Monitoro Klient të Bashkive, është një nga projektet e AIS për transparencë me Bashkitë. Projektit ka si rezultat kryesor databazën Open Corporates Albania. Në këtë databazë janë të dhëna ekonomike të subjekteve të biznesit që kanë fituar tendera dhe kontrata me bashkitë. Databaza prezanton Kontraktorët Privat të Bashkive, bën te njohur se kush janë zotërues […]

Si shpenzohen para të taksapaguesve, Pagesa të bashkive përmes Transaksione Thesari

Ku shkojnë para të taksapaguesve? Për çdo bashki apo institucion buxhetor në vend, databaza e mirëstrukturuar për Pagesa Thesari bën të mundur transparencë të plotë për çdo pagesë të bërë nga Thesari i Shtetit drejt Klientëve. Sistemi ka të dhëna autentike me burim Ministrinë e Financave por ofron një mirëstrukturim që filtron të dhënat sipas […]

Tendera dhe Kontrata, njihu me projekte dhe punë civile për çdo bashki

Nga korrik 2015 datë e fillimit të funksionimit të 61 Bashkive sipas ndarjes së re territoriale dhe administrative deri korrik 2018, Bashkitë kanë prokuruar mbi 18 mijë kontrata për blerje mallrash, porosi shërbimesh, realizimi punë publike, qiradhënie, ankande apo kontrata koncesionare Partneritete Publike Private. Në databazën Open Procurement Albania për secilin tender është krijuar një […]

AIS rrit transparencën për Bashkitë, Viti elektoral monitoro 4 vite performancë

Organizata AIS është promotore e transparencës dhe e të dhënave të hapura. Databaza të krijuara dhe mirëmbajtura prej saj, krijojnë mundësi për të monitoruar shpenzime, prokurime, menaxhim të aseteve publik dhe shpërndarje të buxheteve edhe sipas njësive të qeverisjes vendore. Në korrik 2018 shënohen plot tre vite nga fillimi i punës së Bashkive, sipas ndarjes […]

Monitoro Kontratat nëpërmjet të dhënave, Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri

Monitoro Kontratat nëpërmjet të dhënave, Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri nxjerr në pah problematikat mbi në shpërndarjen e parave sipas kontraktorëve. 13 mijë kontrata të tenderuar nga institucione të shëndetit publik në vend (2016 – 2018) janë fituar nga 586 kontraktor , shoqëri biznesi. 61% e këtyre kontratave janë finalizuar në tendera me vetëm një […]