Trajnim në kuadër të projektit ZA’LART – ICT për Zgjedhje të Drejta

Në kuadër të aktiviteteve për projektin ZA’LART 2015, më 4 Mars, AIS organizoi një trajnim- workshop me pjesëtarë të redaksisë Ad-Hoc dhe stafin që do të angazhohet në zbatimin e ketij projekti. Synimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve dhe aftësimi në përdorim të platformës për monitorim dhe verifikim të problematikave zgjedhore në kohë reale.  Ky trajnim – workshop kishte si synim edhe aftësimin koordinues të pjesëtareve të redaksisë në terren me stafin e angazhuar  pranë zyrës qëndrore të Dhomës së Situatës Zgjedhore. Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues të mediave tradicionale (televizione dhe gazeta) në disa Bashki si Fieri, Berati, Elbasani, Ura Vajgurore, Gjirokastra, Kruja, Vora etj. Trajnimi u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit ZA’LART 2015. Koncept i rëndësishëm i këtij projekti është edhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit TIK në Zgjedhje.

  • Matilda DURI, moderatore pranë Za´Lart referoi mbi opsione të aksesimit dhe përdorimit të open source Za´Lart Albania.
  • Koncepti i ICT për Zgjedhje të Drejta u referua nga drejtore ekzekutive e AIS znj. Aranita BRAHAJ.
  • Griselda RUCI facilitator i trajnimit.

Në javët në vijim, në kuadër të punës për zgjedhjet lokale 2015, do të zhvillohen trajnime me grupe aktivistësh dhe reporterësh lokalë. ZA’LART është një program i AIS i mbështetur financiarisht nga OSFA- Open Society Foundation for Albania. Slogani i ZA’LART është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!

zalart4IMG_2749 IMG_2760  IMG_2766 IMG_2768 zalart3IMG_2769 IMG_2771  IMG_2780 IMG_2781zalart1zalart2zalart5