Njoftim: Trajnim me Përfaqësues të Medias

E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore

Të nderuar Gazetar,

Organizata jonë AIS, promotore e Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civil- media, do të realizojë një trajnim me temë E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore. Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit Money, Government and Politics, projekt për informim, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.

E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore, është parashikuar në Kushtetutë. Përmbushja e kësaj të drejte lidhet ngushtësisht me kërkimin e saj. Gazetarë dhe aktivistë civil kanë një rol të rëndësishëm në proçesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor. Ky trajnim ka si synim të aftësojë përfaqësues të medias, duke rritur kulturën juridike dhe njohuritë mbi këtë temë. Për këtë arsye ftojmë gazetarë të spikatur në raportimin gjatë proçeseve zgjedhore, dhe gazetarë investigativë, të regjistrohen, duke shprehur interes për tu trajnuar. Afati i regjistrimit: brenda datës 4 Maj. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për pjesëmarrje.

Trajnues do të jenë ekspert në të Drejtë Informimi dhe Financim Zgjedhor. Trajnimi është një-ditor dhe do të mbahet në Tiranë, në datën 9 maj 2015. Aktiviteti mbështetet nga USAID / Shqipëri nëpërmjet Assist Impact.

Ju lutem bëni Regjistrimin Tuaj sipas këtij Formulari:

register_icon

Për çdo detaj kontaktoni me Blerta Tuci, projekt koordinator pranë AIS.

Ju faleminderit

Aranita BRAHAJ

Drejtore Ekzekutive