Get Online Week 2017 në Shqipëri.

Fuqizohu; Punësohu

Instituti Shqiptar i Shkencave – AIS si pjesë e network Telecentre Europe ka startuar në Shqipëri fushatën Get Online Week/ Java e Internetit. Ky event mbahet ne datat 27 Mars deri 2 Prill në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet. Në Europë tregu i punës kërkon çdo ditë me mijëra profesionist që njohin internetin dhe teknologjinë. Por ndërsa kërkesa për punë me pagesë të mirë është e kënaqshme, njerëzit që kanë aftësi të punojnë janë më pak se kërkesa.

Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në sektorët IT dhe ICT për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër.

Kjo Javë Promovuese synon ti nxis Europianët të Fuqizohen dhe Përfshihen në këtë treg pune. Mjeti është aftësimi. 20% e Europianëve nuk janë përdorues të internetit. 39% e forcave të punës nuk janë të aftësuar në përdorimin e teknologjisë. Rrjeti Telecenter Europe po punon gjatë kësaj jave përmes 26 partnerëve kombëtar dhe 46 partnerëve lokal me synimin përfshirjen dhe aftësimin e rreth 72 mijë qytetarëve të Europës.

Në Shqipëri kjo javë do të shënojë trajnimin e të rinjve; aplikimin e një sondazhi që ndihmon të kuptojë sa e përdorin internetin grup moshat e ndryshme si dhe evente mediatike që promovojnë aftësimin profesional në teknologjinë e informacionit.