IDFI: Udhëzime për Prokurimet Publike që lidhen me COVID-19

IDFI: Udhëzime për Prokurimet Publike që lidhen me COVID-19

Instituti për Zhvillimin e Lirisë së Informimit IDFI me mbështetje të Fondacionit për Shoqëri të Hapur të Budapestit OSI ka përgatitur një dokument me Udhëzime për Prokurime Publike në Lidhje me Covid-19.

Këto udhëzime kanë për qëllim t’u ofrojnë vendimmarrësve dhe organizatave të shoqërisë civile informacione lehtësisht të kuptueshme mbi hapat që duhet të merren në procesin e kryerjes së prokurimeve me qëllim marrjen e masave ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia aktuale. Për të garantuar plotësimin e standardeve më të larta të transparencës në prokurimet publike që lidhen me Covid-19 dhe për të garantuar se nuk janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të korrupsionit. Këto Udhëzime vënë theks tek nevoja për akses, Transparencë për procesin e planifikimit, kontraktimit dhe zbatimit të kontratës. Udhëzimet rekomandojnë si të detyrueshme për Shoqërinë Publikim të plotë të kontratave si tekstet të plota të kontratave të lidhura, shtojcat e tyre dhe çdo ndryshim që bëhet në to, duhet të vendosen në sistemin e unifikuar të Prokurimit Publik në një format të lexueshëm nga kompjuteri. Po njësoj kërkesë për vëmendje transparencë dhe monitorim Udhëzimet parashikojnë edhe për Kontraktorët e afruar dhe përzgjedhur në blerjet për përballim të Situatës COVID-19.

Udhëzimet u drejtohen Qeverive dhe Aktorëve të Shoqërisë Civile të Angazhuar në procesin e transparencës për Mirëqeverisje.

AIS ka bashkëpunuar me IDFI në vlerësimin e rasteve dhe praktikave ligjore për Prokurimet Publike në vende të ndryshme të Europës.

 

Duke vlerësuar dobishmërinë e udhëzimeve dhe vlerësimit të Praktikave po sjellim në gjuhën shqipe Dokumentin me Udhëzime për Prokurime Publike në lidhje me situatën e Covid -19.

Gjej këtu dokumentin Shqip :  IDFI Udhëzime për prokurimet Publike në Lidhje me Covid-19, Prill 2020

Anglisht:  Guidelines on Covid-19 Related Public Procurement

Publikuar në datën 6 Maj 2020