Jora Risto shpallet fituese e konkursit e-Participation

Konkursi e-Participation EU, Ceremonia më 8 dhjetor në godinën e Parlamentit Europian Bruksel.

AIS si pjesëmarrës i rrjetit Telecenter Europe në kuadër të Projektit e-UROPA organizoi në muajt maj – shtator 2015 Konkursin “Historia ime në e-Pjesëmarrje”. Konkursi kishte për qëllim mbledhjen e historive më të bukura personale me fund pozitiv ose jo. Në çdo rast këto histori lidhen më mënyrën se si të rinj shqiptar përdorin instrumenta të pjesëmarrjes elektronike, për të zgjidhur apo për të sensibilizuar mbi një problem shoqëror. Ky konkurs u mbajt paralelisht në dymbëdhjetë vende dhe u shpallën dymbëdhjetë fitues. Çmimet ndahen në datën 8 dhjetor 2015 në godinën e Parlamentit Europian në Bruksel. Fituesi për historinë shqiptare më të mirë është Jora Risto studente në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Historia me titull “Albanian November Students” flet për aktivizmin dhe protestën qytetare në nëntor 2013 kundër Armëve Kimike Siriane në Shqipëri. Në konkursin për Shqipërinë u prezantuan gjashtë histori të lidhura me problematika të lëvizjes së lirë dhe emigracionit. Fituesi u vlerësua gjatë takimit vjetor të Telecentre Europe i cili u mbajt në Beograd në datat 24 dhe 25 Shtator. Historia fituese do të publikohet në një broshurë së bashku me 11 histori të tjera nga vende europiane, si dhe në website-in Europa Participation. Ky konkurs u realizua si pjesë e programit Europe for Citizens të Bashkimit Europian.

Lexo historinë si vijon: Albanian November Students

Video:

images 79195