Kompani Koncensionare, një databazë me informacion mbi kontrata dhe performanca

Një regjistër koncensionar nga shoqëria civile kundrejt regjistrit qeveritar. 222 shoqëri biznesi që zbatojnë kontrata koncensionare apo PPP me qeverinë shqiptare, janë të monitorueshme në databazën tonë OpenCorporates.al kategoria shoqëri koncensionare . Për secilën shoqëri janë të mundshme të aksesohen të dhëna mbi strukturën, zotëruesit, historikun e transferimit të kuotave (ownership), performancat vjetore në xhiro dhe fitim, tarifa koncensionare, adresa dhe licenca për ushtrim aktiviteti etj. Kjo gamë të dhënash për secilën pasaportë publikohet në JSON dhe CSV si formate open data. Pasaporta me informacion shoqërohet me një listë dokumentash të linkuara si kontrata, amendamente kontratash, ligje të posaçme, dokumente të procesit të prokurimit dhe akte të tjera të rëndësishme për një koncesion. Vitet e fundit qeveria shqiptare është angazhuar në një numër të lartë partneritetesh publik privat në sektorë të ndryshëm si energjetik, shëndetësi, infrastrukturë arsimore, infrastrukturë rrugore, telekomunikacion , shërbime etj.