Kursori.org platformë e e-Learning, në karantinë duke u fuqizuar për një treg pune të mirëpaguar dhe në distancë

Pltaforma Kursori.org është nje platformë online që ofron 3 kurse te profilit TIK ne gjuhën shqipe falas. Kurrikula është plotësuse dhe e zhvilluar sipas trendeve botërore dhe adoptuar në gjuhën shqipe.  ODK dhe Instituti Shqiptar i Shkencave AIS kanë aplikuar dy vitet e fundit një platformë e-Lerning për aftësim të të rinjve me dixhital s-kills, program që bën të mundur trajnim aftësim për një treg inovativ në teknologji informacioni. Platforma është krijuar për të ndihmuar studentët në Kosovë dhe nxënës të shkollave të mesme në Kurbin e Lezhë Shqipëri për tu aftësuar për një treg pune të sigurt. Nga sot platforma jonë e-Lerning Kursori është e hapur për këdo, të rinj dhe jo vetëm mund të fitojë tre nivele aftësimi për të marrë maksimumin dhe për të mos humbur kohën në karantinë. Kursori.Org mbështetet nga Delegacioni Europian është aktivitet i projektit Open ICT Education for Youth Employability  it is financed by an EU IPA cross–border project. Synimi i projektit është fuqizim i të rinjve në treg pune përmes njohurive në teknologji informacioni. Në kohë karantine është një Instrument i Dobishëm për aftësim dhe skill-s në punë që të lejojnë të punosh nga shtëpia. Po e hapim këtë platformë për të gjithë, është në gjuhën shqipe. Kliko regjistrohu aftësohu.

Te tre kurset operojne brenda fushes se Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit:

Kursi 1: Zhvillimi Praktik i Web Aplikacioneve: Duke qënë se ky kurs si qellim kryesor e ka zhvillimin praktik të web aplikacioneve, ne jemi munduar ti permbledhim pervojat praktike duke i kombinuar me ato më të nevojshmet qe na duhen per te filluar dhe mbaruar një web aplikacion.Kursi i dedikohet njerezve që nuk kanë eksperience në këtë fushë, por në fund i bën të gatshëm edhe me kurioz për të vazhduar eksperiencen e tyre në nivel më të lartë.

Kursi 2Dizajnimi, Analizimi dhe Integrimi i Bazes se te Dhenave ne Web: Ky kurs është një hyrje me e pergjithshme në baza të të dhënave, duke i perfshire mundesite që na ofrojnë këto sisteme dhe do te na mësoj se si te perdorim ato. Ky kurs i dedikohet atyre te cilet nuk kanë njohuri më të hershme për baza te të dhënave apo aplikimin e tyre, por që në perfundim, do të posedojnë njohuri dhe aftesi per t’i aplikuar në projekte praktike.

Kursi 3Integrimi i Produkteve Softwerike të Përshkallëzuara. Kursi i tretë i platformës përfshinë metodat e përshkallëzimit të një softueri, procesin, sigurinë dhe stabiliteti të sistemit. Në këtë kurs ndër të tjera do të mësoni se si të dizajnoni një arkitekturë të mirëfilltë të softuerit me potenical të përshkallëzimit në të ardhmen.

Të tre kurset janë te përshtatshme per nxenesit e shkollave te mesme (klasat e 10,11,12) dhe Universiteteve. Nuk duhet të ketë aftësi në programim më parë, pasi kurset fillojne nga baza.