Ligji për prokurorimet, Brahaj: Nuk zgjidh ngërçin, duhet reformë e thellë

Ndryshimet e reja ligjore në prokurimet publike nuk i japin zgjidhje ngërçit të krijuar me tenderat. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, deklaron se ndërhyrjet e qeverisë janë të pamjaftueshme, ndërsa vlerëson si të domosdoshme një reformë  të thellë në këtë sektor.

“Më shumë se sa nevojë për një ligj, ne kishim nevojë për një reformë ne sistemin e prokurimeve publike. Ligji përmbush disa nga kërkesat qe janë parashtruar, por jo në mënyrë specifike ato që kanë të bëjnë me transparencen dhe konkurueshmërine. Por për të ndryshuar afate ne kemi nevojë për një analizë të qartë se si do të vlerësohet integriteti i një kontraktori publik, pra një konkurrenti që do të vijë të marrë kontratë, dhe aq më shumë nëse ky kontraktor është i regjistruar në një vend tjetër, në të cilin ka rregulla të tjera të regjistrave te biznesit.”

Brahaj propozon ngritjen e një sistemi elektronik si dhe praninë e një aktori të tretë ndërkombëtar për monitorimin e kontratave publike si dy nga mënyrat më efikase për të luftuar korrupsionin me tenderat.”

“Kontratat qe financohen me buxhetet e saj, është një pakt që kërkon me domosdoshmëri, që në çdo proces prokurimi me vlerë të lartë, te kemi një aktor të tretë, i cili është një aktor monitorues, i cili vlerëson kriteret e riskut në një tender. Një defekt tjetër të cilin unë e shoh, është dhe mungesa e nevojës për të pasur një përllogaritje të riskut, pra një algoritëm në sistemin elektronik, …”

Sipas Aranita Brahaj, ligji duhet të shoqërohej paralelisht edhe me aktet nënligjore përkatëse , për të shmangur procedurat e parregullta dhe dhënien e tenderave pa garë.

Link Youtube: KETU