AIS merr pjesë në Personal Democracy Forum për Europën Qëndrore dhe Lindore

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, u bë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në Europë kushtuar Teknologjisë për Demokraci dhe Qytetari Aktive. Personal Democracy Forum u mbajt në Poloni në datat 16 dhe 17 prill.

Tema e këtij viti: My Country: Open, Digital, Civic, reflektoi interesin për të eksploruar, se si shoqëritë në rajone të ndryshme, po integrohen në epokën dixhitale. Shtetet janë gjithnjë e më shumë nën presionin e hapjes dhe transparencës për qytetarët. Forumi mblodhi përfaqësues të organizmave jo-qeveritare, aktivistë, zyrtarë të administratës publike dhe gazetarë nga më shumë se njëzet vende.

AIS u përfaqësua nga Besjana HYSA dhe Blerta TUCI. Blerta TUCI, koordinatore projekti pranë AIS, ishte një nga folëset e panelit kryesor dhe prezantoi: Money, Government and Politics , një projekt për transparencë, inovacion dhe pjesëmarrje qytetare. Ajo arriti me sukses të prezantonte publikime në kuadër të projektit duke mgjallur interesin e një audience të gjerë me mbi dyqind pjesëmarrës nga organizata dhe institute prestigjioze nga Europa dhe kontinente të tjera.

Money, Government & Politics përmes hapjes së të dhënave të pasurive të pushtetarëve, transaksioneve publike dhe marrëveshje konçesionare, u vlerësua si një model frymëzimi për shoqërinë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore. Publikimet në Spending Data Albania u cilësuan si raste të konsoliduara të përdorimit të teknologjisë për Demokraci dhe Aktivizimin Qytetar.

  • Personal Democracy Forum është një konferencë vjetore mbi teknologjinë dhe mënyrat se si ajo po ndryshon politikat, qeveritë dhe jetën qytetare. Forumi e ka zanafillën në vitin 2004 në Amerikë. Në Poloni ajo u mbajt për herë të parë në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë PDF POLAND CEE është shndërruar në ngjarjen më të rëndësishme kushtuar teknologjisë, demokracisë dhe qytetarisë aktive.

Linku i Prezantimit: https://prezi.com/6ovttsbsob83/money-governments-and-politics/#

Video:

Foto:

3 20150416_12425220150416_12425412  4 5 20150416_124141   IMG-20150420-WA0008