Open Data Albania krijon platformë me të dhënat në kohë reale për koronavirusin në Shqipëri

Open Data Albania ka krijuar databazën e parë online më të dhënat në kohë reale të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Databazën mund ta gjeni këtu.

Aty janë të pasqyruara të dhënat më të fundit zyrtare për numrin e të prekurve, të testimeve, të viktimave, si dhe statistika të ndryshme për Covid-19 në Shqipëri pasqyruar në grafikë. Databaza përditësohet në mënyrë dinamike me të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në faqe jepen dhe të dhënat për Kosovën dhe përhapjen e koronavirusit në gjithë botën.

Open Data Albania është krijuar në vitin 2011 nga organizata AIS. Ajo nxit informim dhe përdorimin e gjerë të informacionit dhe të të dhënave. Me qëllim të ndihmojë njerëzit të ndërgjegjësohen, të reagojnë dhe t’i kërkojnë më shumë llogari institucioneve.

Databaza të tjera me të dhëna të hapura krijuar nga Open Data janë ato për prokurimet publike, koncesioneve e kontratave PPP veprimet e thesarit të shtetit, pasaportat e bizneseve shqiptare:

 – OpenCorporates.al

 – OpenProcurement.al

 – Spending.Data.al

 – Kursori.org