Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Kërkohet Programues me njohuri të mira në PHP
/in Kreupost, Pozicione Pune /by adminAIS po kekron staf në Pozicionin Programues me njohuri të mira në PHP Datë 26.03.2021 Përshkrimi i Punës: – Mirëmbajë web faqe të programuara në Laravel; WordPres etj. – Të optimizojë databazat – Të zhvillojë website të reja Kriteret për Angazhim: Diplomuar në Informatikë dhe degë të ngjashme. Të ketë njohuri mbi databazat Eksperiencë pune mbi 2 vjet […]
Harta e Parregullsive Zgjedhore dhe Blerjes së Votës,
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminShkodra, Dibra, Durrësi, Elbasani janë nga zonat me më shumë raste të raportimeve qytetare për blerje vote në 2015 dhe 2017. Projekti Za’Lart ka një arkivë të krijuar në fushatat zgjedhore 2015 dhe 2017. Në këto fushata janë ftuar qytetarët të raportojnë përmes një aplikacioni me të njëjtin emër Za’Lar Raised Voise-ICT for fair Elections. […]
Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale
/in Aktivitete, Kreupost, Pozicione Pune /by adminDatë 05/03/2021 AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për […]
Regjistri i Magjistratëve, Shtohen Profile të reja Prokuror dhe Gjyqtaar AksesInfoDrejtësi.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë periudhën Dhjetor – Janar 2021 janë shtuar në Regjistrin e Magjistratëve , databazë publike krijuar nga AIS pasaporta profil për 17 Gjyqtar dhe Prokurorë (Magjistratë) që kanë kaluar Vettingun në muajt apo javët e fundit. Në çdo Profil Pasaportë të krijuar ka informacion CV, vetë deklarimet publike, kualifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat […]
Kosto Koncessionare PPP për Taksapaguesit Publik viti 2018 – 2023 Planifikime.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania po hulumton mbi Kostot e Buxhetit të Shtetit për Koncesionet Partneritet Publik Privat (PPP) që mbulohen me fonde publike, për periudhën 2018-2023. Artikulli identifikon planifikimin për pagesa vit pas vit dhe sipas shoqërive koncesionare bën një analizë të ecurisë në vite. Ky hulumtim mbështetet mbi dokumentin e Relacionit të Buxhetit që shoqëron […]
Mediat Shqiptare : Përgjimet e Antimafias Italiane për Influencë në Tender në Tiranë, 80 Prokurime u denoncuan për risk dhe korrupsion nga Open Procurement Albania.
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminNë muajin Janar janë disa portale që kanë përdorur të dhënat e databazave tona për raportime mbi çështje të korrupsionit dhe parregullsive. Në disa prej tyre bëhet një lidhje mes përgjimeve të bëra nga Antimafia Italiane ne 2017 (publikuar ne Itali Janar 2021), dhe tenderave të denoncuar me risk për parregullsi dhe korrupsion në databazën […]
Buxheti 2021 Kosto Publike të Parashikuara për koncesione Partneriteti Publik Privat (PPP)
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania po hulumton mbi Kostot e Parashikuara për tu paguar për Partneritetet Publik Privat PPP apo Koncesione, që mbulohen nga Buxheti i Shtetit 2021. Artikulli bën një analizë sipas kontratave koncesionare PPP që janë aktive në vitin 2021 dhe kostot e parashikuara për secilën nga këto kontrata përgjatë periudhës 2018-2023. Në vitin 2021, […]