Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Buxheti për Shëndetësinë 2020, Rritje e Pakët, Mosrealizim Investimesh, Mungesë vëmendje për Shërbimin e Kujdesit Parësor
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminBuxheti për shëndetësinë gjatë Vitit 2020 si vit i përballjes me Situatën e Pandemisë shkoi 39.625 Miliard Lekë ose 320.85 Milion Euro. Kjo vlerë finale u shënua pas ndryshimeve të Buxhetit Plan gjatë vitit ku për Programet Shëndetësi u shtuan 2.1 Miliard lek si pjesë e përballimit të situatës Covid19. Ndërsa në total Buxheti për […]
Regjistër i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminMagjistrati që vlerësohen (klikohen) për punimet shkencore, publikimet dhe kontributi në doktrinën e të Drejtës Ne Regjistrin e Magjistratëve krijuar nga organizata AIS, promotore e OpenData për Shqipërinë, renditja e klikimeve sipas Google Analytics dhe Google Search Console tregojnë se cilët Gjyqtar dhe Prokuror janë të pëlqyeshëm për shkak të kontributit të tyre në Doktrinën […]
Regjistri i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminMagjistrat vs Kontribut në Doktrinë Evelina Qirjako Valbona Bala dhe Rezarta Mataj janë 3 Magjistrate që megjithëse jashtë apo të pezulluara në Institucionet e drejtësisë vlerësohen për kontribut në Doktrinën Juridike. Doktoraturat e tyre në sektorët E Drejtë Pronësi; Konstitucionalizëm dhe Dëme Jashtë Kontraktore janë tre dokumentat më të klikuar në Muajin Janar 2021 në […]
EXIT.AL Publikon: Kompanitë e Ndërtimit, Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin 2020
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminPortali EXIT.AL në datën 26 Janar 2021 ka Publikuar artikullin me titull Kompanitë e Ndërtimit Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin 2020. Artikulli liston disa kompani që kanë fituar tendera buxhetor duke evidentuar që një grup prej tyre ka një numër të madh kontratash. Duke përshkruar secilën kompani dhe volumin apo historikun e […]
Tendera për Kite dhe Teste situate Covid – 19, Spitalet Rajonale pritet Buxheti 2021
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë faqen Open Procurement Albania, sektori Shëndetësi janë të gjitha tenderat e institucioneve që punojnë në sektorin publik. Për të kuptuar sa po shpenzohet në blerjen e Kiteve dhe Testeve për Covid19, kush janë furnitorët, cilën tipologji testi po kërkon Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrat Spitalore mund të shikohen me kujdes si Vijon: Me […]
Bizneset e Rindërtimit deri tani 162 Shoqëri kanë fituar kontrata Publike
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminCilat janë Bizneset që po Realizojnë Punime në Kuadër të Programit të Rindërtimit Post Tërmeti i 26 Nëntor 2019?! Open Corporates Albania ka krijuar një kategori të veçantë në Menu ku vendosen pasaporta për të gjitha bizneset shoqëritë që janë angazhuar me kontratë për të bërë Punë dhe Projekte pjesë e Programit të Rindërtimit të […]
Publiku kontrollon Integritetin e Sistemit të Drejtësisë, Individët më të Klikuar në Regjistrin e Magjistratëve, Dhjetor 2020
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp, Projekte ne Kerkim Fondesh /by adminWeb-Databaza Akses Drejtësi është krijuar nga organizata AIS, si një minierë të dhënash dhe dokumentesh mbi Institucionet e reja të Drejtësisë dhe Individëve pjesë e Sistemit. Në këtë Web-Databazë është krijuar Regjistri i Magjistratëve, një regjistër me informacion dhe pasaportë për secilin Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/persons/1 , Prokuror http://aksesdrejtesi.al/persons/2 , Anëtar në Institucione të Drejtësisë http://aksesdrejtesi.al/persons/3 dhe […]