Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
AIS i propozon Qeverisë krijimin e Regjistrit Elektronik për Magjistratët, AKSHI ngre grup pune për zbatim.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNjë Regjistër Magjistratësh, me të dhëna, dokumenta dhe informacion për Gjyqtaret dhe Prokuroret Shqiptar është kërkesë e Ligjit që në vitin 2016, vit i miratimit të Paketës Ligjore për Reformën e Drejtësisë. Ky regjistër bën të mundur arkivimin me kujdes të të gjithë dokumentave dhe informacioneve që lidhen me integritetit, performancën dhe figurën e Gjyqtarëve […]
Apliko për Praktikë Profesionale në temën: Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS po kërkon të angazhojë në një praktikë profesionale 3 deri 6 mujore, një ose dy student profili Drejtësi. Praktika ka në fokus aftësimin për punë kërkimore dhe evidence në sektorin e drejtësisë. Kandidati duhet të jetë student në master, të ketë mesatare të mirë dhe dëshirë për të zgjeruar njohuritë mbi: databaza të institucioneve, […]
JOQ – |Harta e Oligarkëve të Shqipërisë| EMRAT që kanë marrë MILIONA EURO nga Taksat e Shqiptarëve (Sipas Qyteteve)
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminVlerësimi i Riskut në Tenderime/ Bashkitë që 30% të vlerës së kontratave ia japin një Kompanie të vetme me negocim të drejtpërdrejtë |FLAMUJ TË KUQ| Institucionet e Njësisë Vendore në Republikën e Shqipërisë, janë ndër ato që shpallin më shumë tendera abuzivë dhe siç ka treguar historia, tenderat me vlerë të vogël deri në mesatare, e […]
Regjistri i Magjistratëve Propozim nga Shoqëria Civile Plan Veprimi OGP, komponenti Drejtësi dhe Digjitalizim
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminRegjistri i Magjistratëve një detyrim ligjor ende i paplotësuar, shoqëria civile propozon të bëhet angazhim i Qeverisë në plan veprimin 2021 – 2022. Organizata AIS tërheq vëmendjen për vonesa institucionale në krijimin e Regjistrit të Magjistratëve Prokuror dhe Gjyqtar. Ky regjistër përbën një detyrim ligjor e njëkohësisht një standard të Reformës në Drejtësi. AIS i […]
Akses Info Drejtësi një Regjistër Publik për Magjistratët, krijuar nga një Organizatë Jo Qeveritare
/in Aktivitete, Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminDatabaza Akses Info Drejtësi është një minierë me të dhëna për Sistemin e Drejtësisë. Për secilin Individ të Promovuar dhe kualifikuar në procesin e Vettingut është krijuar një pasaportë me informacion, dokumenta dhe të dhëna që bëjnë të mundur kontrollin publik të integritetit të Individit. Këto të dhëna janë mirëstrukturuar dhe krijojnë një model për […]
Njoftim Organizata AIS kërkon Përpunues të Dhënash me karakter ekonomik
/in Aktivitete, Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS organizatë jo qeveritare, promotore e të dhënave transparente (open data) në Shqipëri është në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj pjesë e proceseve për përpunim dhe hedhje të dhënash. Individët që kanë interes të bashkëpunojnë apo angazhohen në procese të tilla mund të aplikojnë për një intervistë apo testim. Kriteret për aplikim janë: diplomë universitare […]
Njoftim organizata AIS kërkon financier me kohë të pjesshme pune
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS organizatë jo qeveritare është në kërkim të një financieri për mbajtje të librave kontabël dhe dokumentacionit përmbyllës vjetor. Organizata ka llogari vjetore me shpenzime më pak se 30 milion lekë. Kandidati/Kandidatja duhet të jetë i diplomuar në Ekonomi. Me eksperiencë mbi 3 vite në mbajtje kontabiliteti ku pëlqehet eksperiencë pranë subjekteve jofitimprurëse. Kandidati përveç […]