Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.
/in Kreupost, Njoftime per shtyp, Projekte, Projekte të Kaluara /by adminAIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA.
Organizata nga 6 shtete në POINT 5.0, Political Accountabiliy and New Technologies
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaPolitical Accountability and New Technologies POINT, është një konference rajonale e organizatave të shoqërisë civile nga gjashtë shtete të Euopës Juglindore, të cilët janë të përfshirë intensivisht në përdorimin e tekonologjive të reja në punën e tyre. Katër folës në këtë konferencë Eva Meqemeja, Shefiko Hajna, Erald Hoxha dhe Besjana Hysa prezantuan përpjekejt e AIS […]
Money Government & Politics
/in Kreupost, Projekte të Kaluara /by adminProjekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminKQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor AIS, një organizatë joqeveritare me mision advokimin për transparencë, mirëqeverisje dhe llogaridhënie është angazhuar për hapjen e të dhënave që përkojnë me shpenzime dhe financime zgjedhor. Veç publikimit në format Open Data të të dhënave të Tabelave Financiare të Subjekteve Zgjedhore, AIS […]
Të përdorësh Open Data kundër korrupsionit. Gjykata Kushtetuese heq mandatin e një deputeti.
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë vitin 2014 për herë të parë në Shqipëri përmes një projekti të shoqërisë civile u zbardhën për publikun të dhëna për çdo transaksion të Thesarit të Shtetit duke dhënë datën, qëllimin e transaksionit, numrin e faturës dhe përfituesin. Përmes Open Spending Albania rubrika Transaksione Thesari qytetari shqiptar kishte të drejtë të kuptonte se si […]
Watch dog process shmang tendera abuziv dhe klientelist
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS, promotore e open data në Shqipëri ka kënaqësi të ndaj me ju një rast pozitiv mbi rolin e shoqërisë civile dhe medias në procesin watch dog të monitorimit dhe kontrollit qytetar mbi mënyrën se si përdoren pasuri publike në vend. Në datën 19 prill, përmes portalit Open Procurement Albania ju vu në dispozicion gazetarëve dhe […]
Propozime të AIS për hartimin e Plan Veprimit të Shqipërisë për OGP 2016 – 2018
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS si organizatë promotorë e të dhënave të hapura dhe transparente, njëkohësisht e angazhuar si anëtare e koalicionit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur OGP për Shqipërinë, për të tretën herë radhazi është bërë pjesë e konsultimeve me Qeverisë Shqiptare gjatë hartimit të Plan Veprimit për OGP. Me dëshirën për të kontribuar në përpjekjet […]