Etapa të Procesit gjyqësor AIS vs Parti politike për transparencë me financat elektorale

AIS ka paraqitur në Gjykatën e Apelit Administrativ ankimimin ku insiston që ky nivel gjyqësor të interpretojë mbi detyrimin e Subjekteve Elektorale për të bërë transparente në kohë reale shpenzimet dhe donacionet e fushatës. Palë të paditura janë tre partitë kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat nuk ju përgjigjën kërkesës së organizatës për të vënë informacion në dispozicion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015.

Kushtetuta sjell një nga modelet më të mira për akses informimi mbi financat elektorale. Bazuar në Kushtetutë ky informacion duhet të jenë kurdorherë publik dhe i aksesueshëm pa kufizime, pa diskriminim, pa procedura burokratike ose segmente institucionale ndërmjetëse. Në seancën e e datë 10 Nëntor 2015 Gjykata Administrative hodhi poshtë pretendimin e ngritur nga AIS.

Organizata jonë ka apeluar dhe do të vijojë advokimin gjyqësor me qëndrimin se Partitë Politike janë subjekte të së Drejtës Publike dhe kanë detyrim të bazuar në Kushtetutë, për Akses Informimi ndaj qytetarëve, medias dhe çdo aktori tjetër civil. Gjithashtu transparenca me shpenzimet dhe donatorët e fushatës është një aspekt i rëndësishëm për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike.

 Hapa kronologjik të procesit:

    1. AIS ju drejtuagjatë fushatës  tre partive kryesore me një kërkesë zyrtare në 09.06.2015
    2. Kërkesa bazohet tek e Drejta për Informim dhe Kushtetuta
    3. Tre partitë nuk u përgjigjën kërkesës zyrtare
    4. AIS organizata kërkuese, ju drejtua Institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit (z. Besnik Dervishi), ku pretendimi i AIS u rrëzua
    5. AIS i drejtohet me padi Gjykatës Administrative si kompetente për të Drejtën e Informimit.
    6. Në seancat paraprake të mbajtura në Gjykatë janë paraqitur vetëm Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
    7. Në seancën e datës 10 nëntor 2015 Gjykata përmes vendimit të saj hodhi poshtë pretendimin  e ngritur nga AIS .
    8. Organizata ka apeluar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit
    9. Zyra Ligjore që përfaqëson Palën kërkuese është Gumi & Associates
    10.  Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit
    11. Kërkesë për përshpejtim gjykimi.
    12. AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria nuk garanton gjykim në afat të arsyeshëm (neni 6 KEDNJ).
    13. Vendimi Gjykata Administrative e Apelit date 22.11. 2017 me Nr. 4916 (5236) .
    14. AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të  një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs

Dokumente të rëndësishme të procesit gjyqësor:

Kërkesë për informim PS 

Kërkesë për informim PD

Kërkesë për infomimim LSI

Ankesë për komisionerin për të drejtën e informimit

Kërkesë Padia drejtuar Gjykatës Administrative Tiranë

Fletë thirrja e Gjykatës

Vendimi i Gjykatës

Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit

Kerkese per pershpejtim gjykimi

Kërkesa e Plotë për Gjykatën e Strasburgut

Vendimi Gjykata Administrative e Apelit

Kërkesë: AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të  një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs