Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike

Monitoro kontraktorë privat në kontrata publike. Ky është projekti më i ri që AIS sapo ka startuar. Qëllimi është identifikimi i personave që qëndrojnë pas kontratave publike, emra të aksionarëve dhe pronarëve, historiku i tyre në kontrata publike, karakteristika të kompanisë dhe lidhje të mundshme interesi. Projekti mbështetet nga   LëvizAlbania Local Democracy in Action […]

Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag

Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive ( nga Korriku 2015 e në vazhdim). Baza e të dhënave u bë e përdorshme […]

Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016

Përmes projektit Public Health Sector Procurements është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime[1] të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë […]

Money Government & Politics

Projekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

Shpenzime Transparente për Bashkitë

USAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,

Open Spending Albania – Shpenzime Transparente për Shqipërinë

Projekti synon të sigurojë akses tek të dhëna të mirë-strukturuara dhe të vizualizuara mbi shpenzimet dhe prokurimet publike, duke u lejuar qytetarëve dhe OJQ-ve të jenë pjesmarrës në një qeverisje të hapur. Instituti Shqiptar i Shkencave, konkretisht ekipi Open Data Albania, me dëshirën për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se […]